• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si të regjistroheni në Maratonën e Tiranës, rregullat që duhet të dini para garës

by
13/10/2022 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maratona e Tiranës 2022 rikthehet më 23 tetor si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, me pjesëmarrjen e 2500 vrapuesve nga e gjithë bota. Ky event organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar.

Të gjithë ata që do të duan të sprovojnë veten dhe të garojnë, do të duhet të regjistrohen brenda datës 17 Tetor, dhe do të pajisen me numra garues dhe regjistruesit e kohës Bib në datat 21 dhe 22 tetor 2022 në çadrën e shërbimit përkatës, pranë sheshit “Skenderbej” të ngritur nga organizatorët. Orari i këtij shërbimi do të jetë nga ora 09:00 deri në orën 20:00. Qytetarët mund të regjistrohen në faqen zyrtare online të Maratonës së Tiranës www.tiranamarathon.com, në seksionin regjistrohu si dhe në të gjitha pikat e shërbimit të EasyPay në Shqipëri. http://www.easypay.al/vendodhja-e-agjenteve-easypay/.

Të gjithë garuesit 18 vjeç, për të patur një regjistrim të vlefshëm duhet të dërgojnë përmes sistemit, një foto të kartës ID të njërit prind ose kujdestarit të tyre dhe deklaratën për pranimin e pjesëmarrjes të firmosur nga ata. Deklaratën për pranimin e pjesëmarrjes do të mund ta shkarkoni në seksionin “Regjistrohu” pas plotësimit të datës së lindjes.

Para fillimit të garës çdo pjesëmarrës duhet ta ketë të vendosur në pjesë të dukshme të trupit, përkatësisht në pjesën e gjoksit ose barkut. Numrat garues dhe matësit e kohës Bib duhet të jenë të vendosura deri në përfundim ose deri kur pjesëmarrësi dorëhiqet nga gara. Garimi pa numrin dhe matësin e kohës Bib, me të cilin çdo pjesëmarrës është pajisur nga organizatorët, konsiderohet shkelje dhe sjell si pasojë mosregjistrimin e kohës së shënuar nga pjesëmarrësi i kapur me këtë shkelje.

Kapërcimi i kufijve të itinerarit të përcaktuar nga organizatorët konsiderohet shkelje dhe sjell si pasojë mosregjistrimin e kohës së shënuar nga pjesëmarrësi i kapur në këtë shkelje. Ndërkaq, pjesëmarrësit do të deklarojnë gjendjen e tyre shëndetësore para konkurrimit.
Të gjithë pjesëmarrësit për të gjithë kategoritë, të cilët do të arrijnë zonën e finishit do të pajisen me medaljen e pjesëmarrjes.

Rregullat:

1-Pjesëmarrja në një nga garat e Maratonës së Tiranës, duke përdorur pajisje të tjera sportive ose transporti me motor nuk lejohet. Çdo lloj pajisje sportive ose transporti me motor, që mund të dëmtojë sigurinë, konkurrencën e drejtë ose shëndetin e pjesëmarrësve apo spektatorëve nuk lejohet në konkurrim. Për shembull, këtu përfshihen biçikletat, patinat, hover board etj.
(2) Shoqërimi i pjesëmarrësve me biçikleta, patina in line dhe mjete të tjera transporti ose kafshë nuk lejohet, kjo çon në skualifikimin e pjesëmarrësit përkatës.
(3) Në rast të veprimeve që shqetësojnë rrjedhën e duhur të eventit ose që rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve, organizatori është i autorizuar të ndalojë dhe të skualifikojë personin në fjalë nga gara në çdo kohë.
(4)-Përgjatë itinerarit të garës do të ketë pika të furnizimit me ujë. Vendosja e tyre do të jetë afërsisht çdo 2 km.
(5)-Eventi Maratona e Tiranës do të zhvillohet në të gjitha kushtet klimaterike.

/e.d

Next Post
OKB publikon “Busullën e zhvillimit digjital”: Shqipëria e 8-a në Europë dhe e 19-a në botë, nga 191 shtete

OKB publikon “Busullën e zhvillimit digjital”: Shqipëria e 8-a në Europë dhe e 19-a në botë, nga 191 shtete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In