• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja sa kushton një apartament në Tiranë

by
07/10/2015 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja sa kushton një apartament në Tiranë

Këshilli i Ministrave ka miratuar çmimet e reja referencë të apartamenteve në Tiranë si dhe në të gjitha rrethet e tjera të vendit. Përmes një Udhëzimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Qeveria ka miratuar kostot e reja mesatare në ndërtim, si dhe çmimet në tregun e lirë të partamenteve, të cilat merren si referencë për efekt tatimi për çdo shitblerje, apo edhe për vlerësimin nga ana e bankave në momentin e kreditimit. E veçantë për këtë vit është se referencat e reja vijnë në një çast kur Qeveria ka miratuar edhe formulën e re për tatimin e qirave të apartamenteve e bizneseve, të cilat do t’i referohen këtyre çmimeve.

Çmimet në Tiranë
Ajo që bie në sy në tabelat e këtij viti është se çmimet referencë kanë mbetur të pandryshueshme krahasuar me një vit më parë. Çmimet më të shtrenjta hasen në zonën i ish Bllokut, ku një metër katror ndërtim kushton 190 mijë lekë. Çmime mjaft të shtrenjta prej 187,000 lekë për metër katror hasen edhe në zonën përreth Ministrisë së Jashtme. Po ashtu, përreth qendrës së Tiranës dhe përreth Rrugës së Kavajës, një metër katror ndërtim kushton 145,000 lekë për metër katror. Çmimet më të lira hasen në zonën që shtrihet nën Malin e Dajtit dhe në Allias, ku një metër katror ndërtim kushton 60 mijë lekë. Çmime relativisht të ulëta prej prej 65 mijë lekësh për metër katror hasen në zonën që shkon përtej ish Fushës së Aviacionit.

Rrethet
Ndërkohë që kemi rënie të lehta të çmimit referencë në disa rrethe të vendit, qytetet me rritje janë të pakta dhe mes tyre bie në sy Shkodra, ku çmimet janë rritur në në 58,000 lekë për metër katror nga 57,500 që ishin një vit më parë. Ndërkaq çmimet kanë kanë rënë në Vlorë nga 61,655 në vitin 2014, në 59,400 këtë vit. Rënie kanë shënuar edhe në Korrçë, ku çmimi për metër katror nga 47,000 në 2014, ka shkuar në 45,816 lekë për metër katror këtë vit. Po ashtu kanë rënë në Berat nga 42,190 në 41,000 lekë për metër katror. Rënie të lehta janë regjistruar gjithashtu në Kavajë, në Durrës apo në Shijak.

Qiratë
Çmimet referencë kanë marrë më shumë vlerë që nga korriku i këtij viti, në çastin kur Qeveria ndryshoi formulën e tatimit të qirave të apartamenteve, duke paralajmëruar edhe një aksion për përfshirjen e tyre në skemën e tatimeve. Nga korriku, tatimi mbi çdo ambient të dhënë me qira llogaritet përmes një formule që bazohet te natyra e objektit, vendndodhja e tij dhe çmimeve referencë të përcaktuar nga Qeveria. Formula e re e Këshillit të Ministrave përcakton si çmim referencë vlerën minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit në qytetin ku ndodhet objekti, e cila në çdo rast do të jetë jo më e vogël se 0.3 për qind të çmimit të shitjes së saj.

Formula e re: Si do përdoret çmimi referencë për qiratë
Nga 15 korriku 2015, tatimi mujor për sipërfaqet me qira është jo më i vogël se 0.3% e çmimit te shitjes se ndërtesës, ndërkohë që për çdo objekt me qëllim biznesi do të aplikohet çmimi referencë, i ndryshëm për çdo zonë si dhe për qëllimin e përdorimit të objektit (dyqane, zyra, parkingje). Sipas vendimit, vlera e dhënies me qira të ndërtesës përcaktohet në kontratën e noterizuar të qirasë, sipas legjislacionit të fushës. Në kontratë, veç të tjerave, duhet, detyrimisht, të përcaktohet qartë adresa ku ndodhet ndërtesa, sipërfaqja, në metër katror, dhe vlera mujore e qirasë së objektit. Vendimi i Qeverisë përcakton gjithashtu që noterët duhet të dorëzojnë brenda 15 korrikut, në Administratën Tatimore listat e kontratave të lidhura mes subjekteve, si dhe të dhënat mbi këto subjekte.

Llogaritja në qendër
Supozojmë se çmimi i shitjes/metër katror të një apartamenti banimi në qytetin e Tiranës është 190,000 lekë dhe sipërfaqja e këtij apartamenti është 70m2. Vlera minimale e qirasë mujore, për çdo metër katror, në këtë rast, është: 190 000 x 0.3 % == 570 lekë për metër katror. Sipas metodologjisë së re të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, vlera minimale e qirasë mujore, për këtë apartament të dhënë me qira, është: 70m2 x 570 lekë për metër katror = 39 900 lekë.

Next Post

Ndeshja , ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët: Tregohuni vigjilentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com