• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si Berisha nuk lejonte kreun e opozitës Fatos Nano në ’93 të shkonte në Strasburg, të zhvillonte takime elektorale dhe të fliste në Kuvend

by Ardit Rada
05/02/2021 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Dalja e fundit televizive e Fatos Nanos, i cili portretizoi Sali Berishën dhe Ilir Metën si pengues i zhvillimit të Shqipërisë dhe pjesë të së keqes së tranzicionit, ka trazuar kampin opozitar, i cili ka nisur një sulm të furishëm ndaj liderit historik socialist.

Nano akuzoi Sali Berishën për burgosjen e tij politike, në kulmin e moshës dhe vitalitetit, ndërsa për herë të parë e akuzoi edhe vrasjen e nënës së tij. Shumëkush mund t’i konsiderojë si të tejkaluara këto akuza, por dokumentet dhe dëshmitë konfirmojnë se Sali Berisha, në vitin 1993, i kufizonte disa të drejta kryetarit të opozitës, Fatos Nanon, që sot janë të paimagjinueshme. Bëhet fjalë për periudhën para arrestimit dhe burgosjes, kur Fatos Nano ishte si në statusin e Lulzim Bashës sot.

Në gjysmën e parë të vitit 1993, Sali Berisha nuk e lejonte Fatos Nanon që të merrte pjesë në delegacionet parlamentare në Strasburg, si kryetar dhe përfaqësues të opozitës. Në seancën e datës 3 qershor 1993, Namik Dokle, denonconte se kryetari i Kuvendit, nuk pranonte Nanon, si i propozuar nga PS, që të ishte pjesë e delegacionit në Strasburg, pa asnjë shkak. “…

Unë dua të bëj protestë, të cilën e kam bërë në Kryesi e po e bëj përsëri këtu, grupi ynë parlamentar në atë përfaqësim të Parlamentit tonë në Strasburg ka caktuar kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nanon, por Pjetër Arbnori nuk ka pranuar në mënyrën më flagrante që Fatos Nano të shkojë në Strasburg”, thoshte Dokle. Qëndrimi i Dokles nuk mori asnjë përgjigje.

Më herët, në datën 11 maj 1993, Luan Hajdaraga, në atë kohë një nga figurat kryesore të PS, denonconte urdhërimin e policisë për të dëbuar Fatos Nanon dhe deputetët e PS-së nga Kuçova, që të mos zhvillonin takime.

Luan Hajdaraga tha se “Ditën e diel, datë 9.5.1993, deputeti i zonës së Kuçovës, zoti Fatos Nano, së bashku me zotërinjtë deputetë Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj, Luan Hajdaraga e Tefik Ajazi, të shoqëruar nga autoritetet lokale të rrethit dhe të Bashkisë së Kuçovës, morën pjesë në një takim me elektoratin në sallën e kinemasë së qytetit. Forcat e policisë së qytetit, të përforcuara me kontingjente të ardhura nga Berati, kërkuan largimin e menjëhershëm të grupit të deputetëve, duke përdorur pretekstin absurd të moslejimit të një mitingu të paligjshëm.

Ndërkohë që banorë të shumtë kërkonin të takonin nga afër deputetin Nano, policia ndërhyri brutalisht, duke përdorur shkopinjtë e gomës për të shpërndarë njerëzit…  Kryesia e Parlamentit duhet të kërkojë sa më parë sqarimin e rrethanave e përgjegjësinë për ngjarjen e Kuçovës dhe të ushtrojë të gjithë autoritetin e saj pranë organeve kompetente, të cilat lypset të garantojnë zbatimin e të drejtave dhe lirive të deputetëve e të qytetarëve konform dispozitave të njohura kushtetuese”.

Nga ana e PD-së, reagon Agron Musaraj, i cili thotë se “Natyrisht, unë do t’i kisha në ruajtje zotërinjtë deputetë, se në shesh kishte simpatizantë të PS-së, por edhe të palës tjetër, të cilët ishin shumë të fyer nga akuzat dhe ofendimet që zoti Nano bëri për liderët e partisë së tyre dhe detyrimisht mund të kundërvepronin. Pra, më çudit fakti që kur policia zbaton ligjin dhe kryen detyrën, akuzohet për shkelje ligji.

Zotërinj deputetë, rendi do të garantojë çdo veprimtari të ligjshme dhe do të dënojë me forcën e ligjit çdo tentativë e veprimtari të paligjshme. Dhe besoj se të gjithë do të jemi të kësaj mendjeje, sepse të gjithë bërtasim për shtetin juridik”.

Sali Bersha përmes, njerëzve të tij, nuk lejonte kreun e opozitës, Fatos Nanon, as të fliste në Kuvend. Madje, as të jepte versionin e tij, ku Sali Berisha, hodhi në sulm kreun e KLSH, Blerim Çelën, duke ndërtuar disa akuza, në kuadër të planit për ta futur Nanon në burg.

Në 27 prill 1993, Musa Ulqini shprehej në Parlament “Z. Malasi, në qoftë se maxhoranca është vërtet një maxhorancë demokratike dhe jo një maxhorancë fashiste, duhet të lejojë që deputetët e Partisë Socialiste: Fatos Nano dhe Shkëlqim Cani të sqarohen këtu përpara opinionit publik, në mënyrë që njerëzit të jenë në gjendje të gjykojnë se ç’thotë njëra palë dhe pala tjetër.

Në qoftë se ju nuk i lejoni, kemi të bëjmë me një maxhorancë fashiste dhe ju do ta mbani përgjegjësinë”. Të gjitha koto kufizime nuk do të mjaftonin, pasi disa janë më vonë, Berisha hedh në sulm KLSH, kryeprokurorin dhe gjyqtarët, duke futur Nanon në burg, për 1 500 ditë me radhë. Akuzat u rrëzuan më vonë nga gjykata si të montuara./shqiptarja.com

Next Post
Korçë/ 64-vjeçari gjendet pa shenja jete në rrugë, policia jep detajet e para

Ngjarja e rëndë/ Grabitësit sulmojnë banesën në Kavajë, plagoset 13 vjeçari dhe nëna e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në  Gjirokastër dhe zonat përreth

Defekt i rëndë, ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

August 27, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

August 27, 2026
Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

August 27, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

“Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës”, propozimi i Braçes: E bëri PD-ja! Pse ta mbledhim ende te karburanti?

August 27, 2026
Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

Nga milionat dhe luksi te qelia, si ka ndryshuar realiteti për vëllezërit Tate

August 27, 2026

Ç’fitojmë me Kashar-Rrogozhinë?

August 27, 2026
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha: Ripërtëritja kusht për rikthimin në pushtet. S’kemi krizë lidershipi, por mungesë organizimi e komunikimi

August 27, 2026
Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

Hidhet shorti i Champions-it, finale të parakohshme që në start

August 27, 2026
SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

SHBA godet rrjetin kinez: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com