• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja si është situata në disa qarqe/ Buna del nga shtrati, përmbyten disa banesa në Shkodër, evakuohen 10 familje

by Ardit Rada
11/02/2021 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dendura te shiut vijojnë te shkaktojnë probleme dhe përmbytje në shumë zona të vendit. Gjatë 24 orëve të fundit ka rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet dhe reshjet në të gjithë territorin e Shkodrës. Lumi Buna ka dalë nga shtrati ndërsa rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje te qytetit duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore si lagjet nr.1 e 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe e Perash. Po ashtu ka rritje të prurjeve të lumit Drin dhe gjate natës u evakuuan mbi dhjetë familje. Në njësinë administrative Dajç 1800 hektarë toke bujqësore ndodhet e permbytur ne fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri. 6 shtëpi janë përmbytur ndërsa prezence uji ka në oborret e qindra banesave ne Shirq, Mushan, Darrahjat, Belaj, Rrushkull e Suka.

Eshte bllokuar rruga kryesore ne Darragjat, ku lartësia e ujit ka arritur 150 cm dhe kalohet vetëm me mjete te tonazhit te rende. Në njësinë administrative Berdice 1100 hektarë toke bujqësore është përmbytur ne fshatrat Trush- Bërdicë e Madhe- Bërdicë e Mesme-Bërdicë e Sipërme ndërsa 25 shtëpi banimi janë te rrethuara nga uji. Ne njesine administrative Velipoje 300 hektarë është përmbytur në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri.

SITUATA NË LEZHË
Në qarkun e Lezhes si pasojë e reshjeve janë përmbytur rreth 300 ha tokë bujqësore në ish-kënetën Torovicë. Lumenjtë, kanalet e ujerave të larta janë rreth 45 cm mbi kuotat normale, por nuk paraqesin probleme. Ne rrugën rurale Rrëshen-Bukmirë ka rreshqitje të dherave dhe ulje të shtratit të rrugës duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve.

Ne Elbasan ka patur renie inertesh ne disa prej akseve rrugore te cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. Probleme ka patur me furnizimin me energji elektrike ne disa fshatra të Njësive Administrative Kodovjat Shales dhe Perparim te bashkisë Peqin dhe është ndërhyrë nga punonjësit e OSHE për riparimin e defekteve. Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta edhe në disa prej lagjeve kryesore të qytetit te Vlorës ku niveli i ujit ka arritur deri në 50 cm. Problematike ka qene situata ne lagjen Pavarësia zona pranë Portit detar dhe Universitetit të Vlorës, e lagjja 28 Nëntori.

QARKU BERAT
Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ka shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore ne qytetin e Beratit. Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”,,“Stadiumi i Vjetër” dhe “Axhensi”,ku uji ka vërshuar në rrugë dhe ka mbuluar edhe trotuaret. Reshjet kane shkaktuar probleme edhe në bllokimin e kanalizimeve në qytet situate qe përsëritet per shkak te bllokimit te tubacioneve të ujërave të larta.

QARKU KORCË
Moti i keq ka shkaktuar probleme në qarkun e Korçës. Mësohet se reshjet e shiut janë shoqëruar me erë të fortë, ndërkohë që temperaturat janë ulur. Sipas informacioneve kalueshmëria e mjeteve në akset rrugore nacionale kryhet normalisht dhe pa probleme ndërsa vijon të mbetet i bllokuar nga dëbora segmenti i rrugës Shtylle-Panarit. Nga informacioni i dhënë nga OSHEE, me energjinë elektrike janë krijuar defekte në Nënstacionin e Rehovës, i cili ka lënë pa energji zonat e Vithkuqit dhe të Lekasit, dhe në Nënstacionin e Gjancit, i cili furnizon disa fshatra te njësisë administrative Mollaj, dhe të Voskopit. Aktualisht pa energji elektrike janë fshatrat Velçan, Buzaishtë, Bishnicë, Jollë, ndërkohë që është konstatuar defekti dhe po vazhdon puna për rregullimin i defektit. Grupet e punës kanë zbritur në terren për normalizimin e situatës ndërsa janë në ndjekje të vazhdueshme të saj pasi reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente.

QARKU VLORË
Reshjet e mëdha të shiu kanë shkaktuar probleme në qytetin e Vlorës, ku disa rrugë janë përmbytur. Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje telefonike për ‘News24’ deklaroi se problematike paraqitet situata në rrugën “Albana e Romina’, ku është bllokuar qarkullimi për shkak të prezencës së madhe të ujit. Po ashtu, probleme janë shfaqur dhe në zonën në afërsi të Skelës, pranë Universitetit të Vlorës.
Mes të tjerash Mehmeti tha se reshjet e shiut kanë qenë shumë intensive gjatë natës, për të vijuar dhe në mëngjes. Duke marrë parasysh motin e keq, autoriteti portual i Vlorës ka pezulluar lundrimin e trageteve por dhe të anijeve të peshkimit./a.p

 

Next Post
Arrestimi i gjyqtares Hoxha, Rama: Çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë

Arrestimi i gjyqtares Hoxha, Rama: Çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

March 1, 2026
Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

March 1, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

March 1, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In