• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si mposhtet Edi Rama

by Edison Ypi
17/06/2024 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Harroje se Edi Rama mposhtet me rrena, ngrefosje qesharake, kërcënime revolucionare. Me të tilla Edi Ramës nuk i shkul dot asnjë qime sume. Veçse dënon veten me opozitë të pafundme.

Vepro me mënyra efikase. Për shembull, gjej një Gjyshe me stirpe veneciane të mësojë Italisht dhe frëngjisht, si dhe bazat e qytetërimeve përkatëse, para se të shkosh në shkollë, para se të bësh 6 vjeç. Mund të thuash se gjyshet nuk ndërrohen, secili ka gjyshen e vet. E ke gabim. Gjyshet dhe gjyshat venë e vinë. Vetëm koka jote prej guri nuk lëviz nga istikami i budallallëkut. Futju Ajnshtajnit. Mëso sekretet e udhëtimit në kohë. Kthehu ca dhjetra vite mbrapsht. Ndërro gjyshen tënde katunare njëpërdorimshe, me një gjyshe madhështore universale si të Edi Ramës, të qytetëruar, të iluminuar, aristokrate të gjithdijshme, poliglote, pra të paisur me mjetet më të fuqishme që ndryshojnë Botën, të ta mësojë gjyshja tjetër si ta hedhësh në erë Edi Ramën.

Kushti tjetër për ta dërrmuar Edi Ramën është të jesh jo më pak se 2.2 metra i lartë, dhe ta kesh numurin e këpucës mbi 45. Mos pyet pse e si e qysh. Zmadho putrën, zgjatu duke u varur në tavan me një litar pa stol.
Ose, për ta sikterisur Edi Ramën, bëj ndonjë gjë që bie në sy. Për shembull, thuaji publikisht ca të vërteta që asaj, qeverisë, s’i vinë për shtat. Qeveria mund të rrijë indiferente ndaj rrenave të veta, por s’mundet edhe ndaj të vërtetave të tua. Do durojë sa do durojë, dhe do të përdori ndaj teje një mjet të dalë nga Xheheneti, një cilindër druri, hurin, dhe do të rrahi paq. Aq fort, sa s’ke për ta harruar kurrë. Si do e kombinosh rrahjen me pasionin për ta shkatërruar një herë e mirë Edi Ramën, gjeje vet.

Ti që dashnore të parë pate dhinë e katundit, nuk mund ta mposhtësh Edi Ramën pa u kthyer te një adoleshencë dhe rini prej kontestatori, zevzeku, antikonformisti, gjithë kohës mbi libra. Për këtë, ktheju dhe një herë Ajnshtajnit dhe relativitetit.

Zotësia për të shkruar me cilësi aq të lartë sa një presje e gabuar të duket fundi i botës, është kusht i pa negociueshëm për ta rrëxuar Edi Ramën nga froni i lartë drejt e në dysheme. Kusht i vështirë për tu plotësuar ky. Megjithatë provoje. S’ka kala që s’e marrin komunistat. Noc Rrokun do arrish. Por të paktën do heqësh merakun.
Ta duash vërtet Teatrin sa të mos mendohesh dy herë për t’i vënë kazmën dhe tritolin atij të vjetrit, atij propagandistikut, atij të mediokritetit, kriminalitetit, turpit, edhe ky është një kusht i domosdoshëm për ta sikterisur Edi Ramën. Për ta plotësuar këtë kusht hidh në erë trurin tënd. Pa merak. Nuk lypset Ajnshtajn.

Sado të rrej menia se je orator i mbaruar, pa mësuar të flasësh bukur, qartë dhe saktë, para publikut, Ramës nuk i shkul dot qimen e flokut. Ose ndoshta ja ahkul, por me ato 300 fjalë shqip që ke mësuar nëpër mitingje dhe kafenera të duhen 300 vjet. Megjithatë provoje një herë. Ku i dihet. Çdo gjë bën vaki me ty që që të ka shkrepur të bësh të pamundurën duke mposhtur Edi Ramën.

Ka dhe kushte të tjera që duhet të plotësosh për ta shkelmuar Edi Ramën:
Të mos u imponohesh njerzve me hu e dru, por me durim e respekt, duke u kujdesur të jesh i vëmendshëm, i përmbajtur.

Të kesh zotësinë të bëhesh i pranueshëm për të gjitha komunitetet, të gjitha nivelet, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Jo me legena si puna jote që mbajnë hapsat e kashtës, por nga njerëz seriozë dhe të rëndësishëm që kanë në dorë fatet e botës.

Të japësh e të marrësh me të gjithë. Për të mirën e Shqipërisë, të bësh foto dhe video e të llafosesh e të hash e të pish me vetë Djallin. Të hysh e të dalësh edhe me serbë dhe grekë, që ti ngrehaluci i neveritshëm dhe i papërfillshëm që i vë zjarrin Shqipërisë për pas lek, thua se me ta nuk duhet fol, sikur demek ky qëndrim dëmton ata dhe të nderon ty që nga përballja sy më sy me ta 10 gjak. Provoje një herë se edhe mund ta bësh. Përndryshe, je nis me largu Ramën, ke asgjësu veten.

Të kesh aftësinë të bësh të mundur çudinë e çudirave para të cilave mposhtja e Edi Ramës duket punë çiliminjsh: ti bashkë me zorraxhinjtë dhe komunistat që të rrethojnë, si dhe klientelistat, regiionalistat, nepotikët, mercenarët, domethënë të gjithë llumin e Kombit, të arrini të pushtoni simpatinë dhe miqësinë e ndonjë partie europiane të kundërt ideologjikisht me atë barraken që s’latë gur pa hedhur e molotov pa shpërthyer derisa e shembët dhe e hodhët në muzeun e rraqeve të Politikës.

Të kesh dhuntinë fenomenale të bindësh qeveritë e Europës, Amerikës, Botës, institucionet e tyre, të bësh të pabërën, të paimagjinueshmen, të pa ëndërrueshmen, të bindësh miliona qytetarë të tyre të vinë turista në Shqipëri ta mbushin Rinasin me aeroplana si mizat e lisit, ta bësh Shqipërinë këmb-e-turist sa t’mos kesh ku t’hedhësh kokrrën e mollës, të mahniten me bukurinë e Natyrës, ushqimin, mikpritjen, detin blu, qiellin e kaltër – edhe kjo është një mënyrë për ta ulur Ramën nga piedestali mbas 12 vjetësh. S’do jetë keq. Por s’ka për të ndodhur. Se Edi Rama është një qytetar shembullor, ndërsa ti që do ta largosh je një shpellar i pandreqshëm, një i sëmurë psiqik i pashërueshëm.

Edi Rama nuk është Zeus që rrafshon male, sjell erëra, ndal shira, dhe ti duke e kqyrur dëshpërohesh e ligesh e thua me vete se Edi Rama nuk mposhtet.

Prit edhe nja 40 vjet derisa të paktën ndonjëri nga kushtet e mësipërme të plotsohet dhe të japi frutat e duhura. Në mos, kur të bindesh se ti shejtanbudallai rrenacak dhe frikacak Edi Ramës nuk i heq dot asnjë cifël, nuk i bën dot asnjë dëm, me një brisk dhe pak shkumë, bëji Edi Ramës shërbimin higjenik të rradhës.

Next Post
Google në ndihmë të tatimeve: Paralajmërimi për operatorët turistikë, hotelet, banesat dhe makinat me qira

Google në ndihmë të tatimeve: Paralajmërimi për operatorët turistikë, hotelet, banesat dhe makinat me qira

Comments 2

  1. Andi says:
    2 years ago

    Nuk mund te shkruhet me bukur

    Reply
  2. L. Xh says:
    2 years ago

    Atë që nuk e the ti o Yp, po e them unë, me atë briskun me shkumë, t’ja rruajnë Ramës, parç e prapç, dhe në fund të këtijë shërbimi, ti hanë edhe munë (Ramës).
    Ke bërë bingo me këtë shkrim o Yp.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In