Ja si të përdorni letrën e aluminit
Nuk ka asnjë familje që nuk ka letër alumini në kuzhinë. Kjo është një nga gjërat më praktike, që njerëzimi ka shpikur ndonjëherë. Është jetike për çdo kuzhinë, sepse mund të përdoret në shumë mënyra. Ja disa mënyra: Përdoreni për të mbajtur bukën dhe ushqimet e tjera të ngrohta.
Mbështillni bukën e sapo pjekur ose byrekun me letër alumini, do të mbajë freskinë dhe ngrohtësinë për një kohë të gjatë. Vendosni në fund të kaushit të akullores një copë letër alumini për të parandaluar rrjedhjen e akullores jashtë kaushit. Vendosni letër alumini tek cepat e mobiljeve për ti lëvizur më me lehtësi. Pastroni hekurin duke “hekurosur” disa herë një copë letër alumini.
Për të mbrojtur bimët nga insektet, vendosni copa letre alumini në mesin e tyre. Për gërshërë më të mprehta, provoni të prisni disa copa letër alumini dhe gërshërët do të presin më lehtë pa u munduar shumë dhe pa ushtruar presion.