• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja mesazhet që do të jenë në “menunë” e darkës në Bruksel/ DW: Cili do të jetë “oreksi” i vendeve anëtare?

by
18/05/2021 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atmosfera në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor do të jetë e rekalsuar, e darka megjithatë konsiderohet si “darkë pune”. Flitet se Josep Borrell ka përgatitur një non-paper.

Krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Bruksel të martën (18 maj) për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE. Ish-shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka nisur këtë praktikë të mbledhjes së udhëheqësve nga rajoni për të diskutuar situatën në rajon dhe marrëdhëniet e këtyre vendeve me BE – në një atmosferë më pak formale. Josep Borrell do ta vazhdojë këtë traditë.

“Ballkani Perëndimor është një çështje e madhe gjeopolitike për BE. Rajoni është pjesë e problemit, por edhe pjesë e zgjidhjes. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta shohim atë nga një këndvështrim gjeopolitik dhe këtë do ta bëjmë në një darkë në Bruksel, në të cilën shpresoj se do të marrin pjesë të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Borrell.

Një javë para darkës, ministrat e jashtëm të BE mbajtën një debat gjeostrategjik në Bruksel, folën për “dështimin në angazhimin e BE në Ballkanin Perëndimor”. Në Bruksel thonë se janë të vetëdijshëm për faktin se gjërat janë gjithnjë e më të ashpra në marrëdhëniet midis rajonit dhe Brukselit – si kur bëhet fjalë për politikën e zgjerimit ashtu edhe për politikën e jashtme.

“BE është i shqetësuar për zhgënjimin në rritje në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ngecjeve në procesin e zgjerimit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shikojmë se si të kthejmë ndikimin e humbur në rajon”, thuhet në burimet diplomatike evropiane.

Ky “frustrim” definohet si “një ndjenjë e zhgënjimit të thellë të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor me procesin e anëtarësimit në BE”, thuhet në një dokument jozyrtar që u publikua para takimit të Këshillit të Ministrave. Jozyrtarisht, në Bruksel thonë se ky non-paper (në morinë e dokumenteve të këtilla që janë paraqitur javët e fundit) është përpiluar nga vetë Josep Borrell.

Megjithëse ky dokument nuk zgjoi vëmendje aq shumë sa non-papers të tjerë fantazmë për ndryshimin e kufijve, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ose rregullimin e B-H, dokumenti “Angazhimi i shtuar i BE në Ballkanin Perëndimor” ka përcaktuar kornizat aktuale të politikës së BE ndaj këtij rajoni.

Çfarë mund të presim nga BE?

Përveç frazave të njohura të “mbështetjes së qartë dhe të fortë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, se “e ardhmja e rajonit është në BE”, “rëndësia e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit është me rëndësi edhe për stabilitetin dhe sigurinë e BE-së”, se reformat janë të “domosdoshme”, se nevojitet një “bashkëpunim i mirë fqinjësor”, në këtë dokument flitet edhe për “pakënaqësinë e thellë dhe zhgënjimin e rajonit me politikën evropiane të zgjerimit”.

“Mungesa e vendosmërisë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, përparimi i ngadalshëm i negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, por edhe në zbatimin e përparësive kryesore në B-H dhe në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, pasiguria në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe perceptimi i dërgimit të ngadalshëm të vaksinave nga BE në rajon”, janë disa prej temave që preken në këtë dokument.

Mesazhi kryesor i dokumentit është forcimi i pranisë evropiane në rajon, shpeshtimi i vizitave të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe vendeve anëtare në rajon, thirrjet më të shpeshta për përfaqësuesit e rajonit në Bruksel, diplomacia publike dhe koherente e artikuluar mirë rreth BE-së dhe rolit të saj në rajon por edhe politika në këtë rajon ndaj BE-së.

“Unë kam kërkuar nga vendet anëtare që të japin propozime konkrete në këtë drejtim. Unë pres që t’i shqyrtojmë ato para verës. “Ne nuk do të presim më as dy vjet dhe as dy muaj, për të vepruar”, thotë Borrell.

Menyja gati, të shohim sa do të ketë “oreks”?

Nga B-H pritet (ende) të bëjë përparim lidhur me 14 prioritetet kryesore të Komisionit Evropian, si dhe “përmirësimin e funksionimit të vendit, duke filluar me reformën zgjedhore dhe kushtetuese”. Nga Serbia dhe Mali i Zi (akoma) pritet të përshpejtojnë proceset e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, por edhe më shumë angazhim politik në konsolidimin e orientimit gjeopolitik, i cili më së shumti i referohet Serbisë.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, mesazhi është (përsëri) i njëjti: nuk ka ndarje të negociatave të pranimit që duhet të fillojnë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kosovës dhe Serbisë u kërkohet të “përdorin momentin e mandateve të forta politike nga udhëheqja nga të dy palët” për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Të gjitha këto mesazhe do të jenë në “menynë” e darkës së gjashtë udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku nuk mund të priten rezultate të mëdha. Por mbetet të shihet se cili do të jetë “oreksi” i vendeve anëtare, të cilat duhet të tregojnë unitet politik për përparimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor./DW

/b.h

Next Post
FOTO/ Nuk arriti të fitonte mandatin e deputetes, Rudina Hajdari bën lëvizjen e menjëhershme

FOTO/ Nuk arriti të fitonte mandatin e deputetes, Rudina Hajdari bën lëvizjen e menjëhershme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In