• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja si u bënë miliardere vajza “sekrete” e Vladimir Putin dhe bashkëshorti i saj

by A R
21/12/2015 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në momente të ndryshme kam dëgjuar gjëra të ndryshme për Katerina Tikhonovan”. Për herë të parë në jetën e tij Vladimir Putin përmendi atë që besohet se është vajza e tij e jashtëligjshme, e mbajtur sekret për vite me radhë.

Ajo është 29 vjec dhe është zv/rektore e Universitetit të Moskës, e martuar me Kirill Shamalov, miliarder rus. Katerina është në krye të kompanisë Innopraktika e cila ka projekte shumë miliardëshe në duart e saj, por Putin asnjëherë nuk ka thënë diçka në lidhje me të. Ai as ka mohuar as ka pohuar se ajo është vajza e tij.

Familja Shamalov

Karriera e burrit të Katerinës, Kirill Shamalov është për t’u patur zili. Mjafton të lexosh CV-në e 35-vjeçarit për ta besuar. Në moshën 20-vjeçare kur ishte ende student u bë shefi i marrëdhënieve me jashtë të Gazprom., teksa vazhdonte shkollën për jurisprudencë. Në moshën 26-vjeçare u bë zv/presidenti i shoqërisë Sibur. Presidenti ishte vëllai i tij më i madh, kurse shoqeria kontrollohej nga Gazfond, kompania e miliarderit Nikolay Shamalov, babai i dy të rinjve.

Nikolay ishte në rininë e tij një dentist nga Shën Peterburg dhe u bë i pasur pasi fitoi kontrata të majme me rënien e komunizmit në fushën e barnave mjekësore. Shamalov u favorizua nga komiteti i qytetit, në krye të të cilit në atë kohë ishte njëfarë Vladimir Vladimirovich Putin, mik dhe ortak i Shamalov.

Por djemtë e Shamalovit nuk u kufizuan me menaxhimin e pasurive të babait të tyre. Ata investuan në kompani të tjera duke bashkëpunuar me ortakë të Putinit, si Ghenaddy Timchenko dhe Leonid Mikhelson, pronarë të Gazfondit.

Në 2013 Kirill ble gjithë kompaninë Sibur për një shifër që nuk u bë kurrë publike. Ai u ndihmua me 1,3 miliardë dollarë nga Gazprombank ku vëllai i tij ishte zv/president.

Martesë me fat

Katerina Tikhonova, vazja sekrete e Putin u lidh me Kirill kur ky ishte ende një aksioner i vogël dhe nuk kishte bërë pasuri. Ata u martuan në shkurt të 2013 në një ceremoni tepër sekrete. Ata u martuan në një vilë superluksoze të Yuri Kovalchuk, ortak i babait të Kirill dhe Putinit. Kovalchuk mendohet se ka ndërtuar një megavilë në Detin e Zi e cila besohet se është në pronësinë  e Putin.

Një grup miqsh dhe ortakësh në biznes, që kurrë nuk e kanë bërë publike ortakërinë e tyre, por Putin i konsideron si “miq të vjetër”, ose të paktën kështu tha në konferencën për shtyp.

Para dhe pushtet

Putin, Shamalov dhe miqtë e tij kanë krijuar një qark të mbyllur pushteti dhe parash që tashmë po iu trashëgohet gjeneratës së dytë. Shamalov, Yakunin, Kovalchuk, Timchenko dhe Totenberg, janë të gjithë miq dhe ortakë të Putin që anë në listën e zezë të sanksioneve nga Europa dhe SHBA.

Në një intervistë të dhënë për Reuters, presidenti i Gazprombank Andrey Akimov thuhet se ka konfirmuar faktin se Katerina Tikhonova është vajza e Putin.

Por ai më pas e ka mohuar një intervistë të tillë.

Por pavarësisht se Putin gjithmonë i shmanget kësaj teme, ngjashmëria e tij me Katerinën është e madhe, ashtu se e vajzës me mamanë Liudmilla.

Putin nuk ka dhënë ende një përgjigje nëse ajo është vajza e tij, apo jo, dhe Katerina Tikhonova mbetet për momentin ende misteri më i madh i Kremlinit./ Il Giornale

Next Post

Dekorohet gjyqtarja që vari poetin Havzi Nela/ Bashkëshortja: Të tërhiqet vendimi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In