Disa nga femrat më të bukura në botë, janë lyer sikur janë rrahur, për fushatën kundër dhunës në familje.
Në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës, artisti dhe aktivisti Alexsandro Palomabo ka vendosur që të përdorë aftësitë e tij për të maskuar disa nga yjet më të famshëm të kësaj kohe si të rrahura, transmeton koha.net.
Fotografi të Kim Kardashian, Kendall Jenner, Angeina Jolie, Emma Watson, Miley Cyrus etj., janë edituar nga Palomabo, për të treguar se si do dukeshin ato të mavijosura e me sy të zi, për projektin “asnjë grua nuk është imune nga dhuna në familje”. /Telegrafi/