• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Janar/Dhjetëra ish-luftëtarë të UÇK-së në Hagë?

by Java News
04/01/2019 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 17 shkurt Kosova do të festojë ditëlindjen e saj të 11.Por, këtë ditë nuk do të mund ta festojë në vendlindje një ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ky ish luftëtar  i UCK-së që është nga Komuna e Rahovecit,  emër i njohur për redaksinë, me 17 shkurt do të duhet të paraqitet në Hagë për tu intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.Por, para tij pran prokurorëve në Hagë do të paraqiten edhe dhjetëra ish udhëheqës të UCK-së.Një nga ta është ish komandanti i Përgjithshëm i UCK-së, Sylejman Selimi që siç merr vesh televizioni, në Hagë do të duhet të paraqitet me 9 janar.E pas tij, pran prokurorëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të paraqitet edhe ish komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku.

Ai do të paraqitet në Hagë me 14 janar.Por në të njëjtën datë, pranë prokurorëve duhet të paraqitet edhe ish komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si REMI.

Vec tyre, në Hagë do të shkojnë edhe Nazif Mehmeti e Remzi Shala.Por, ky i fundit nga dita kur ka marr ftesë nuk dihet vendndodhja e tij.Ndërkohë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, T7 merr vesh se kanë arritur edhe disa ftesa të tjera por që ende nuk janë bërë publike.

Pavarësisht kësaj, po thuaj se të gjithë janë interesuar se si mund të mbrohen sa më mirë në Hagë.Këtë gjë e kanë bërë në Ministrinë e Drejtësisë, ku është themeluar Zyra për Mbështetjen e të Akuzuarve potencial nga Dhomat e Specializuar.“Po thuaj se na kanë kontaktuar të gjithë….”.

Driton Lajqi, thotë se kanë këshilluar të interesuarit se si të veprojnë në lidhje me rastet e tyre.

“Ua kemi dhënë instruksionet themelore. Në qoftë se e kanë  një avokat që nuk është i certifikuar, të certifikohen sa më shpejtë. Këtu është edhe”.

Por, edhe pse ekziston një fond prej 1.5 milion eurosh, ende nuk e di se sa do të ketë buxhet kjo zyrë për të realizuar mbrojtjen e të akuzuarve potencial nga Gjykata Speciale.Tashti propozimet buxhetore i ka bërë ministria e drejtësisë, ai fond ka qenë i ndarë më herët, akoma nuk është definu shuma e saktë. Mirëpo cfarëdo që të jetë shuma, qeveria duhet të zbatojë ligjin”

Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar edhe disa pyetje drejtuar institucioneve vendore për të marr përgjigje për çështje specifike që atyre u interesojnë.

“Na ka kontaktuar sa i përket marrjes së informacioneve nga institucioneve të Kosovës, ne vetëm ndërmjetësojmë. Do të përpiqemi që të bashkëpunojmë sa më shumë që është e mundur”.

Televizioni T7, merr vesh se Prokurorët e Hagës janë shumë të interesuar që të marrin informacione për trashëgimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për veprimtarin e personave që do të intervistohen në Hagë.Ndryshe, sipas ligjit për Dhomat e Specializuar organet vendore janë të detyruara të bashkëpunojnë me këtë mekanizëm të drejtësisë. (b.an)

Next Post
Zjarr pranë shkollës 9 vjeçare në Gramsh

Krujë/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe pyjore, dyshohet i qëllimshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com