• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Janë infektuar dhe foshnja 2 muajshe”/ Apeli i mjekëve për vaksinimin e fëmijëve: Preken ndaj variantit të ri

by Java News
17/01/2022 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dr. Valbona Shahinaj, pediatre në Qendrën Shëndetësore nr.2 dhe Dr. Valbona Selimaj nga Brukseli apeluan për vaksinimin e fëmijëve. Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, mjekja Shahinaj tha se në dy javët e fundit ka pasur fluks fëmijësh në qendrat spitalore. Ajo tha se dominant është varianti Omicron ndërsa tregoi dhe rastin e një foshnje dy muajsh që ishte prekur nga virusi.

“Qendrat janë plot, vihet re një shtim. Këto ditët e fundit që nga fillimi i janarit është një fluks i shtuar. Kjo ka të bëjë dhe me virozat stinore por dhe me prezencën e Covid-19. Me çfarë shikojmë duket si Omicron më tepër, ka shfaqje më të shpejtë, duket si më agresiv, temperatura është e lartë, por nuk kemi që të jetë aq agresiv siç kanë qenë format më të përparshme.

Deri tani kemi shkuar deri në maksimumi 70-80 vizita në një turn. Por nga ana tjetër, në dominancë janë virozat. Pjesa më e madhe janë virozat, pastaj i specifikojmë por që është shtim shumë i lartë.“, tha Shahinaj. Në një lidhje me Skype, Dr. Selimaj iu bëri thirrje prindërve spektik që të vaksinojnë fëmijët pasi janë më të prekshëm ndaj variantit të ri.

“Në përgjithësi, shumica e fëmijëve mbi 12 vjeç janë të vaksinuar dhe kanë më pak infektime. Ndërsa nën 12 vjeç janë të pa vaksinuar dhe janë më të prekshëm ndaj infeksioneve. Shikojmë një rritje të lartë të shtrimeve. Shtrohen me shumë pak simptoma nëse kanë temperaturë ose ndonjë shqetësim në frymëmarrje. Simptomat e Omicron krahasuar me Deltën janë më të lehta por duke qenë se është infektues, po i prek shtresat e pambrojtura, ata që janë të pa vaksinuar, nën 12 vjeç dhe ata të pa imunizuar.

Ka një vit e gjysmë që kemi vaksina që na ndihmojmë të dalim nga kjo pandemi dhe fakti që një mosbesim të madh po na lë pas dhe po kërcënon njerëzit. Virusi shndërrohet, merr forma të ndryshme që të kap të pa vaksinuarit.  Po përfitoj nga kjo pyetje që t’ju bëj thirrje personave që nuk janë vaksinuar ose nuk kanë marrë dozën e tretë, të marrin vaksinën. Covid akoma po vret njerëz. Mos të mendojmë se e kaluam dhe është një formë e lehte, por të mos harrojmë se ka akoma vdekje. Dhe shumë njerëz po humbin jetën. Kanë komplikacione post covid. Skepticizmi në Shqipëri më të rrezikshëm se në vendet e tjera.”, tha Selimaj.

g.kosovari

Next Post
covid

Omicron ekspozon mungesën e fleksibilitetit në spitalet e Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com