Nëse ndjeni vështirësi në arritjen e orgazmës, nuk jeni të vetmet. Një në tre 3 gra has probleme për të arritur kënaqësinë seksuale, ndërsa 80% e femrave e kanë të vështirë të arrijnë orgazmën vetëm përmes seksit vaginal.
E megjithatë, ekspertët thonë se është thjesht çështje kohe.
Kënaqësia seksuale sa vjen e shtohet me arritjen e pjekurisë, thonë seksologët.
Përshembull, vetëm rreth 61% e vajzave 18-24 vjeç thonë se kanë përjetuar orgazëm. Por në periudhat e ardhshme të jetës, duket se gjithçka sa vjen e bëhet më e lehtë.
60% e grave në të 30-at përjetojnë orgazëm, ndërsa në moshën 40-50, rreth 70% e tyre!
Mund të mendoni se ndodh e kundërta, por nuk është çështje fizike sa është çështje psikologjike. Me kalimin e viteve dhe me shtimin e përvojës seksuale, gruaja ndihet gjithnjë e më e lirshme në shtrat, duke mësuar si të kënaqen, me anë të vetëstimulimit fizik e psikologjik.
Dhe mbi të gjitha, fitojnë vetëbesim në shtrat, që është çelësi i kënaqësisë së fundme seksuale!
Burimi: Woman’s day