• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ja pse i çuam mjekët në Itali”, Lubonja përplaset me ministrin Cakaj: Spektakël i keq

by Java News
01/04/2020 23:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, analisti Fatos Lubonja kritikoi ashpër veprimin e kryeministrit Edi Rama për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, për të luftuar koronavirusin, duke thënë se e bëri për propagandë dhe jo për solidaritet.

Por, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ky veprim u bë për solidaritet, pasi Italia ka qenë mbështetësja më e madhe e Shqipërisë, si në periudhën e tërmetit tragjik, ashtu edhe për negociatat.

Pjesë nga diskutimet:

Lubonja: Mjekët duhet të punojnë këtu, pastaj mund të ndezin qirinj edhe në xhami tjetër.

Cakaj: Çuarja e mjekëve në Itali nuk ishte për propagandë. Italia ka qenë mbështetësja jonë më e madhe, si për tërmetin, ashtu edhe për negociatat. Ky është një solidaritet social e human, sesa përpjekje për të bërë propagandë. Teza e Lubonjës përputhet me një artikull që ka shkruar në mediet holandeze. Unë kam tre përgjigje për Lubonjën.

Elementi i parë është që rezultatet e Shqipërisë, në fushat e prioritetet themelore, është i qëndrueshëm. Që kur janë hapur negociatat, ne kemi shumë gjyqtarë e prokurorë të larguar nga sistemi, kemi avancuar në luftën kundër krimit, pastrimit të parave dhe kanabisit. Burimi i parë është Komisioni Evropian, i dyti janë autoritetet italiane.

Elementi i dytë është se këtu po krijohet një përshtypje e gabuar. E vërteta është se Shqiëpria është i vetmi veënd në rajon që ka në Kushtetutë mekanizma ndërkombëtar, sic është ai i Reformës në Drejtësi.

Elementi tjetër është fakti që edhe KE e vlerëson që Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka lënë hapësirën ajrore të qasshme për një vend të tretë.

Lubonja: Ishte solidaritet apo spektakël, mendoj që ishte edhe spektakël nga ana e kryeministrti, madje spektakël i keq, por shumë shqiptarë nuk e kuptojnë, sepse edhe po të ishte solidaritet, duhet të ishte shumë më i matur, pasi edhe vendet diktatoriale nuk kanë dalë kryeministrat duke bërë spektakël, por kanë dërguar qeveritë mjekë e ekipe. Ishte fyese për shqiptarët, sepse e gjitha gjëja u bë sikur e bëri Edi Rama, dhe na trajtuan italianët sikur të ishim nën udhëheqjen e Gadafit. Këto janë histori qesharake. Edhe nëse do të ishte bërë ky solidaritet, duhet të ishte bërë jo në këtë formë.

Sa i përket artikullit tim, ku them se po mbështetet narkoshteti, ka argumente për muxhahedinët, etj. Por thelbi është sistemi që ka ngritur dhe Evropa neoliberal, që ka harruar problemet e mëdha që ka krijuar. Ne, them unë, nuk është e keqja që na vjen vetëm nga komunizmi, sikur kemi bërë hapa përpara, por them se ka dështuar narrativa e tranzicionit. Ne jemi në një regjim që po përkeqësohet dhe vjen nga e njëjta sëmundje që ka dhe perëndimi, pushteti i oligarkive, që pushtojnë politikën, dhe që u vu re edhe te kriza e koronavirusit. Evropa është dominuar nga interesat e të fuqishmëve. Ne jemi karikaturë, sepse të fuqishmit tanë janë trafikantë, por Evropa nuk do ta shikojë këtë. Ne kemi një postdemokraci me fytyrë çnjerëzore.

Next Post
“Përdorte emrin e saj për mashtrim vizash”, xhaxhai i Greta Koçit dënohet me 7 vite burg

“Përdorte emrin e saj për mashtrim vizash”, xhaxhai i Greta Koçit dënohet me 7 vite burg

Comments 2

  1. leka says:
    6 years ago

    Lubonja njeriu me cinik ,me i pa shpirt, qe vjedh vrer per veprimet humane te shtetit te tij kundrejt nje populli dhe shteti mik ,sic eshte Italia .Turp qe ekziston neper studio nje virus i till publicistik

    Reply
  2. Anonymous says:
    6 years ago

    Palaco te till jane virusi ketij vendi si Lubonja dhe disa te tjere qe vjellin vrere neper ekrane te tv te ndryshme .Turp Turp

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In