Gjykata e Vlorës la sot në burg Bardhosh Mino Lytaj, i arrestuar dy ditë më parë nga policia e qytetit bregdetar pasi rezultonte i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e dy turistëve anglezë në shtetin fqinj.
Ai akuzohet gjithashtu edhe për trafikim të lëndëve narkotike.
Seanca gjyqesore është drejtuar nga gjyqtare Herila Cela ndersa prokuror i ceshjes eshte Saimir Smaka.
Në gjyq, i arrestuari është shprehur i revoltuar dhe me shenja nervozizmi: “Kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha në kërkim. Jam martuar, madje edhe me fëmijë”, raporton korespondenti i Panorama në Vlorë.
g.kosovari