• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Janë dyfishuar sëmundjet psikike dhe shtuar vetëvrasjet’/ Si ndjehet rinia pas dy vitesh pandemi?

by Java News
16/02/2022 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjithë botën janë dyfishuar sëmundjet psikike në këto dy vite pandemie. Edhe vetëvrasjet janë shtuar, sidomos mes të rinjve. Henning Rösner veproi menjëherë pas keqësimit të gjendjes.

Nga pandemia kanë vuajtur këto dy vite shumë njerëz, një pjesë ishte e rrezikuar nga seriozisht nga virusi, të tjerë për shkak të probemeve financiareve. Por sidomos për të rinjtë që nuk mund të takonin miqtë, e u desh të përballen me lokdaunet e njëpasnjëshme dhe mbylljen e aktiviteteve të kohës së lirë këto kanë qenë kohë të vështira.Henning Rösner është një student që vuan nga atakë paniku që nga koha e pandemisë.

Historia e studentit 21 vjeçar

Ai e ndjen frikën sidomos, kur ndodhet mes njerëzve, aty e ndjek një presion i brendshëm  – ta ketë mirë me të gjithë, të pëlqehet nga të gjithë, të jetë i pranuar nga të gjithë! Që në moshën 15 vjeç, Henning filloi të kishte probleme kur gjendej me të tjerët në grup, por këtë verë për herë të parë pati goditje të fortë paniku. “Zakonisht ke ndjesinë, se do të duhet të vjellësh menjëherë. Të përzihet, dridhesh, të kapin drithma. Je si…po në rastin tim, unë isha shtrirë në shtrat, as nuk mund të lëvizja, dhe as nuk qetësohesha dot. Vërtet që të duket, se humb lidhjen me veten, thjesht për shkak se ndjehesh i strapacuar”, rrëfen ai.

Videostill Henning RoesnerHenning Roesner

Po si ndodhi shpërthimi i panikut? Në muajt para atakut të panikut, 21-vjeçari kishte kaluar shumë kohë në shtëpi. Ardhja e pandemisë në fillim nuk iu duk ndonjë problem i madh Henningut. Ai mendoi, se ishte mirë, që nuk takoheshe me njeri, nuk duhej të shkonte në universitet, presioni social ra. Por papritur ai filloi të ndjeheh shumë herë më keq se më parë. “Besoj vërtet, se fakti që u zbeh jeta sociale e bëri edhe më të vështirë, që të përshtatesha kur verën e kaluar u liruan kufizimet. Ndoshta prej kësaj, u shtuan gjendjet e nervozizmit shumë më keq se më parë”, thotë Henning.

Shtimi në nivel botëror i sëmundjeve psikike

Studenti 21 vjeçar ka një të përbashkët me shumë të rinj të tjerë gjatë pandemisë. Ata kaluan shumë kohë në shtëpi, duke “lundruar” gjithë ditën nëpër një botë perfekte mediash sociale. Ndërkohë tani po dalin në dritë pasojat e izolimit: Numri i të rinjve me simptoma depresive është rritur ndjeshëm në Gjermani në vitet e pandemisë. Sipas “Der Spiegel”, (13.02)sëmundjet psikologjike në të gjithë botën janë shtuar. Revista e njohur i referohet profesores, Meryam Schouler-Ocak, kryemjeke e Klinikës Psikiatrike të Spitalit Charite St. Hedvig.

Symbolbild | Suizid

“Metaanalizat të thonë, se në të gjithë botën mesatarisht janë më shumë se dyfishuar simptomat depresive, problemet me frikën dhe pagjumësinë si edhe probleme posttraumatike në pandemi”, thotë Schouler-Ocak. Edhe sjella suicidale është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë, sidomos mes studentëve. Schuler-Ocak e lidh këtë me izolimin e vetmimin, sidomos tek ata të rinj që kanë shkuar në një vend tjetër për studime apo në një qytet tjetër. “Njerëzit kanë nevojë për lidhje, kontakte, prekje. Kur kjo nuk është e mundur ata vuajnë” , thotë ekspertja. Edhe frika nga e ardhmja shton dëshpërimin; kështu vetëvrasja është arsyeja kryesore e vdekjes tek djemtë e rinj në Spanjë.

Henning Roesner

Henning vendosi të kërkojë ndihmë. “Këtë gjendjen e pambrojtur, pafuqisë nuk e doja më. Nuk doja të bija sërish në pagjumësi, e dija, se nuk isha mirë. Prandaj shkova tek mjeku familjar”, thotë ai. Ndërkohë studenti ka filluar me terapinë, dhe flet hapur për problemet e tij. “Është vërtet e çuditshme, që pjesërisht kur flet për këtë me të tjerët, dëgjon pak a shumë të njëjtat probleme. Edhe ata fillojnë të tregojnë, e vërtet ndjehesh pak më mirë, kur kupton, se nuk je vetëm. Nuk do të thotë se ke vdekur shpirtërisht, kur ke një depresion. Kjo mund të prekë edhe njeriun më gazmor.”

Një gjë e ka mësuar Henning nga pandemia. Kur ajo të marrë fund, ai dëshiron ta shijojë jetën me sa më shumë miq. Përgatitjen për këtë po e bën që tani: çdo javë një seancë terapie!

Ljubljana Stadtansicht
g.kosovari
Next Post
“Restart” i vë prangat tre korçarëve/ Sekuestrohen 70 kg kanabis, e trafikonin drejt Greqisë

“Restart” i vë prangat tre korçarëve/ Sekuestrohen 70 kg kanabis, e trafikonin drejt Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In