• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si veprohet për bashkimin familjar në SHBA

by Java News
02/06/2018 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Testi gjenetik është një metodë e përdorur nga Shërbimi i Emigracionit dhei Shtetësisë Amerikane (USCIS) dhe Departamenti i shtetit (DOS) për verifikimin biologjik të mardhënies në lidhje me aplikimet ne emigracion. Keshtu shkruan avokati ne pergjigje te atyre qe duan te provojne lidhjen e gjakut per efet te dokumenteve.

Një lexues na shkruan:

Përshendetje Z. Both. Unë kam nevojë për ndihmën tuaj. Jam me green card. Disa vjet përpara unë aplikova për të sjellë vajzën time në SHBA . Paraqita edhe dokumenta që provonin lidhjen e gjakut me time bijë, dmth si nënë e bijë. Dokumentat u dërguan në ambasadën amerikane , por zyrtari i konsullatës nuk e di përse nuk e besoi që vajza ishte bija ime. Ne morëm edhe një letër që që thoshte se ata kishin për qëllim ta refuzonin vizën për të. Letra kishte edhe afatin e fundit kur ne duhet të paraqisnim prova shtesë për të vërtetuar që unë isha nëna e saj. Dhe thoshin që duhet të bëjmë testin e DNA për të provuar lidhjen familjare.

Unë u sugjeroj që të veproni shpejt, sepse zakonisht afati është kohëshkurtër. Testi gjenetik është një metodë e përdorur nga Shërbimi i Emigracionit dhei Shtetësisë Amerikane (USCIS) dhe Departamenti i shtetit (DOS) për verifikimin biologjik të mardhënies në lidhje me aplikimet ne emigracion. Sugjerimi i testimit biologjik DNA sugjerohet kur nuk ka prova të mjaftushme e evidenca të besushme për të vërtetuar mardhënien familjare. Zakonisht testi i DNA bëhet për të provuar atë. Me këtë kuptojmë mardhënien familjare(të gjakut) si bijtë me prindërit si edhe midis vëllezërve dhe motrave. Marëdhëniet e largëta në fis nuk mund të provohen në mënyrë korrekte. DNA është prove e lidhjes biologjike. DNA përdoret në rastet kur mungojnë apo kur nuk janë të plota e të besueshme provat dokumentare.

Kur analiza e DNA duket e domosdoshme këshilltari i konsullatës ose i emigracionit i sugjeron aplikantëve t’i nënshtrohen këtij testi. Testi i DNA bëhët vullnetarisht në këto raste, nuk është i detyruar dhe të gjitha pagesat bëhen nga i interesuari dhe nga ana tjetër kalimi i testit nuk u siguron vizën. Nëse përfaqsuesi i konsullatës apo i Emigracionit sugjeron testin për lidhjen biologjike u dërgon nje letër te dy të interesuarëve , atij qe bën dokumentat për bashkim familjar dhe tjetrit që përfiton nga kërkesa. Laboratori që zgjidhet për të bërë testin është i autorizuar dhe i aprovuar nga Amerika(American Association of blood Banks(AABB) Lista e laboratorëve gjendet ne internet në adresën http:// www.aabb.org/sa/facilities/Pages/RTestAccrFac.aspx

Pasi ta keni zgjedhur laboratorin është përgjegjsia juaj të caktoni një datë për kryerjen e testit si edhe pagesën për të. Laboratori siç thamë, është i autorizuar dhe I vendosur në listën e aprovuar.

Nga laboratori do t’u kërkohet të paraqesni një letër nga Emigracioni si edhe emrat dhe informacionin biografik , për atë që ka bërë kërkesën(petitioner) dhe përfituesin(beneficiaries) . Saktësia e testit te DNA marrë nga goja ,nga brenda faqes(bulçitë) është e njejtë me testin e dhënies së gjakut. Konsullata aprovon vetem ato teste që që kanë siguri saktësie në shkallën 95% edhe më lart.

Ambasada amerikane me të marrë rezultatin e DNAnga laboratori do të kontaktojë aplikantin e vizës dhe cakton takimin me të. Aplikanti për vizë duhet të sjellë në ambasade një zarf me rezultatin dhe ta sjellin me vete në ambasadë, nëse nuk e sjellin këtë dokument me vete duhet ta përsërisin testin. Kopje të rezultatit të testit individi duhet t’i sigurojë nga laboratori, jo nga ambasada.

Dorëzimi i rezultateve ne ambasadë nuk garanton lëshimin e vizës.

Paragrafi I parafundit ketu. Aky proces mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër por është e rëndësishme për ju që ta filloni procesin sa më shpejt. Personeli i testimit të DNA janë shumë të mirë në spjegimin e testit. Ndaj mos u shqetësoni, se testi kalon pa dhimbje. Illyria

Next Post
Emri/ Përndiqte këmba-këmbës 19-vjeçaren, arrestohet i riu në Berat

Prangoset grabitqari seksual nga Skrapari, që vuri në shënjestër dentisten në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

VIDEO! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

February 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In