• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam vlerë për çdo parti opozitare”/ Hajdari: Do vazhdoj të jem aktive në politikë!

by
23/06/2021 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Rudina Hajdari thotë se nuk ndihet aspak e keq ardhur për faktin se nuk u zgjodh deputete nga zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari argumenton se kjo lidhet me faktin e betejës së fortë që ka zhvilluar në Kuvend, pasi opozita dogji mandatet, duke nënvizuar se ata duhet t’i zhvillonin betejat në Kuvend. Ky vendim sipas saj, kishte edhe kostot e veta politike.

‘Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas.’- tha Hajdari.

Për të ardhmen e saj në politikë, Rudina Hajdari thotë se do të jetë aktive dhe se do të japë të njëjtin kontribut dhe me të njëjtat parime që ka pasur. Hajdari theksoi se do të jetë një vlerë e shtuar për çdo parti që përfaqëson frymë opozitare. Hajdari pohoi se ajo po risheh pozicionin e saj tek ‘Nisma Thurje’ partia me të cilën kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit.

”Dua të jem aktive në politike, do të jem një njeri që do jetë një vlerë e shtuar për atë që përfaqëson fryma opozitare. Duhet parë se ku do të shkojnë gjërat. Kontributi që do të jap do të jetë po e me të njëjtat parime që kam pasur. Jam akoma në një analizë të të gjithë situatës, por do të vazhdoj rrugëtimin tim të jem aktive në politikë. Jam duke riparë pozicionin tim tek Nisma Thurje.’- tha më tej Hajdari.

Hajdari tha me tej se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të shëndoshë dhe shton se ata duhet të kenë një ide të qartë për të vijuar betejat e tyre politike. Duke u ndalur në zgjedhjet e 25 prillit dhe akuzat për masakër zgjedhore që bën opozita, Hajdari tha se ka pasur parregullsi, por jo në kutitë e votimit, por para procesit zgjedhor. Hajdari shtoi se opozita po humb shumë pikë duke mos njohur zgjedhjet dhe se ato tashme duhet të jenë të përqendruar si një forcë që do të udhëheqë nesër vendin.

“Shqipëria ka nevojë tej mase për një opozitë të shëndoshë për një opozitë që ka një ide të qartë dhe që të vazhdojë betejat në Kuvend. Mendoj se zgjedhjet e 25 prillit kanë pasur parregullsi, kam qenë në terren, por duhet bërë një analizë më e thellë. Ka pasur abuzime, por nuk mendoj në kuti sesa ka pasur në procesin parazgjedhor. Opozita po humb shumë duke mos i njohur zgjedhjet, ajo duhet të jetë e përqendruar tek një forcë që nesër do të udhëheqë vendin dhe jo duke u ankuar. Duhet të ndëshkojë ato njerëz që kanë abuzuar me votën e qytetarëve. Është një frymë e tërë opozitare, që përfaqëson një popull. Duhet përfaqësuar ky vullnet në Kuvend ku ne të kemi mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të bëhet rotacioni i duhur. Nuk mund të mbetet peng i një personi. Nëse nuk ndodh do të ketë ndryshime, nuk besoj se shumë njerëz do të lejojnë që kryetari i PD-së të vijojë në këtë rrugë që ka nisur.’- tha Hajdari.

Sa i përket shpalljes ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha, Hajdari tha se kjo ka të bëjë me qendrueshmërinë e SHBA për të vazhduar aksionin që ato kanë për të zhvilluar një luftë serioze sa i përket korrupsionit që ka ndodhur në nivele të larta. Nga ana personale, Hajdari tha se ky është një lajm jo i mirë.

‘E kam parë si një zhvillim që ka të bëjë me qendrueshmërinë e SHBA për të vazhduar aksionin apo dëshirën që ato kanë për të pasur një luftë seriozë sa i përket korrupsionit që ka ndodhur në nivele të larta. Nga ana personale është një lajm jo i mirë, unë nuk jam në gjendje të komentoj mbi një vendim kaq të fortë të SHBA.’- tha Hajdari.

/b.h

Next Post
“Unë e meritoj dënimin por nuk jam përbindësh”/Hetuesit hedhin dyshime mbi përgjigjet me boshllëqe dhe kontradikta të pilotit

“Unë e meritoj dënimin por nuk jam përbindësh”/Hetuesit hedhin dyshime mbi përgjigjet me boshllëqe dhe kontradikta të pilotit

Comments 1

  1. Demush Kastrati says:
    5 years ago

    Vetë.është injorante.
    Prinderit hajdutë.
    I jati kriminel, përdhunues.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In