• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja kush janë 7 agjentët më të pasur në botën e futbollit

by Java News
25/09/2015 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja kush janë 7 agjentët më të pasur në botën e futbollit

Revista ekonomike amerikane “Forbes” kanë publikuar një studim që i referohet të ardhurave të menaxherëve të futbollistëve. Ja cila është renditja e shtatë menaxherëve më të pasur në botën e futbollit…

7-Thomas Kroth

Agjencia: Pro Profil

Futbollistët që përfaqëson: Manuel Neuer, Aleksander Dragovic, Shinji Kagawa, Sebastian Rode, Jose Holebas

Vlera e gjithë kontratave: 197.8 milionë euro

Fitimi i agjencisë: 19.9 milionë euro

Ish-mesfushor shumë i vendosur i kombëtares gjermane, Kroth është bërë edhe më i suksesshëm si menaxher sesa si futbollist, që kur vari këpucët në gozhdë në vitin 1991. Nën përfaqësimin e tij është një nga portierët më të mirë në planet, Manuel Neuer i Bayern Munich, ashtu si ish-futbollisti i Manchester United, Shinji Kagawa.

6-Fernando Felicevich

Agjencia: Fernando Felicevich

Futbollistët që përfaqëson: Alexis Sanchez, Arturo Vidal, Claudio Bravo, Gary Medel

Vlera e gjithë kontratave: 200.6 milionë euro

Fitimi i agjencisë: 20.3 milionë euro

Felicevich ka hyrë në renditjen e menaxherëve më të pasur, pas Kupës së Botës që u zhvillua në Brazil, 15 muaj më parë. Disa futbollistë të Kilit, të përfaqësuar prej tij, shkëlqyen në atë veprimtari dhe vlera e tyre u rrit së tepërmi edhe këtë verë kur fituan Kupën e Amerikës. Katër lojtarë që menaxhohen nga Felicevich ishin në formacionin e Jorge Sampaolit. Sanchez luan te Arsenal, Vidal te Bayern, Bravo te Barcelona dhe Medel te Inter. Jo keq!

5-Mino Raiola

Agjencia: Mino Raoila

Futbollistët që përfaqëson: Paul Pogba, Henrikh Mkitarhyan, Blaise Matuidi, Zlatan Ibrahimovic, Maxwell, Romelu Lukaku, Mario Balotelli

Vlera e gjithë kontratave: 252.2 milionë euro

Fitimi i agjencisë: 25.3 milionë euro

Sër Alex Ferguson e ka fajësuar Raiolan për mënyrën si Paul Pogba u largua nga Manchester United, duke e quajtur tradhtar, por menaxheri i mesfushorit francez më shumë është i njohur si një shitës lojtarësh. Kjo figurë është nga mënyra si ka menaxhuar Zlatan Ibrahimovic. Në fillim të vitit 2014 u bë edhe menaxheri i Romelu Lukaku, duke e blinduar me një kontratë të majme te Everton. Henrikh Mkitarhyan është “diamanti” i radhës për menaxherin që ka edhe Mario Balotelli në listën e tij.

4-Jose Otin

Agjencia: Bahia Internacional

Futbollistët që përfaqëson: Vitolo, Fernando Torres, Javi Martinez, Jesus Navas, Pedro, Raul Garcia, Nacho Monreal

Vlera e gjithë kontratave: 259 milionë euro

Fitimi i agjencisë: 26 milionë euro

Jose Otin e ka shtirë rrjetën e tij në gjithë Europën, duke i dërguar si nga “yjet” e tij në secilin prej pesë kampionateve më të forta të kontinentit. Menaxheri i shoqërisë “The Bahia Internacional” punon vetëm me futbollistë spanjoll, por kjo nuk e ka penguar ish-spikerin e një radio iberike, t’i çojë lojtarët edhe jashtë La Liga.

3-Volker Struth

Agjencia: SportsTotal

Futbollistët që përfaqëson: Marco Reus, Mario Gotze, Toni Kroos, Benedikt Howedes, Sidney Sam, Omer Toprak, Gonzalo Castro, Josip Drmic.

Vlera e gjithë kontratave: 377 milionë euro

Fitimi i agjencisë: 37.7 milionë euro

Menaxheri i agjencisë “SportsTotal” është më i fuqishmi në futbollin gjerman, me disa nga futbollistët më të mirë që luajnë aktualisht në Bundesligë, të përfaqësuar prej tij. Mario Gotze është një nga emrat më të famshëm. Deklarata e Struth këtë verë, ku e akuzonte trajnerin e Bayern Munich, Pep Guardiola, se po e “shkatërronte” futbollistin e tij nga lënia në stol, bëri bujë të madhe.

2-Jonathan Barnett

Agjencia: Stellar Group

Futbollistët që përfaqëson: Gareth Bale, Joe Hart, Wojciech Szczesny, Scott Sinclair, Luke Shaw, Rafael, Glen Johnson, Phil Jagielka, Steven Naismith, Ashley Cole, Sylvain Distin, Tony Hibbert, Richard Wright

Vlera e gjithë kontratave: 389 milionë euro

Fitimi i agjencisë: 39 milionë euro

Barnett ishte ideatori dhe realizuesi i kalimit më të shtrenjtë që është regjistruar në historinë e futbollit kur Gareth Bale la Tottenham për të shkuar te Real Madrid, në vitin 2013, për 115 milionë euro. Një verë më pas e çoi Luke Shaw nga Southampton te Manchester United për 40 milionë euro. Barnett tha në fillim të këtij muaji se Bale nuk ka qenë kurrë pranë kalimit nga “Bernabeu” në “Old Trafford”, duke përgënjeshtruar atë që ka shkruar shtypi gjatë gjithë verës.

1-Jorge Mendes

Agjencia: Gestifute International

Futbollistët që përfaqëson: Cristiano Ronaldo, James Rodriguez, Eliaquim Mangala, Pepe, Ricardo Carvalho, Fabio Coentrao,Diego Costa, Thiago Silva, Tiago, Radamel Falcao, Angel di Maria, David de Gea, Jose Mourinho.

Vlera e gjithë kontratave: 849.4 milionë euro

Fitimi i agjencisë: 85.1 milionë euro

Mendes është pa hije dyshimi numri 1 i menaxherëve të futbollit duke marrë pjesë në mënyrë direkte në transferime lojtarësh për një vlerë totale, rreth 850 milionë euro. Me gjithë pagën që shkoi në xhepat e Cristiano Ronaldo, transferimi i Cristiano Ronaldo nga Manchester United te Real Madrid arriti vlerën totale në 160 milionë euro. Ronaldo ia ktheu borxhin duke i blerë një ishull si dhuratë për dasmën. Sër Alex Ferguson shkroi në librin e tij: “Ka disa menaxherë të mirë, por nuk ke nevojë për gjithë gishtat e njërës dorë për t’i numëruar. Mendes është numri 1.”

Next Post

'Më tha do martohemi, por më përdhunoi e donte të më çonte prostitutë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In