• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja si do të jenë qytetet dhe shtëpitë e vitit 2045 (Foto)

by Java News
14/11/2015 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ian Pearson, një guru i specializuar për shkencat e së ardhmes, imagjinon qytetin e vitit 2045.

1- “Eh shtëpi!” Ndizni ngrohësen, regjistroni një episod të ri të serisë suaj televizive të preferuar dhe mos harroni të ujitni lulet. Në një hark kohor prej 30 vjetësh çdo aspekt i jetës suaj shtëpiake do të bëhet automatik dhe do të mund të arrihet me komanda zanore. Një superkompjuter i aftër për të kontrolluar të gjitha funksionet jetësore të një grataçele të tërë.

2

2- Teknologji të reja për ndërtimin e ndërtesave akoma më të larta se ato të sotmet, ku mund të strehohen mijëra njerëz. “Qytetet vertikale” ku do të mund të jetohet, punohet, bëhet pazar e të shkohet në kinema. Ndërtesat e reja do të bëhen nëpërmjet një lënde, shkumë karboni, çimento transparente dhe të tjera material të lehta e rezistente.

3

3- Shtëpitë e brezit të ardhshëm mund të mos kenë dritare por ekrane me rezolucion të lartë, që do t’ju lejojnë të mahniteni me panoramat e ndryshme.

4

4- Ndërtesat e reja do të jenë të mjaftueshme përsa i përket anës energjitike. Evoluimi i nanoteknologjisë do të lejojë krijimin e materialeve të reja, të cilat do të jenë të strukturuara në atë mënyrë sat ë përdorin erën dhe burimet e tjera natyrore.

5

5- Ndriçimi dhe klima shtëpiake do të jenë automatike. Sistemi brenda shtëpisë, falë një rrjeti sensorësh do të dijë se ku ndodhet secili anëtar i familjes dhe do të rregullojë ditën dhe temperaturën e çdo dhome në bazë të preferencave personale.

6

6- Në 30 vitet e ardhshme ndërtesat do të pësojnë një revolucion të vërtetë teknologjik. Punëtorët në punët më të rënda do të ndihmohen nga pajisjet që shihen në foto. Çdo punëtor që e përdor atë pajisje do të mund të ngrejë pa problem edhe ngarkesa mbi 80 kg. Gjithashtu do të krijohen pajisje që nuk janë të dëmshme për shëndetin fizik të njerëzve gjatë punës, si për shembull për shtyllën kurrizore në rastin e ngritjes së peshave.

7

7- Detyrat më të rrezikshme do të bëhen nga robotët që do të punojnë bashkë me njerëzit, gjithashtu dhe nga makinat tradicionale të ndërtimit, të tilla si vinça, ekskavatorë, shumica e të cilave do të jenë pjesërisht robotike.

8

8- Epoka e mureve me tulla mbaroi. Në një hark kohor prej 30 vjetësh, ndërtesat do të jenë stampuara në 3D nga makineri të veçanta që janë në gjendje të përfundojnë projekte ndërtesash e shtëpish në pak ditë, duke përdorur material konkrete dhe hiperteknologjike.

9

9- Vizionet e Pearson gjithashtu përfshijnë një pasqyrë të transportit për vitin 1945. Makina private do të jetë luks për disa, por askush nuk do t’ia ndjejë mungesën. Do të kemi makina që lëvizin pa shofer, sa herë që kemi nevojë për to. Makinat elektrike, që do të ushqehen direkt nga rruga, dhe trafiku do të menaxhohet nga kompjuterat që do të përdoren për shmangien e tij. Rrugët do të jenë më të sigurta dhe numri i biçikletave në qarkullim do të rritet në mënyrë dramatike. Problemi i parkimit do të jetë pjesë e së shkuarës.

Next Post

EKSKLUZIVE / A do të trajtohet ndonjëherë “Hakmarrja për Drejtësi” ?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In