• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja vendimet e rëndësishme të qeverisë në mbledhjen e fundit

by A R
27/07/2016 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli I Ministrave ka miratuar sot një sërë vendimesh të rëndësishme.
Qeveria miratoi indeksimin e pensioneve në masën 1,6 për qind.

Qeveria miratoi edhe standardizimin e mënyrës së klasifikimit dhe kodifikimit të shërbimeve publike dhe të hartimit të formularëve për aplikimin në shërbime.

Qeveria vendosi miratimin e listës së institucioneve qendrore buxhetore, funksionarët dhe punonjësit e të cilëve janë subjekte përfituese nga skema e sigurimit shtetëror suplementar.

Qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga “Zgjerimi i varrezave publike “Burdullias””, Bashkia Berat.

Qeveria gjithashtu vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza Lindore Tiranë (loti 3)”.

Qeveria vendosi edhe shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “By-Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë (loti 8, rrugët dytësore)”.

Qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Shkodër-Hani i Hotit (shtesa)”.

Qeveria gjithashtu vendosi lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “New Born”, Hamallaj, gjiri i Lalëzit, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e asistuar, me vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.

Qeveria vendosi miratimin e ndryshimit të statusit, nga tokë bujqësore në tokë truall, të sipërfaqes prej 5 900 (pesë mijë e nëntëqind) m2, me vendndodhje, për ndërtimin e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve të Bashkisë Pogradec.

Qeveria vendosi lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Green Coast”, Palasë, Himarë, zona kadastrale 1481-1739, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e veçantë, me vendimin nr.2/13, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.

Qeveria gjithashtu vendosi barazimin e masës së shtesës së pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara në harkun kohor 1.10.1993 – 31.12.2014, dhe indeksimin e pensioneve të posaçme e të shtesës së pensioneve të posaçme shtetërore

Qeveria vendosi që të gjitha shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, në masën e pensionit maksimal, në harkun kohor 1.10.1993 – 31.12.2014, të cilat vazhdojnë të paguhen edhe sot, do të bëhen 24 872 (njëzet e katër mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë në muaj, me kusht që shuma e kësaj shtese, bashkë me masën e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703,datë 11.5.1993, të ndryshuar, përjashtuar shtesën sipas nenit 33, të këtij ligji, të mos kalojë vlerën 49 744 (dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e katër) lekë në muaj.

Qeveria vendosi miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të njësisë administrative përbërëse Ruzhdie, të Bashkisë Patos, që transferohen në pronësi ose në përdorim të saj.

Qeveria vendosi caktimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të përzgjedhur me konkurrim publik, Tomi Treska; Ana Lalaj; Kseanela Sotirofski; Brikena Baxhaku; Elida Reçi; Suzana Tabaku.

Qeveria vendosi kalimin në pronësi të Bashkisë Vlorë të sipërfaqes 371 (treqind e shtatëdhjetë e një) m2 truall, pjesë e pronës me nr.17, me emërtimin “Rezidenca Qeveritare Vlorë”, sipas planimetrisë bashkëlidhur, me qëllim ndërtimin e rrugës “Dhimitër Konomi”, Vlorë.

Qeveria mori vendim për përbërjen, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të komisionit të autorizimit të produkteve biocide./a.m.

Next Post

Blerjet në internet dhe dërgesat nga jashtë, ulet kufiri pa taksa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In