• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Jam z. Peskov, nuk shkoj në luftë’, telefonata kurth nxjerr zbuluar Vladimir Putinin

by Java News
22/09/2022 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin bëri të ditur dje vendimin për mobizilimin e pjesshëm ushtarak të vendit në kuadër të luftës në Ukrainë.

Ndërsa ky urdhër duke se do të prekë 300 mijë rezervistë në Rusisë, elita do të gjejë mënyrë për të mos u ndikuar aspak.

Dmitry Nisovtsev i besuar i liderit opozitar rus Navlny, i telefonoi Nikolai Peskov, djalit të zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov, gjatë një transmetimi live në kanalin Popular Politics në YouTube.

Nisovtsev hiqet sikur është një oficer rekrutimi rus- dhe Peskov ra në kurth. Gjatë telefonatës, ai e bëri të qartë se do të lëvizte fijet në Kremlin në mënyrë që të mos i bindet urdhrit të mobilizimit.

Oficeri i rremë i thotë Peskovit në telefon: “Zoti Peskov, ju kemi dërguar në mënyrë elektronike thirrjen për mobilizim, por nuk jeni përgjigjur ende. Nesër ju pres për raportim në zyrën ushtarake në orën 10:00”.

Djali i zëdhënësit të Kremlinit përgjigjet troç: “Sigurisht që nuk do jem aty në orën 10:00. Ju duhet ta kuptoni se unë jam zoti Peskov. Nuk është aspak e drejtë që unë të vij aty fare”.

Ai i shpjegon oficerit se në draftin e mobilizimit ka nuanca politike, duke theksuar se babai i tij nuk është vetëm zëdhënës i Putinit, por edhe nënkryetar i administratës së Kremlinit.

Djali i Peskov thotë se duhet të informohet më shumë fillimisht. “Duhet të kuptoj në përgjithësi se çfarë po ndodh dhe cilat janë të drejtat e mia. Ata që më thërrasin nesër, më besoni, as ju dhe as unë nuk kemi nevojë për këtë gjë”.

Por më pas ai kërkon që të mos hiqet nga listat e rekrutimit. Duke iu referuar despotit të Kremlinit, Vladimir Vladimirovic Putin, ai thotë: “Unë do të bëj atë që më thonë. Nëse e thotë Vladimir Vladimiroviçi që të shkoj atje, unë do të shkoj”.

Kjo telefonatë tregon se djemtë e elitës së Kremlinit nuk presin të dërgohen në vijën e parë- ndryshe nga qindra e mijëra rusë të tjerë të përulur që nuk do kenë mundësinë e përjashtimit.

Në teori, Peskov, si një ish-rekrut në forcat raketore bërthamore ruse, do të ishte kandidat kryesor për mobilizim. Dhe ndërsa shumë rusë janë të dëshpëruar për të shmangur rekrutimin, kjo nuk duket të jetë problem për udhëheqësit rusë në vend.

/f.s

Next Post
KLD, japonezët shqiptarë pa pushkë

Pse na prishën verën, kur s’kishin ndërmend të bënin namin në vjeshtë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

October 31, 2026
Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

October 31, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

October 31, 2026
“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

October 31, 2026
Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

October 31, 2026
Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

October 31, 2026
Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

October 31, 2026
Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

October 31, 2026
Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In