• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon ribërjen e reformës territoriale: Të ndryshojë numri i bashkive nga 60 në 100

by Java News
04/09/2017 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita do t’i rikthehet sërish reformës territoriale. Përmes kësaj reforme, opozita kërkon shtimin e numrit të bashkive nga 61, që janë aktualisht, në 100 bashki pasi, sipas saj, vetëm në këtë mënyrë u ofrohet shërbimi i duhur qytetarëve në mbarë vendin.

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho konfirmoi për “Gazeta Shqiptare” se PD-ja do të kërkojë ribërjen e reformës territoriale pasi me ndarjen aktuale pushteti vendor është larguar nga qytetarët.

“Reforma territoriale e kryer nga maxhoranca në mënyrë të njëanshme dhe me forcën e kartonëve pati si objektiv të parë dhe të vetëm ndarjen territoriale për përfitime zgjedhore. Sot këtë e kupton çdokush. Kjo e ashtuquajtur reformë duhet ribërë për të eliminuar defektin e më sipërm, por edhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve, të cilat në vend që të përmirësoheshin, sikurse u pretendua, janë përkeqësuar dhe pushteti vendor është shkëputur dhe larguar nga qytetarët.

Nuk duhet të nisemi nga numri i njësive për të hartuar kufijtë e ndarjes. Nëse nisemi nga dy parametrat që përmenda më sipër numri i njësive del si derivat i tyre”, shprehet z.Spaho.

Por në të kundërt PD-ja nuk përjashton nga plani i saj zhvillimin e referendumeve lokale.

Mësohet se shumë shpejt do ngrejë një grup pune që do hartojë propozimet për një ndarje me më shumë se 61 bashki, shkruan gsh.al

Sipas demokratëve 100 bashki i bëjnë më të afërta shërbimet për qytetarët. Reforma territoriale nuk është pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por në takimin e parë me grupin e ri parlamentar, kreu i opozitës e renditi si një nga çështjet kryesore të Partisë Demokratike me nisjen e legjislaturës së ardhshme.

Vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha me datën 26 korrik, pas mbledhjes së parë me grupin e ri parlamentar deklaroi: “Beteja për zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jetë një ndër beteja kryesore së bashku me betejën për një ndarje të drejtë territoriale që i përgjigjet interesave të qytetarëve dhe jo të politikës grabitqare dhe me reformat e tjera të rëndësishme për vendin. Një gjë është e sigurtë, opozita jonë do të jetë opozitë institucionale parlamentare, por do të jetë po kështu opozitë aktive qytetare, e cila do të shtrihet në çdo hapësirë për të luftuar për të drejtat e qytetarëve”.

Partia Demokratike nuk e pranoi asnjëherë reformën e bërë nga qeveria “Rama” në mandatin e saj të parë, së bashku me LSI-në dhe PDIU-në. Në atë kohë, demokratët mbrojtën idenë se ndarja e re i shërbente rritjes së pushtetit politik të kryeministrit, largonte shërbimet nga qytetari dhe rriste kostot. Mësohet, gjithashtu, se reforma territoriale ka qenë pjesë e diskutimeve mes Ramës dhe Bashës, por mungesa e një marrëveshjeje për këtë çështje më 18 maj e komplikon parashikimin, nëse me nisjen e legjislaturës së re do të ketë apo jo mirëkuptim për të prekur reformën territoriale 3 vjet pas miratimit të saj.

 

a.ç

 

Next Post
Rama thyen heshtjen për ministrat teknikë: Misioni i tyre mbaroi, pres të largohen

Rama u heq shpresat profesorëve: Akademia e Shkencave të reformohet, ndryshe asnjë qindarkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregtia me BE-në zë 46.2% të totalit, Italia dhe Kina kryesojnë partnerët tregtarë gjatë gushtit 2026

Inflacioni në muajin gusht 2026 arrin në 3,0% sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit

September 18, 2026
Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

September 18, 2026
Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

September 18, 2026
Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

September 18, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Gazi rus drejt Europës? Putin fillon negociatat me ekstremin e djathtë gjerman

September 18, 2026
Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

September 18, 2026
Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com