• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jan Kukuzeli bëhet sllav, Maqedonia vazhdon me gabimet fyese në tekstet shkollorë në shqip

by Aalison Pearse Stevens
25/09/2016 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë do të mësojnë nga tekste shkollore me gabime të shumta si përmbajtjesore ashtu edhe ortografike. Këto gabime më të theksuara janë nëpër librat e historisë, gjeografisë, shoqërisë, artit, por edhe në tekste tjera.

Në librin e Gjeografisë gabimet vërehen që në ballinën e librit, ku emri i lëndës është shkruar gabimisht – “Gjeografija”!

Edhe përkthimet e teksteve janë pa një strukturë të mirë gramatikore ndërsa janë të pranishme edhe shtrembërimet e ngjarjeve të rëndësishme historike.

Në librin e historisë Shën Jan Kukuzeli, i cili në tekstet e historisë shqiptare njihet si një murg ortodoks nga Durrësi , himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine, tani përshkruhet si Jovan Kukuzeli, krijues i njohur i muzikës maqedonase. Edhe shumë gabime tjera të evidentuara më pare vazhdojnë të jenë të pranishëm. Nga Ministria e Arsimit përsërisin qëndrimet të dëgjuara vite me radhë, për ndryshime ligjore me qëllim hartimin e teksteve të reja.

“Si ministër i Arsimit kam ndërmarrë masa dhe menjëherë kam reaguar duke formuar një grup ekspertësh të cilët do të merren me analizat dhe përpjekjet që këto tekste shkollore t’i kemi në fund pas analizës së tyre një model në të cilin këto gabime nuk do të përsëriten edhe në të ardhmen”, tha ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu.

Premtime të tilla para gati dy viteve kishte dhënë edhe paraardhësi i tij Abdilaqim Ademi. “Ne jemi në fazën e ndryshimit të ligjit me qëllim që të krijojmë një bazë juridike të mirë dhe të gjegjshme zgjidhje sistemore”, pati deklaruar Abdilaqim Ademi, ish ministër i Arsimit.

E derisa ministrat vazhdojnë të japin premtime gabimet në tekstet shkollore vazhdojnë të akumulohen. Profesori Salajdin Salihu thotë se gjendja është alarmante pasi duke parë gabimet e shumta drejtshkrimore dhe përmbajtjesore, sipas tij, nuk mund të themi se kemi shkolla shqipe, por shkolla të përkthyera.

“Të gjithë autorët duhet të jenë shqiptarë dhe t’i kenë parasysh specifikat e shqiptarëve këtu në Maqedoni sepse në fund të fundit nëse do t’i kemi këto tekste , ata do kenë pasoja dhe në të ardhmen si te fëmijët shqiptarë ashtu dhe te ata maqedonas dhe do të krijohen stereotipe. Për shembull në tekstet e historisë thuhet se shqiptarët kanë bërë krime, shqiptarët janë të ardhur në shekullin 18-17 paramendoni ai nxënës maqedonas kur do i mëson këto pallavra si do të reagon kundrejt shqiptarëve”, u shpreh profesori universitar, Salajdin Salihu.

Gabime përmbajtjesore të cilat vazhdojnë prej vitesh me radhë, fatkeqësisht shpeshherë nuk kanë as autorët e përditësuar. Ata ose janë në pension ose kanë ndërruar jetë, ndërkohë që në këto libra bartin titujt bashkautor ose lektor.

Next Post
Prapaskenat e Brexit, Cameron u tradhtua nga Theresa May

Prapaskenat e Brexit, Cameron u tradhtua nga Theresa May

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

September 27, 2026
“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

September 27, 2026
Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

September 27, 2026
Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

September 27, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

September 27, 2026
Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

September 27, 2026
Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com