• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ja pse bomba me hidrogjen është më e rrezikshme se atomikja, dëmet katastrofike

by Java News
04/09/2017 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut testoi me sukses një ditë më parë bombën termobërthamore, një bombë hidrogjeni e cila shkaktoi një tërmet me 6.3 ballë. Po çfarë është një bombë me hidrogjen? Dhe pse, nëse konfirmohet, ky shpërthim i ri do të ishte veçanërisht shqetësues?

EDHE ME SHKATERRIMTARE. Bomba me hidrogjen ose Bomba-H është arma më shkatërruese bërthamore e krijuar ndonjëherë nga njeriu. Në aspektin ushtarak, konsiderohet një evolucion i bombës atomike “të thjeshtë” dhe funksionon me një reaksion të fuzionit termobërthamor, jo shumë ndryshe nga ajo që ndodh brenda Diellit.

Kjo armë është shumë më e fuqishme se bombat atomike që goditën Hiroshimën dhe Nagasakin.

DALLIMI. Një bombë “tradicionale” atomike është e bazuar në procesin e ndarjes në zinxhir të bërthamës atomike të një materiali të zbërthyeshëm (si urani 235 apo plutoni 239), e cila ndodh në mënyrë të pakontrolluar dhe lëshon një sasi të madhe energjie.

NJË FAZË E MËTEJSHME. Në Bombën-H shtohet edhe një fazë: ​​zbërthimi atomik përdoret për të krijuar një shpërthim të parë dhe për të shkaktuar reaksionet e fuzionit bërthamor (më i dhunshëm) që gjenerojnë temperaturat dhe trysni, në gjendje për të transformuar hidrogjenin që përbahet në një serbator brenda bombës në helium, në një mënyrë të ngjashme me atë që ndodh me Diellin. Prandaj Bomba-H shpesh quhet një bombë atomike “me dy faza”.

KRAHASIMI. Janë pikërisht dy fazat e shpërthimit që e bëjnë edhe më të rrezikshme se një bombë atomike: në qoftë se një pajisje konvencionale bërthamore ka një fuqi shpërthyese prej 15-20 kilotonë, bomba me hidrogjen e testuar më 1 nëntor, 1952 nga amerikanët në ishullin Elugelab, në Paqësor (i ashtuquajturi “Mike Test”), i pati një fuqi prej 11 megaton, 800 herë më shumë se bomba e Hiroshimës, dhe një valë të nxehti që arriti një rreze 56 km. Në fakt, elementi më shkatërrues dhe i rrezikshëm në rastin e një bombe me hidrogjen është shpërthimi, jo rrezatimi.

JO PËR TË GJITHE. Nëse teknologjia për një bombë termonukleare është e njohur – Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e kanë zhvilluar atë në vitet 1960 – pak më pak të ditura dhe më komplekse janë ndërtimi dhe gjetja e hidrogjenit të nevojshëm.

HISTORIA E BOMBES-H. Në vitet ’50. zhvillimi i bombës atomike nga ana e sovjetikëve u dha krahë fajkonjve në Amerikë për të promovuar një armë edhe më shkatërruese bërthamore: bombën me hidrogjen, ose bombën H.

Avokati i saj ishte fizikani i lindur në Hungari, Eduard Teller, i cili edhe u përpoq të bënte komplot kundër Robert Oppenheimerit, babait të bombës atomike amerikane. Ky i fundit, në fakt, besonte se bomba atomike ishte tashmë një pengesë e mjaftueshme për të dekurajuar çdo sulm ndaj SHBA. Por udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të Uashingtonit tashmë kishin vendosur ta “hiqnin qafe”, si pengesë.

Pra, projekti i ri iu besua një grupi të përbërë nga dy fizikantë amerikanë, Richard Garuin dhe Eduard Teller, si dhe një matematikan polak, Stanislav Ulam. “Po të mos kishim punuar ne,” tha Garuin, “shkencëtarët ushtarakë do ta kishin bërë vetë. Dhe gjithçka do të përfundonte në duart e ushtrisë, pa asnjë mundësi kontrolli të jashtëm”.

ISHULLI I SHKATERRUAR. Më 1 nëntor 1952, Shtetet e Bashkuara kryen testin “Mike”, i cili zhduku plotësisht Elugelabin, një ishull të Paqësorit. Një vit pas u erdhi radha rusëve. Më shumë se armë ishin, në fakt, instrumente të shfarosjes: nëse atomikja e Hiroshimës kishte shkatërruar një qytet dhe vrarë 200,000 njerëz, një mega bombë me 11 megatonë mund të fshijë një metropol me 20 milionë banorë.

SAKHAROV, BABAI I BOMBES-H SOVJETIKE. Ka një histori brenda historisë së bombës me hidrogjen dhe ka të bëjë me një shkencëtar me reputacion, Andrej Sakharov (1921-1989). Kur ishte vetëm 27 vjeç, ai ndodhej tashmë në Arzamas-16, një qytet i fshehtë ku sovjetikët ndërtuan arsenalet e tyre bërthamore. Ai ishte babai i Bombës-H sovjetike, që u zhvillua për të mbrojtur atdheun e tij. Por në vitin 1961, ai ndryshoi mendje. Së pari planifikoi një test në atmosferë me një bombë prej 100 megaton, pastaj kuptoi se ky test do të shkaktonte një kontaminim radioaktiv dhe përgjysmoi fuqinë e bombës. Në fund, ai nisi të mbrojë të drejtat e njeriut dhe u bë disident: u arrestua, u izolua në Gorkij, i mbikëqyrur nga Kgb. Ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1975, por nuk mundi ta tërhiqte atë. U lirua në vitin 1986 falë Gorbaçovit. “Focus” – Bota.al

http://www.bota.al/2017/09/bomba-me-hidrogjen-qe-testoi-sot-korea-e-veriut-pse-eshte-me-e-rrezikshme-se-atomikja-dhe-demet-qe-mund-te-shkaktoje/

a.ç

Next Post
PD: Qeveria gënjen për “CEZ”, avokati ndërkombëtar këshilloi të mos kryhej marrëveshja

PD kërkon ribërjen e reformës territoriale: Të ndryshojë numri i bashkive nga 60 në 100

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In