• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Jahti luksoz me 4 ton drogë, kush është peshkatari durrsak i arrestuar

by A R
07/09/2017 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një jaht luksoz me katër tonë drogë është kapur nga Guardia di Financia, në lokalitetin Vieste afër Fogias, ku veç drogës dhe Jahtit të sekuestruar, policia ka arritur të arrestojë dhe tre shtetas shqiptarë.

Njëri me profesion peshkatar në Durrës, ndërsa dy personat e tjerë janë nga zona e Dibrës, pa ndonjë profesion të caktuar.

Nga të dhënat e siguruara nga “Shqiptarja.com”, peshkatari nga Durrësi i arrestuar në Itali quhet Flamur Mema. Ky i fundit njihet si person me precedentë penalë pasi është dënuar në 2010 nga gjykata e Durrësit me 4.8 vite burgim për akuzën e “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike” (Heroinë) dhe në vitin 2015 për akuzën e “Vjedhjes së energjisë elektrike” është shpallur fajtor, duke u dënuar me 10 ditë burgim. Nga të dhënat policore Mema punonte si peshkatar në portin e peshkimit në Durrës, ndërkohë që kishte aftësi e njohuri për drejtimin e anijeve në det.

Njëherësh burimet thanë se i arrestuari nga policia Italiane, ishte përdorues i rregullt i heroinës dhe duke parë kushtet e vështira ekonomike të tij, grupi kriminal, me sa duket e ka shfrytëzuar për ta përdorur në trafikimin e 4 ton drogë në Itali.

anë paguar për të qënë në ndihëm të peshkatarit Durrsak, për trafikimin e drogës dhe dy të rinj të tjerë. “Shqiptarja.com” mëson se ata quhen Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi.Këta dy persona dyshohet të kenë pasur rolin e ngarkimit të jahtit dhe më pas shkarkimit të tij në brigjet italiane.

Por njëherësh hetuesit ngrenë dyshime se ata mund të jenë paguar për të shoqëruar lëndën narkotike dhe dhënies e ndihmës në çdo situatë të pakëndshme apo avarie që mund të kishte mjeti lundrues gjatë rrugës.

Burimet i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të shtetit Malazez në datën 4 shtator 2017.

Ata kanë kaluar nga pika kufitare e Muriqanit dhe më pas kanë hyrë në territorin e Malit të Zi. Pikërisht në këtë shtet ka dyshime të arsyeshme se dy Dibranët kanë rënë në kontakt me pjesën tjetër të grupit kriminal,duke bërë ngarkesën e lëndës narkotike në Jaht. Deri në këto momente e paqartë është hyrja e peshkatarit në teritorin e Malit të Zi, por hetuesit ngrenë dyshime të forta se ai është marrë me Jaht nga bregderi Shqiptar, duke hyrë në bregdetin Italian. Flamur Mema sipas burimeve ka qënë njeriu që ka drejtuar Jahtin drejt Italisë, pasi mjeti është ngarkuar me 4 ton drogë.

Burime shtojnë për “Shqiptarja.com” se lënda narkotike ka shumë gjasa që të jetë futur nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbërt me Malin e Zi. Transportimi dyshohet të jetë bërë me mushka dhe më pas me mjete droga është çuar afër bregut, ku dhe është ngarkuar Jahti me drogë.

Ndërkohë që një dyshim tjetër është se Jahti që për kamuflim mbante flamur Amerikan, mund të jetë nisur nga zona e Vainit në Lezhë, zonë kjo mjaft e frekuentuar nga trafikantët. Që prej ditës së djeshme Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda janë duke bashkëpunuar ngushtë me autoritet italiane, me qëllim identifikimin e personave të tjerë në këtë trafik droge./a.m.

Next Post
Ruçi kryeparlamentar, Rama: Hipokrizi të ndjehesh i provokuar! Po Saliu 27 vjet?

Ruçi kryeparlamentar, Rama: Hipokrizi të ndjehesh i provokuar! Po Saliu 27 vjet?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com