Analisti Frrok Çupi e ka konsideruar Sali Berishën ‘tiranin’ e fundit të Ballkanit duke e krahasuar me figura si Millosheviç e Izetbekoviçin.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, sipas Çupit Berisha nuk i ka sjell asnjë të mirë vendit dhe që është një kërcënim për paqen në Ballkan. E pikërisht për këtë arsye Amerika e ka në vëmendje Ballkanin Perëndimor dhe e ka shpallur non-grata Berishën.
Deklarata e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për Piramidën, sipas Çupit ka mesazhe të fshehta.
“Berisha e kërkon sherrin vetë edhe pasi është goditur nga superfuqia dhe sfidon dhe të njëjtën sfidë përdor dhe Amerika, por më me takt dhe elegante. Kim flet në mënyrë shumë të figurshme, përmban 2 mesazhe të mprehta, e para që është një periudhë e lënë pas, ajo e diktaturës dhe opozita mbahet pas komunizmit dhe nuk ka asnjë kauzë tjetër dhe e dyta është mesazhi i një epoke të re, inovacioni është ajo çfarë kërkon Amerika”, tha Çupi.
Mes të tjerave në ‘Repolitix’ u diskutua edhe në lidhje me takimin që u mbajt sot mes dy presidentëve Biden-Putin.Nga sa është raportuar nga mediat ndërkombëtare prestigjioze, Ballkani Perëndimor nuk ka qenë pjesë e diskutimeve mes dy palëve. Sipas tij kjo e ka një arsye pasi preken interesat e të dy palëve.
“A është Ballkani një çështje që duhej të kishte zënë vend? Duhej. Besoj se asnjëherë nuk ka kap pasur një fokus të drejtpërdrejt me Ballkanin. Mos të harrojmë pozitën tonë ne jemi Ballkan, jemi Mesdhe dhe e treta jemi në mes të hartës së Europës. Është një gjë e shenjtë të flasësh për Ballkanin është një gjë kaq delikate dhe kaq e panevojshme sepse preken interesat e të dy palëve fort. SHBA dhe Rusi kanë interes në Ballkan, pa Mesdheun s’do kishim fuqinë ruse dhe amerikane. Kështu që interesat janë aq të mëdha saqë nuk preken.
Kjo është një zonë që është aq delikate saqë do zinte vend ajo fjala që Ballkani është fuqi barut. Në dimë farë hapur një gjë, që nëse nëpërmjet asaj çfarë ka bërë Rusia që nga viti 2016, që organizoi tre gushte shteti në Ballkan. Janë tre grushte shteti, nuk i vë dot gisht, por janë grushte të njëjtit lloj, të të njëjtit stil. Ajo çfarë lexojmë në kohët e fundit është një vëmendje të SHBA në rajonin tonë. Ka indice të një tentative të një ndërhyrje të Rusisë në këtë vend”, u shpreh.
/b.h