• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja pse ju mund të plakeni më përpara se miqtë tuaj

by Java News
27/08/2015 07:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në moshën 38-vjeçare nuk mund të flasim për plakjen, por fenomeni i degjenerimit të aftësive jetësore të trupit, edhe në mungesë të sëmundjeve, që çon deri në vdekje, ka filluar me kohë. Por nuk është e njëjta gjë për të gjithë individët, sepse ka ende të rinj që bëjnë jetë aktive. Nëse shumica e 38-vjeçarëve tregojnë për 38 vjeç, ka dhe nga ata që duken si 28, por ka dhe nga ata që duken si 61. Është normale që të rinjtë të plaken në mënyra të ndryshme: mënyra e jetesës është thelbësore.
Një çështje objektive
Gjithmonë ka ekzistuar, brenda një grupi, brenda një klase apo një shoqërie dikush që është 35 vjeç, por që duket si djalosh i ri, dhe një tjetër që duket si pensionist. Por nuk ka të bëjë vetëm mënyra e sjelljes apo e veshjes. Çështja është disi më komplekse dhe lidhet me plakjen biologjike të organizmit, që vjen në mënyra të ndryshme për të gjithë, dhe kur jemi të rinj ky lloj diversiteti është më i dukshëm.
Studimi
Një skuadër ndërkombëtare studiuesish ka monitoruar një grup vullnetarësh të moshës 72-73 vjeç, të lindur në Zelandën e Re, në qytetin Dunedin, duke vëzhguar indikatorët kryesorë të moshës kronologjike në lidhjet me fazat e ndryshme të jetës: në moshën 26, 32 dhe 38 vjeç. Rezultati ishte impresionues dhe solli në dritë normat e plakjes, të cilat janë jashtëzakonisht të ndryshme nga individi në individ. Raporti u publikua në Akademinë Kombëtare Shkencore, duke evidentuar se në një hark kohor prej pak vitesh, ka nga ata që nuk plaken fare, por ka dhe nga ata që plaken shumë. Pra faktori i plakjes është tërësisht subjektiv.
18 shenjat dalluese
Studiuesit, të udhëhequr nga hulumtuesi Daniel Belsky, kanë ndërtuar një listë me 18 faktorë fiziologjikë të plakjes ku përfshihen : presioni i gjakut, metabolizmi, funksionimi i veshkave, mushkërive dhe mëlçisë, kolesteroli, sistemi imunitar, shëndeti i dhëmbëve, etj. Ritmi mesatar i plakjes i vërejtur tek mijëra vullnetarë është 1.2 vjet për çdo vit. Por kishte dhe nga ata që kishin ritëm mesatar të plakjes më pak se 1 vit brenda një viti. Hapi tjetër i studimit nga hulumtuesit ishte marrja e informacioneve rreth stilit të jetesës për personat e marrë në studim. Ky studim i dytë do të shërbente për të kuptuar si cilat faktorë ishin më të rëndësishëm në procesin e plakjes, faktorët gjenetikë apo mjedisorë.

Mendimi i ekspertit
“Kur plakesh, rritet rreziku i të gjitha llojeve të sëmundjeve,” thotë Daniel Belsky, duke shtuar se objektivi i studimit duhet të jetë në gjendje të ndërhyjë në procesin e plakjes, në vend që të merret me sëmundjet e personit. Niccolo Marchionni, Drejtor i Strukturës Organizative të Kardiologjisë në Firence thotë: “Nuk është e habitshme që procesi i plakjes është i ndryshëm në persona të ndryshëm. Jetëgjatësia është një bilanc mes gjeneve dhe ambientit. Në këtë sens duhet të shihet procesi i plakjes. Por plakja është diçka me të cilën duhet të mësohemi, dhe një dhuratë që duhet ta fitojmë”. Profesor Marchioni e konfirmon që stili i jetës ndikon shumë në këtë proces.
Roli i stilit të jetës dhe mënyrës së të ushqyerit
Ekspertët thonë vazhdimisht se stili i jetës dhe mënyra e të ushqyerit luajnë një rol vendimtar në procesin e plakjes. Mjafton të kujtojmë një studim eksperimental të zhvilluar në vitin 2009 në Universitetin e Uiskonsin, thotë Niccolo Marchionni. Ai i referohej eksperimentit ku u zgjodhën një grup majmunësh, të cilët u ndanë në dy grupe: Të parëve iu dha akses i lirë për ushqime në frigorifer, ndërsa grupit tjetër iu dha një dietë me regjim të rreptë kalorish. 25 vjet më vonë, 80% e majmunëve që mbajtën dietë gëzonin akoma shëndet të plotë, ndërsa në grupin e dytë vihej re një numër i madh sëmundjesh të lidhura me zemrën e metabolizmin. Pra, edhe për njerëzit, vlen sekreti që për t’u plakur më mirë, duhet të hamë më pak.
Ja përse duhet të përdorim dietë mesdhetare
Qëndron pikërisht këtu sekreti i jetëgjatësisë. Dieta mesdhetare të bën mirë për shëndetin dhe të zgjat jetën: kjo është një fakt i konfirmuar. Studimi i hulumtuesve të Harvardit, shpjegon se dieta mesdhetare është e varfër në yndyrë dhe përfshin produkte të dobishme për shëndetin e njeriut, si peshk, vaj ulliri, fruta, perime, bishtajore etj. Mungesa e theksuar e alkoolit, apo përdorimi në mënyrë të moderuar i verës, na jep disa vite jetë më shumë
Studimi përfshiu gati 5000 infermiere amerikane
Dieta mesdhetare ruan më gjatë telomeret, segmente të kromozomeve tona që luajnë një rol thelbësor në rregullimin e procesit të plakjes. Studimi përfshiu gati 5000 infermiere amerikane, të ndjekura për vite me radhë me pyetësorë të përsëritur në kohën që bënin analiza gjaku, për të studiuar ADN-në e tyre. Telomeret e shkurtra janë të lidhura me jetëgjatësi më të shkurtër dhe rreziqe të larta të sëmundjeve kronike. Gjatësia e tyre ndikohet nga obeziteti dhe mënyra e të ushqyerit.

Next Post

10 histori të rralla rreth Uinston Çurçill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

May 4, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla: Mundësi të reja, zgjidhje problemesh dhe surpriza në dashuri

May 4, 2026
“16 baza ushtarake të goditura”, CNN: Shumica e instalimeve amerikane në Lindjen e Mesme janë dëmtuar rëndë nga Irani

“16 baza ushtarake të goditura”, CNN: Shumica e instalimeve amerikane në Lindjen e Mesme janë dëmtuar rëndë nga Irani

May 4, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

“Paketa e Maleve”

May 4, 2026
“Fajin e ka Blinken”/ Anëtari i kryesisë së PD: Basha ka marrë një vendim që nuk e dëshironte. Berisha i lënduar dhe i zemëruar, s’fiton

Për partitë tona mendimi ndryshe është “cilësi e borgjezisë”

May 4, 2026
DETAJE / Gjykata e Lartë vendos sot për rregullat e reja të paraburgimit

DETAJE / Gjykata e Lartë vendos sot për rregullat e reja të paraburgimit

May 4, 2026
48 liderë europianë mblidhen në Armeni, Rama në panelin kryesor të Samitit në Yerevan

48 liderë europianë mblidhen në Armeni, Rama në panelin kryesor të Samitit në Yerevan

May 4, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

May 4, 2026
Aksidenti/ Policia flet zyrtarisht, Radaçi ishte ndëshkuar për herë të fundit para 4 vitesh, tre akuza penale

Aksidenti/ Policia flet zyrtarisht, Radaçi ishte ndëshkuar për herë të fundit para 4 vitesh, tre akuza penale

May 4, 2026
Kërkoi t’i hiqej gjoba prej 100 mijë lekësh/ KAS rrëzon kërkesën e kryebashkiakes së Durrësit

“Ditë zie për Durrësin”, Sako: Si nënë ndaj dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët. Duhet reflektim i thellë

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In