• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 28, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ja pse pandemia e radhës mund të vijë nga Brazili

Java News by Java News
21/05/2023 13:27
Ja pse pandemia e radhës mund të vijë nga Brazili
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në thellësi të pyjeve tropikale të Amazonës, shkencëtarët thonë se pandemia e ardhshme në botë mund të vijë nga kjo shpellë në Brazil, e cila është  më shumë se 1.5 kilometra e thellë. Ajo është shtëpia e mijëra lakuriqëve të natës. Por si kjo shpellë ka shumë të tjera që ekzistojnë në të gjithë Amazonën.

Habitatet e panumërta dhe speciet e lakuriqëve të natës janë shumë pak studiuara dhe  zbuluara. Por së fundmi ato kanë marrë gjithë vëmndjen e shkenctarëve të cilët shpresojnë se do të mund të parandalojnë  pandemitë e ardhshme si Covid-19.

Brazili ka më shumë  zona se çdo vend tjetër ku kushtet janë të përshtatshme që një virus të përhapet nga lakuriqët te njerëzit. Një analizë e agjencisë Reuters zbulon se zona të tilla në Brazil janë rritur më shumë se 40% gjatë dy dekadave të fundit.

“Është shumë e trishtueshme të dimë se ne kemi potencial të madh për të zbuluar dhe parandaluar epidemitë e reja, pandemitë dhe kjo nuk po merret parasysh, askush nuk po mendon për këtë. Përkundrazi, aktualisht po bëjmë një investim shumë të madh në  dëmtimin e mjedisit”.

Nga lakuriqët e natës kanë dalë disa nga viruset më shkatërrues në botë dhe Brazili është vendi i tretë në botë që ka numrin më të madh të tyre.

“Lakuriqët  e natës dihet që strehojnë mikroorganizma të ndryshëm. Prandaj ato duhen studiuar. Nëse nuk i studiojmë tani, mund të ketë shpërthime të tjera në të ardhmen dhe të përfundojmë në situatën në të cilën jemi sot, duke mos ditur se nga vjen ky shpërthim, nga vjen SARSCOV2. Dhe ky është një problem i madh, sepse nëse nuk dimë se si të identifikojmë rrugën që mori ky virus, pyetjen evolucionare dhe si arriti te njeriu, ne nuk mund ta luftojmë atë”.

Por me fonde të kufizuara, nëntë shkencëtarë të intervistuar nga gazetarët e Reuters thonë se nuk presin t’i zbulojnë shumë për këto specie.

“Fatkeqësisht, sfida jonë më e madhe janë paratë. Dhe që të mund të ecim përpara në këtë projekt, duhet t’u bëjmë thirrje bashkëpunëtorëve të huaj për të realizuar këtë kërkim të madh”.

Rreziku rritet edhe më tej me  shpyllëzimin e shpejtë të pyjeve të Amazonës. Shkencëtarët thonë se shpyllëzimi shkakton stres te lakuriqët e natës dhe disa studime kanë zbuluar se lakuriqët e stresuar mund të bartin më shumë viruse duke përbërë një kërcënim serioz për njerëzimin.

Shkatërrimi i habitatit të lakuriqëve të natës  u rrit gjatë administrimit të ish-presidentit Brazilian Jair Bolsonaro një populist i ekstremit të djathtë. Qeveria e tij hodhi poshtë rregulloret mjedisore dhe shkurtoi fondet për kërkimet  shkencore. Por gjatë administratës së tij kohë kur edhe vendi i tij u prek nga pandemia e COVID-19 u evidentuan problemet e sistemit shëndetësor në vend.

“Në kontekstin e pandemisë, rajoni i Amazonës vuajti më shumë se rajonet e tjera të vendit, sepse spitalet në qytetet e Amazonës përfunduan duke mos përmbushur një sërë nevojash të tjera shëndetësore për t’u fokusuar në pandeminë dhe në shumë vende. Kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe kemi pasur momente kolapsi në sistemin shëndetësor”.

Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se vendi është ende i paaftë për të dalluar një patogjen të rrezikshëm  pavarësisht se shanset që një virus i ri të dalë nga rajoni janë të larta.

“Çështja  është se  ne nuk kemi një sistem të përgatitur shëndetësor, e lëre më pastaj të përballojnë një  pandemi të  ardhshme.”

Pasardhësi i Bolsonaros, Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka premtuar të eliminojë shpyllëzimin në Brazil deri në vitin 2030. Por kjo do t’i  bënte që ai të ndryshonte ligjet në vend  dhe përpjekjet e tij për këtë nuk do të jenë  të lehta.

Një përfaqësues i grupeve të bizneseve i tha agjencisë së lajmeve Reuters se bizneset mbështetin përpjekjet e tij për të ndaluar shpyllëzimin e paligjshëm, por se prerja e ligjshme e pemëve është e nevojshme për të garantuar sigurinë e ushqimit dhe energjisë.

Megjithatë, prerja e pyjeve favorizon një patogjen i ri dhe vdekjeprurës duke i dhënë mundësinë në pjesën tjetër të Brazilit dhe më pas edhe në botë.

/a.r

Next Post
Vota blihet lirë në Greqi, pesë persona arrestohen me zarfe me nga 20 euro pak orë para hapjes së kutive

Vota blihet lirë në Greqi, pesë persona arrestohen me zarfe me nga 20 euro pak orë para hapjes së kutive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

“Pritet më shumë prodhim…”/ Lufta në Ukrainë shtoi parcelat me grurë në Shqipër: Mungon magazinimi

“Pritet më shumë prodhim…”/ Lufta në Ukrainë shtoi parcelat me grurë në Shqipër: Mungon magazinimi

May 27, 2023
Çip në trurin e njeriut? Elon Musk e bën “realitet”, ja si do funksionojë

Çip në trurin e njeriut? Elon Musk e bën “realitet”, ja si do funksionojë

May 27, 2023
Skandal i i sherrit në “BBVA”, ish-banori zbulon çfarë ndodhi në prapaskenë me debatin Efi-Zhaklina. Shpati: I gjeta…!

Zhaklina e ka goditur? Efi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë: U afrua shumë dhe…!

May 27, 2023
“Rrahëm rusin në Moskë se ofendoi Enverin”/ Rrëfimet e ish-azotikasve: Në uzinë u lidhën në martesë 70 çifte

“Rrahëm rusin në Moskë se ofendoi Enverin”/ Rrëfimet e ish-azotikasve: Në uzinë u lidhën në martesë 70 çifte

May 27, 2023
Horoskopi 28 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi 28 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

May 27, 2023
Ambasadorja Yuri Kim viziton Tropojën, mesazhi: Çdo mundësi që do të dalë para jush është…!

Ambasadorja Yuri Kim viziton Tropojën, mesazhi: Çdo mundësi që do të dalë para jush është…!

May 27, 2023
“Dhe ish ministri i Brendshëm më…”/ Rrëfimi i polakes së martuar në Shqipëri: Më bënë spiune në këmbim të s*ksit për shefat e Sigurimit!

“Dhe ish ministri i Brendshëm më…”/ Rrëfimi i polakes së martuar në Shqipëri: Më bënë spiune në këmbim të s*ksit për shefat e Sigurimit!

May 27, 2023
Gjendet në morgun e Barcelonës zemra e Saimir Sulës! Pritet dorëzimi tek familjarët e të ndjerit

Gjendet në morgun e Barcelonës zemra e Saimir Sulës! Pritet dorëzimi tek familjarët e të ndjerit

May 27, 2023
Ladi i ‘Barcelonës’: Vajzat duhen për të tërhequr klientët, djemtë shpenzojnë. Të kënaqet shpirti kur…!

Ladi i ‘Barcelonës’: Vajzat duhen për të tërhequr klientët, djemtë shpenzojnë. Të kënaqet shpirti kur…!

May 27, 2023
“Dasma m’u duk vendim i nxituar”/ Efi flet për raportin me Luizin e Kiarën pas përfundimit të BBV

“Dasma m’u duk vendim i nxituar”/ Efi flet për raportin me Luizin e Kiarën pas përfundimit të BBV

May 27, 2023
“Sa romantikë i keni këto emra”/ Rama s’kursen batuat me Romeon, kreun e bashkisë Finiq: Me poezitë e dashurisë…

“Sa romantikë i keni këto emra”/ Rama s’kursen batuat me Romeon, kreun e bashkisë Finiq: Me poezitë e dashurisë…

May 27, 2023
Ngjarja e rëndë/ 20-vjeçari shqiptar masakron për vdekje partneren serbe, njiheshin prej…!

Ngjarja e rëndë/ 20-vjeçari shqiptar masakron për vdekje partneren serbe, njiheshin prej…!

May 27, 2023
“Në Shkodër e mundi Luizi”/ I riu ‘masakron’ Berishën në takimin me Bashën: Absurde të flasim për të, se do as Tropoja!

“Në Shkodër e mundi Luizi”/ I riu ‘masakron’ Berishën në takimin me Bashën: Absurde të flasim për të, se do as Tropoja!

May 27, 2023
Historia e rrallë: Komploti i vrasjes së Azem Hajdarit u thur te ‘Barcelona’. Dy nga autorët, pinë kafe dhe ikën

Historia e rrallë: Komploti i vrasjes së Azem Hajdarit u thur te ‘Barcelona’. Dy nga autorët, pinë kafe dhe ikën

May 27, 2023
Gabimi në krye të PD? Basha: Jam penduar që i dhashë kohë Berishës, sapo u shpall non grata ta kisha larguar…!

Gabimi në krye të PD? Basha: Jam penduar që i dhashë kohë Berishës, sapo u shpall non grata ta kisha larguar…!

May 27, 2023
Për ata që derdhën lotë për dorëheqjen e Haradinaj

Albin Kurti sillet si i penduar për Marrëveshjen e Ohrit

May 27, 2023
Pse u riktheve në politikën aktive? Basha në Shkodër: Berisha nuk reflektoi, 14 maji është prova

Pse u riktheve në politikën aktive? Basha në Shkodër: Berisha nuk reflektoi, 14 maji është prova

May 27, 2023
Shkodër/ Basha, thirrje për protesta: Pa mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë

Shkodër/ Basha, thirrje për protesta: Pa mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë

May 27, 2023
Do jetë kryetarja e re e PD? Tabaku: Unë i kam fituar gjërat duke ecur ngadalë. Po i dëgjoj të gjitha palët…!

Do jetë kryetarja e re e PD? Tabaku: Unë i kam fituar gjërat duke ecur ngadalë. Po i dëgjoj të gjitha palët…!

May 27, 2023
Sarandë/ Rama: Kadastra është turpi ynë, kanë bërë zhele flamurin e PS! Kryebashkiakët duhet të kenë njerzillëk

Sarandë/ Rama: Kadastra është turpi ynë, kanë bërë zhele flamurin e PS! Kryebashkiakët duhet të kenë njerzillëk

May 27, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com