Shpërthimt në Bruksel dyshohet se mbajnë firmën e Najim Laachraoui. Ai është terroristi i fundit i celulës së Salah Abdeslam, që ndodhet në arrati që pas sulmeve terroriste në Paris. Ai është 24 vjeç dhe është në arrati, gjurmët e tij janë gjetur gjithandej ku u hetua për terrorin në Paris. Ndërkohë, në një operacion të mirëorganizuar policia belge kapi para pak ditësh terroristin më të kërkuar dhe më të frikshëm në botë, Salah Abdeslam.