• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja penalitetet nëse efektivët gënjejnë për Sky dhe EncroChat/ Lamallari: Afat deri nesër për formularin

by A M
04/01/2024 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nesër është afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” nga Policia e Shtetit.

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se si të dhënat e plotësimit dhe të formularit por edhe ata që refuzojnë ta plotësojnë do të merren parasysh.

“Po vijojmë nismën për vetëpastrimin e policisë së shtetit e mishëruar me urdhrin e ministrit të Brendshëm për plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit. Kujtojmë që nesër është afati i fundit. Ka edhe disa formularë të tjerë që duhen plotësuar dhe përfunduar brenda afatit.

E rëndësishme është se çdo gjë do merret në konsideratë plotësimi dhe mosplotësimi dhe të dhënat e reflektuara aty. Verifikimet që më pas bëhen dhe bashkëpunimi që ne kemi me partnerët ndërkombëtarë.”

Mund të largohet nga uniformat blu një polic që thjesht e ka pasur dhe nuk e ka përdorur një aplikacion të tilllë?

“Ka dy momente që duhet të sqarojmë. Përdorimi në vetvete nuk përbën vepër penale në asnjë vend të Europës për faktin e thjeshtë se këto janë teknologji shumë të vona dhe ligjit evoluojnë me kalimin e kohës pasi konstatohen fenomene të caktuara. Përdorimi në vetvete nuk përbën vepër penale por nga ana tjetër ne kemi një moment shumë të rëndësishëm kur Shqipëria është treguar shumë aktive duke u rreshtuar krah vendeve të BE të cilat megjithë mangësitë ligjore vedosën për të shfrytëzuar këtë mundësi të artë për forcimin e bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese që do të thotë sekuestrimin e këtyre pajisjeve dhe marrjen e të dhënave që mund të çojnë në indicie për aktivitet të dyshuar kriminal. Dua të theksoj se formulari i deklarimit përbën një dokument zyrtar dhe çdo informacion i pasaktë i paplotë përbën shkelte ligjore ashtu siç për çdo dokument tjetër zyrtar. Kujtojmë dhe formularët e dekriminalizimit. E njëjta filozofi aplikohet në këtë rast edhe për punonjësit e policisë së shtetit”, tha Lamallari.

Ai foli dhe për pasojat me të cilat do të përballen efektivët që gënjejnë në formular.

“Konsiderohet shkelej e rëndë disiplinore dhe përbën shkak për përjashtim të menjëhershëm nga policia e shtetit…”, shtoi ai.

Të gjjthë formularët do t’i nënshtrohen një analizimi të plotë në vijim. Kujtojmë se SPAK po zhvillon hetime të thelluara në bazë të të dhënave të ardhura nga EUROPOL për të identifikuar punonjësit e policisë që kanë patur kontake me botën e krimit përmes aplikacioneve të komunikimit “Sky ECC” dhe “EncroChat.

/a.d

Next Post
“S’ka policë te dera e banesës”, avokati i Berishës: Nuk i cenohet aktiviteti politik nga arresti në shtëpi

“S’ka policë te dera e banesës”, avokati i Berishës: Nuk i cenohet aktiviteti politik nga arresti në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com