• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

‘Më tha do martohemi, por më përdhunoi e donte të më çonte prostitutë’

by
25/09/2015 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Më tha do martohemi, por më përdhunoi e donte të më çonte prostitutë’

Një 25 vjeçar nga Peqini është arrestuar nga policia pasi me anë të mashtrimit se do të martohej me 19-vjeçaren, kishte synim ta shfrytëzonte atë për prostitucion në Itali. Në pranga u vu Marjo Hyka, banues në fshatin Çengelaj, në Peqin.

Sipas dëshmisë së vajzës me iniciale A.Gj, banuese në bashkinë e Peqinit, ajo kishte disa kohë që njihej me Hykan. Por gjatë bisedave ai e ka joshur dhe për martesë. Ndërsa në një takim së fundmi e ka përdhunuar dhe më pas, sipas njoftimit të policisë ka tentuar dhe ta trafikojë, veprim që ka mbetur në tentativë.

Dëshmia
“Kam disa kohë që njihem me Marjon, por ai më ka mashtruar”. Kështu mësohet se e ka nisur dëshminë e saj e mitura me iniciale A.Gj. Teksa ka treguar rreth asaj që i kishte ndodhur, vajza ishte e shoqëruar nga nëna e saj, si edhe një psikologe. E pyetur nga grupi hetimor, vajza ka deklaruar se 25 vjeçari marjo Hyka i kishte premtuar vajzës se donte të krijonte një lidhje serioze me të, duke e propozuar edhe për martesë.

“Nuk kisha shumë që kisha filluar ta njihja dhe ai më propozonte vazhdimisht për martesë. Madje më thoshte shpesh herë që t’i tregoja edhe familjes për këtë gjë”, është shprehur vajza. Më tej e dëmtuara ka treguar se Hyka, pak ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën si edhe e ka kërcënuar që të mos i tregonte askujt se çfarë kishte ndodhur. Ndërkaq, burime nga policia, bëjnë me dije se dëshmia që e dëmtuara ka dhënë në polici është mbështetur edhe nga mamaja e saj, e cila ishte vënë në dijeni për këtë gjë.

Next Post

Rita Ora ndryshon stilin e flokëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com