• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jam vetëm!”, Alibeaj i bën ftesë kundërshtarëve të Berishës: Të krijojmë sa më shpejt një parti të re

by S T
05/07/2024 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enkelejd Alibeaj është i mendimit që tashmë pa logon dhe vulën, grupi i Lulzim Bashës do duhet të krijojë një parti të re politike, joshëse për shqiptarët dhe sfiduese për Edi Ramën, siç e quan ai. Në një intervistë në A2 CNN, në Ditarin e Pasdites me gazetaren Bruna Çifligu, Alibeaj tha se deri më tani në këtë betejë është i vetëm, por shtoi se kjo nuk do e ndalojë që të ecë përpara. Ai tha se krijimi i një partie të re politike është një detyrim që e kanë ndaj të gjithëve atyre që përgjatë 3 viteve luftë brenda Partisë Demokratike, ndoqën grupimin e tyre.

“Nuk kam qenë, qasja ime është qasje politike, nga moment i gjykatës së Apelit që padrejtësisht ia dha vulën dhe logon, Berishës, i vendosi një pritë dhe kufi përpjekjes sonë të përbashkët për të mos e lënë në duart e Berishizmit PD, unë kam mbajtur një qëndrim, do duhet ta vazhdojmë atë që quhet luftë apo betejë, dhe qëndrimi ynë në këto 3 vite, ka qenë do duhet të kemi një ofertë të re politike që të jetë joshëse ndaj shqiptarëve dje sfiduese ndaj Ramës, u largova nga grupi parlamentar i Sali Berishës dhe këto akte do doja që dhe kolegë të tjerë të mund t’i bënin. Nuk i imponoj qëndrimin tim askujt. Lëvizje politike me të gjithë ata që kemi mbajtur këtë qëndrim për 3 vite, për të mos i lënë ata pa një pikë referencë dhe për të krijuar një ofertë të re politike dhe elektorale”, tha ai.

Mirëpo, në këtë betejë duket se është edhe kundër Lulzim Bashës. Ndonëse nuk e artikuloi qartë, ai tha se është kundër “kryetarokracisë”, apo të individëve që mendojnë se “partia jam unë, e unë jam partia”. Mirëpo, nuk nguroi që të kishte një ftesë për të gjithë ata që ishin bashkë në betejën kundër Berishizmit.

“Unë distancohem nga praktikat dhe emrat konkret, sot unë Basha, Arbi Agalliu, Orjola Pampuri jemi thirrur për të bërë sakrificë, kemi këtë këto 3 vite, jemi sulmuar fizikisht e verbalisht, çdo individ që në mendjen e vetë e ka në mendje partia jam unë dhe unë jam partia, me mua nuk e bashkon asgjë, prandaj unë e kam një ftesë për të gjithë kolegët e mi”, tha Alibeaj.

Kur zgjedhjet e Himarës janë shumë afër, 4 gusht, apo edhe prag zgjedhjeve parlamentare, thirrja për krijimin e një partie të re është urgjente.

“Ndaj një orë me parë, me ide politike të djathta që mbështesin ligjmërinë e vlerave të të djathtëve, që largohen nga kryetarokracia, që të ofrojmë këtë lloj oferte apo siluetë të re politike elektorale”, tha ai.

A do të jetë ai që do të marrë një nismë të tillë, për të krijuar një parti të re? Alibeaj e mohoi duke thënë se kështu do të binte në “kurthin e Berishizmit dhe Ramizmit”.

Next Post
Fotoja me Alban Hoxhën, Çiljeta Xhilaga “shkrin” zemrat e ndjekësve, komentet e veçanta të ish-fermerëve për këngëtaren

Fotoja me Alban Hoxhën, Çiljeta Xhilaga “shkrin” zemrat e ndjekësve, komentet e veçanta të ish-fermerëve për këngëtaren

TË FUNDIT

Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Heshtje e qëllimshme”- Përplasja GJKKO-Avokatë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme dhe e evitueshme, shkak “Ramaforma”! Kuvendi të ndërhyjë

October 7, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

October 7, 2026
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

October 7, 2026
“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

October 7, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

U arratis pas lejes nga burgu në Greqi, ja ku dyshohet se po fshihet ‘i forti’ Alket Rizai! Përdori fenelina policie për…

October 7, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Pse u mblodhëm në Prishtinë vetëm ‘ne të barkut të Shën Mërisë’?

October 7, 2026
Tërhiq e mos e këput…

Tërhiq e mos e këput…

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com