• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

EKSKLUZIVE / A do të trajtohet ndonjëherë “Hakmarrja për Drejtësi” ?

by Java News
14/11/2015 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistë me z. Ravik Gurra, avokatin e klientëve të grupit të ashtuquajtur “Hakmarrje për Drejtësi”. Mëtimet e fundit se në dosjen e klientit Altin Arapit, që ndodhet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg janë futur akte të falsifikuara ka ngjallur disi reagime për nivelin e Drejtësisë shqiptare. Po pse nuk po gjykohet çështja e tyre nga Gjykata e Lartë shqiptare dhe si e paraqet juristi gjendjen e sotme dhe realitetin juridik të anëtarëve të këtij “grupimi”…

Në foto: Një prej vëllezërve Shyti

Intervistoi Ben Andoni

Emri i tyre të ngjall disi “frikë”, por në një masë të madhe, tashmë, lajmet për ta, përcillen gjithnjë e më shumë me neglizhencë në publik. Për herë të fundit, ata u lakuan pak muaj më parë prej ish-kryeministrit të vendit Berisha, për lidhjen me laboratorin e drogës në afërsi të Elbasanit dhe lidhjen që ai i bëri të grupit të kapur me “Hakmarrjen për Drejtësi”. Pak vite më parë, vrasja e shoferit të ish-kryeprokurorit, ishte një tjetër akt që iu ngarkua atyre.

Këmbëngulja e vazhdueshme politikës së djeshme për t’i dënuar njerëzit e të ashtuquajturës “Hakmarrje për drejtësi” dhe heshtja e politikës së sotme është bërë e lodhshme. “Përpjekjet për të mbuluar fajin e fillesës kanë sjellë pasoja të rënda për klientin tim dhe gjithë të tjerët, që janë përfshirë dhunshëm në “Hakmarrjen për Drejtësi””, thotë avokati. Fjala është së fundmi për mëtimin e falsifikimit të dosjes së këtij grupi në Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. “Me të drejtë, nuk e perceptojnë dot as interesin dhe as kurajën e marrosur të këtyre njerëzve që ndërmarrin nisma të ndërgjegjshme që godasin rëndë edhe prestigjin  e Gjykatës Evropiane në vetvete”, thotë avokati.

Në vitin 2003, njerëzit e këtij grupimi nuk u gjetën fajtorë nga Gjykata e Shkallës së Parë (2003). Dhe, të gjykuar nga gjykata të huaja në procese të rregullta gjyqësore (jo thjesht për të marrë azil), ata sërish kanë provuar plotësisht pretendimet e tyre.

Pyetja që të lind është sepse atëherë, grupi i është drejtuar me një letër Ministrit të Drejtësisë dhe i ka kërkuar hetim, kur mendon se vetë Ministria s’është objekt hetimi. Përgjigja e avokatit duket diplomatike: “Duke e kuptuar dhe adresuar si jurist vendosa t’i drejtohesha zotit Ministër (Nasip Naço) për t’i krijuar atij mundësi për të gjykuar për nivelin e shkeljes dhe, në varësi me këtë, të vërë në lëvizje një çështje penale. Kompetenca e Ministrit buron nga fakti se ministria e Drejtësisë ka në vartësi Avokaturën e Shtetit dhe është ky organ që merr dokumentet që shtetasit shqiptarë paraqesin, bashkë me padinë në Gjykatën Evropiane dhe, krahas kundërshtimeve që bën në emër të shtetit, plotëson kërkesat e asaj gjykate për dokumente të tjerë. Besoj se hetimi administrativ do çojë tek personat përgjegjës dhe krijon edhe bazën për të bërë kallëzim për ndjekje penale”. Një histori, që tashmë është e denjë për një film, por që nuk do të realizohet asnjëherë, nëse të akuzuarit, që tashmë gëzojnë statusin e refugjatit politik në Perëndim, nuk do u sqarohet përfundimisht veprimtaria e tyre…

Lajmi se në dosjen e klientit tuaj, Altin Arapit, që ndodhet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg janë futur akte të falsifikuara ka bërë përshtypje në opinion. Ka shumë rrahje mendimesh për këtë. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

“Njerëzit kanë këndvështrimet e tyre, të cilët i përcaktojnë nga njohurit që kanë për problemin. Për këtë arsye mund të themi se, ata që e quajnë të pamundur të ndodh ndryshimi i akteve (falsifikimi) në një dosje që ndodhet në Gjykatën më të lartë evropiane kanë të drejtë. Ata nuk besojnë se njerëz të caktuar  mund të kryejnë veprime të padrejta, poshtëruese për personalitetin e tyre dhe diskredituese për Shqipërinë. Ata janë në të drejtën e tyre sepse nuk e dinë mbi ç’baza janë ngritur akuzat për procedimin penal të quajtur “Hakmarrja për Drejtësi”. Për këtë arsye, me të drejtë, nuk e perceptojnë dot as interesin dhe as kurajën e marrosur të këtyre njerëzve që ndërmarrin nisma të ndërgjegjshme që godasin rëndë edhe prestigjin  e Gjykatës Evropiane në vetvete.

Ndërsa ata që e vlerësojnë si “normale” manipulimin e të dhënave të dosjes për të mashtruar Gjykatën Evropiane e dinë se “Hakmarrja për Drejtësi” është një sajesë e bërë për arsye politike dhe është përdorur intensivisht prej politikës për qëllime që nuk kanë të bëjnë me provat dhe me ligjin. Të gjitha aktet bazë mbi të cilat është ngritur procedimi penal janë të falsifikuara. Këmbëngulja agresive e politikës për të dënuar njerëzit që në një kohë tjetër, për interesat e çastit, i përfshiu rrejshëm në një organizatë të paqenë kriminale, e ka çuar në pikën e pakthimit. Përpjekjet për të mbuluar fajin e fillesës kanë sjellë pasoja të rënda për klientin tim dhe gjithë të tjerët, që janë përfshirë dhunshëm në “Hakmarrjen për Drejtësi”. Për pasojë, fajin e fillimit e kanë pasuar faje të tjerë që, fatkeqësisht, i janë vënë mbi shpinë sistemit tonë të drejtësisë dhe tani edhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Duket se autorët politik të këtyre fajeve kanë menduar se mund t’u jepnin besueshmëri vendimeve që janë marrë nën presionin e tyre në Shqipëri duke “i vjedhur” një vendim në Gjykatën Evropiane. Siç duket për të arritur këtë qëllim të mbrapshtë kanë vënë në lëvizje të besuarit, që ndihen të detyruar për t’u shërbyer. Këta nëpunës të mjerë kanë futur në dosjen e klientit tim jo pak por pesë akte që çuan në vendimin e gabuar, i cili do rishqyrtohet nga Gjykata në Strasburg në merita të plota”.

Një gazetë cekte faktin se ju i jeni drejtuar me një letër Ministrit të Drejtësisë dhe i keni kërkuar hetim. Nëse kjo është e vërtetë, pse duhet t’i kërkohet Ministrit të bëjë hetime, kur ministria nuk është organ hetimi?

“Duke e kuptuar dhe adresuar si jurist vendosa t’i drejtohesha zotit Ministër për t’i krijuar atij mundësi për të gjykuar për nivelin e shkeljes dhe, në varësi me këtë, të vërë në lëvizje një çështje penale. Kompetenca e Ministrit buron nga fakti se ministria e Drejtësisë ka në vartësi Avokaturën e Shtetit dhe është ky organ që merr dokumentet që shtetasit shqiptarë paraqesin, bashkë me padinë në Gjykatën Evropiane dhe, krahas kundërshtimeve që bën në emër të shtetit, plotëson kërkesat e asaj gjykate për dokumente të tjerë. Besoj se hetimi administrativ do çojë tek personat përgjegjës dhe krijon edhe bazën për të bërë kallëzim për ndjekje penale.

Ndërkohë kisha gati një Kërkesë për prokurorinë që ajo të nisë hetimin penal, por kolegu belg, zoti Georges Henri Beauthier , që u njoh me të, dëshironte të konsultohemi nëse duhet që kërkesa për hetime t’i drejtohet edhe prokurorisë franceze që ka në juridiksion Strasburgun dhe ta nënshkruajmë të dy. Presim të takohemi në Bruksel. Ndërkohë z. Beauthier i ka drejtuar një letër Këshillit të Ministrave të KiE, që ka kompetenca mbikëqyrëse për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Pse është i frikshëm për publikun emri i organizatës që i atribuohet klientit tuaj?

“Për shumë vite nuk kam punuar në Shqipëri dhe nuk e di masën e frikës që ka ndier publiku vite më parë nga e ashtuquajtura “Hakmarrje”. Ajo që konstatoj tani është se, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për ta paraqitur “Hakmarrjen” si një organizatë kriminale, njerëzit buzëqeshin me mosbesim kur emri i saj përmendet në parlament dhe në komunikime të tjera me masmedian. Por është normale që të ketë njerëz që të besojnë se “Hakmarrja” ka ekzistuar apo edhe që ekziston dhe të ndihen të frikësuar. Kjo frikë, aq sa ekziston, ka kontribuuese politikën që është e interesuar ta mbajë “gjallë” për shkak të fajeve që sollën përpjekjet për të mbuluar fajin e fillimit. Disa muaj më parë mua më bënte përshtypje intensiteti i përdorimit të “Hakmarrjes” nga tribunat politike. Por pasi jam njohur me aktet zyrtare jam i qartë për qëllimin. Guximi për të mashtruar Gjykatën Evropiane në Strasburg është edhe argumenti më domethënëse i interesave për përdorimin politik”.

Nëse jemi të saktë, ata kanë marrë pafajësi, dhe pse nuk ndryshon referimi i drejtësisë shqiptare sa i përket atyre?

“Të saktë jemi nëse kemi parasysh se në gjykimin e parë (se ka dy gjykime të çështjes) klienti im dhe gjithë të akuzuarit e tjerë nuk u gjetën fajtorë nga Gjykata e Shkallës së Parë (2003). Sërish jemi të saktë nëse marrim parasysh se klienti im dhe katër të tjerë janë gjykuar nga gjykata të huaja në procese të rregullta gjyqësore (jo thjesht për të marrë azil) dhe në ato gjykime janë provuar plotësisht pretendimet e tyre. Por klienti im është dënuar edhe për vrasjen e një shtetasi shqiptar, ndodhur në bulevardin e Tiranës në 29 shtator 2003 me prova që, për gati dy muaj tregonin fajësinë e një personi tjetër, po “anëtar” i “Hakmarrjes” por befasisht të njëjtat prova ndërruan të pandehur. Është pikërisht ky vendim që është ankimuar prej tij në Gjykatën e Strasburgut. Ndërsa vendimi i marrë për “Hakmarrjen” në tërësi është prishur nga Gjykata Kushtetuese dhe pritet prej shumë kohësh të gjykohet nga Gjykata e Lartë”.

Besoni se Gjykata e Lartë do marrë vendim në favor të klientit tuaj dhe të bashkakuzuarve?

“Unë personalisht nuk jam i përgatitur të pranoj thirrje kolektive lidhur me korrupsionin absolut të sistemit të drejtësisë. Të korruptuar ka edhe në sistemin e drejtësisë dhe, sipas mendimit tim, shkak kryesor është ndikimi i fortë i politikës. Shembulli i “Hakmarrjes” është më i spikaturi. Shkollimi dhe puna më kanë mundësuar të njihem me shumë gjyqtarë dhe e them pa nguruar dhe me bindje të thellë se midis tyre ka juristë të talentuar, me integritet dhe moral të lartë. Duke u bazuar në krahasimin e fakteve ose të ashtuquajturat prova analiza më çon në konkluzionin bindës që drejtësia do prevalojë”.

Next Post

LETRA / Rama: Kombi i historisë u godit nga përçmimi i jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In