• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ja sa është në të vërtetë pasuria e Bill Gates dhe si do ta ndajë atë me Melindën pas divorcit

by
04/05/2021 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bill dhe Melinda Gates njoftuan se do të divorcohen pas 27 vjetësh martesë. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, çifti i cili u martua në vitin 1994, njoftoi për divorcin e tyre të hënën në rrjetin social Twitter.

Njoftimi ngre pikëpyetje se si çifti do të ndajë pasurinë e tyre masive. Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, është personi i katërt më i pasur në botë me një vlerë neto prej 146 miliardë dollarësh.

Ai jeton në shtetin Seattle të Washingtonit, ku të gjitha pasuritë e fituara përmes një martese ndahen 50 me 50, përveç nëse specifikohet ndryshe në një marrëveshje para martese.

Sidoqoftë më poshtë janë të renditura 11 fakte që vendosin pasurinë e tij në perspektivë, transmeton Telegrafi.

1. Bill Gates është bërë 41 miliardë dollarë më i pasur, vetëm gjatë vitit të kaluar

Më 4 maj 2020, vlera neto e Gates ishte rreth 105 miliardë dollarë.

Ai është gati 70 miliardë dollarë më i pasur sa sa ishte pesë vjet më parë në vitin 2016.

2. Bazuar në atë se sa u pasurua Gates vitin e kaluar, ai bën afërsisht 4,630 dollarë në sekondë

Kjo do të thotë se nuk do t’ia vlente koha e tij të ndalej dhe të merrte një kartëmonedhë prej 100 dollarësh që lëshoi në tokë.

3. Nëse Gates do të shpenzonte 1 milion dollar në ditë, do t’i duheshin rreth 400 vjet për të shpenzuar pasurinë e tij

Por edhe pse Gates kënaqet me disa lukse – të tilla sikurse është i pajisur me një aeroplan privat dhe me një shtëpi masive në Washington tani me vlerë prej 125 milionë dollarë – miliarderi është i njohur për të qenë relativisht i kursyer në shpenzimet e tij.

4. Gates është rreth 66 për qind më i pasur se monarkia britanike

Pasuria e familjes mbretërore britanike ishte me vlerë rreth 88 miliardë dollarë në vitin 2017, sipas Forbes.

5. Megjithëse Gates e bëri pasurinë e tij duke themeluar Microsoft-in me Paul Allen, ai zotëronte vetëm 1.3 për qind të kompanisë në vitin 2019 – dhe përsëri ka pasuri prej 146 miliardë dollarësh

Është e paqartë se sa për qind të kompanisë zotëron tani Gates pasi u largua nga posti i drejtorit të Microsoft në muajin mars të vitit 2020.

6. Gates mbetet personi i katërt më i pasur në botë edhe pasi dha të paktën 41 miliardë dollarë për bamirësi gjatë viteve

Gates dhe gruaja e tij themeluan Bill & Melinda Gates Foundation në vitin 2000, i cili tani është bërë fondacioni më i madh privat bamirës në botë dhe përqendrohet në shëndetin global dhe varfërinë.

Ai ka dhuruar 35.8 miliardë dollarë në aksione të Microsoft për fondacionin Bill & Melinda Gates, sipas Forbes, përcjell Telegrafi.

Në vitin 2010, Gates dhe Warren Buffett – tani personi personi i shtatë më i pasur në botë – themeluan “The Giving Pledge”, një organizatës bamirësie që inkurajon njerëzit më të pasur në botë të japin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi gjatë jetës së tyre ose pas vdekjes së tyre.

7. Gates është aq i pasur sa që një person mesatar amerikan që shpenzon 1 dollar është e ngjashme me Gates që shpenzon rreth 1.2 milion dollarë

8. Pasuria neto e Gates është më e madhe se Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) i Luksemburgut, Estonisë dhe Bolivisë – së bashku

GDP i Luksemburgut është rreth 71 miliardë dollarë, i Estonisë është 31.4 miliardë dollarë dhe i Bolivisë është 40.8 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

9. Gates është më i pasur se personi më i pasur në Azi dhe personi më i pasur në Kinë – së bashku

Biznesmeni indian, Mukesh Ambani me një pasuri prej 74.7 miliardë dollarësh, është personi më i pasur në Azi. Pasuria e Zhong Shanshan është me vlerë prej 66.3 miliardë dollarësh, ai është personi më i pasur në Kinë.

10. Gates mund t’ia japë 15 dollarë çdo personi të vetëm të gjallë në planet – dhe akoma do t’i kishte 28 miliardë dollarë në llogari

Popullsia e botës ishte 7,874,758,042 deri në maj 2021, transmeton Telegrafi.

11. Sipas Administratës së Sigurimeve Shoqërore (SSA), njeriu mesatar amerikan me një diplomë bachelor do të fitojë rreth 2.2 milionë dollarë gjatë jetës së tij, Gates e bën atë në pak më shumë se 28 minuta

Sipas SSA, një grua mesatarisht në SHBA me një diplomë bachelor do të fitojë 1.3 milion dollarë gjatë jetës së saj.

Bazuar në të ardhurat e tij prej 41 miliardë dollarësh në vitin e kaluar, Gates bën rreth 78 mijë dollarë në minutë sipas llogaritjeve të Business Insider.

/b.h

Next Post
Shqiptari i ri edhe si enverist në lojë

Rruga e Çermës, Braçe: Kush pështyu punën e shiti pështymën për 50 mijë lekë, turpin të mbajë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!

Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!

October 19, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Protesta, Tabaku akuzon për dhunë ndaj studentëve: Rama të mbajë përgjegjësi politike, çdo abuzim të hetohet!

October 19, 2026
Protesta studentore në Vlorë, një grup tentoi të nxirrte të rinjtë nga auditoret në rrugë, Policia ndërhyn në Universitetin “Ismail Qemali”

Akuzat e PD për hyrjen e efektivëve në Universitet, Policia e Vlorës sqaron ngjarjen: Morëm njoftim se 30-40 persona të moshave të ndryshme po pengonin mësimin!

October 19, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH për sulmet ndaj bankave: Depozitat, të sigurta, funksionimi normal i sistemit lidhet me mirëqenien e qytetarëve

October 19, 2026
Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

October 19, 2026
Peskov: Një takim trepalësh midis Putin, Trump dhe Xi në Kinë është i mundshëm

Peskov: Një takim trepalësh midis Putin, Trump dhe Xi në Kinë është i mundshëm

October 19, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

October 19, 2026
“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

October 19, 2026
Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

October 19, 2026
Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com