• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja kush i shuan dyshimet e një (vet) vrasje

by Java News
09/07/2022 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prof Ass Dr Ervin Karamuço
Për shkak të punës që bëj, dashamirës që kërkojnë një përgjigje shkencore për atë që ndodhi me të ndjerin Myftaraj, më dërguan pamje filmike të paçensuruara nga vendngjarja dhe banesa e tij. Nuk u nguta të jap mendime apo opinione, pasi manualet kriminalistike që zbardhin të tilla ngjarje kërkojnë paraprakisht shumë veprime hetimore të kombinuara. Këto veprime futin në bashkëveprim një kryesisht dy disiplina që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, të cilat janë mjekësia ligjore dhe kriminalistika. Po ashtu në veprimet hetimore kryhen edhe eksperimente konkrete që janë shumë të rëndësishme për saktësimin e versionit të qëndrueshëm dhe elementëve të tjerë për një analizë shteruese. Krahas 6 pyetjeve të arta hetimore që zbatohen rëndom me strategji të mirëfillta operative, disa çështje që kërkojnë më shumë përqëndrim veprimesh investigative janë edhe enigmat që ngrihen nga pyetjet si vijon:
1. Kishte hyrja e pallatit apo ambjente përreth vëzhgim me kamera?
2. Kishte lehtësi për hapjen e derës së banesës dhe ka dëmtime të bravës së saj?
3. Ka gjurmë gishtash në derën e jashtme, orendi të brendshme dhe në vendin nga u hodh viktima, që nuk i përkasin familjarëve apo vizitorëve të zakonshëm?
4. Ka dëmtime të jashtme të kufomës të palidhura me impaktin e përplasjes?
5. Ka dëmtime të teshave të viktimës nga ndonjë përleshje e mundshme në banesë?
6. Ka parregullsi dhe zhvendosje jo e zakonshme e orendive në banesë?
7. Janë dëgjuar zhurma jo të zakonshme nga fqinjët?
8. Janë gjetur terapi farmakologjike, vecanërisht psikotrope në banesë?
9. Ka qenë i ndërgjegjshëm viktima në momentin e vdekjes?
10. Ka qenë e aftë nëna e viktimës për të dëgjuar dhe parë në mënyrë të kthjellët për shkak të moshës ?
11. Cila ka qenë rutina e asaj dite e lëvizjes së viktimës dhe takimeve të tij?
12. Cilat kanë qenë komunikimet dhe vendodhjet e tij të asaj dite në bazë të qelizës telefonike?
13. Cila ka qenë epikriza dhe vlerësimet psikologjike të viktimës për çështje shëndetësore që po trajtohej?
14. Ka patur mungesa në banesë të kompjuterit, laptopit apo materialeve të tjera të konstatuara pas ngjarjes?
15. Ka patur kërcënime të denoncuara, rrëfyera apo interceptuara të viktimës nga persona të tjerë?
16. Ka qenë në mbikqyrje viktima në lëvizjet e tij nga persona të tjerë ose nga institucione ligjzbatuese?
17. Ka lënë viktima ndonjë shkrim apo mesazh lamtumire në banesë?
18. Ka shprehur ndonjëherë viktima frikë për atentate të mundshme kundër tij apo rreziqe që mund ti vinin nga personazhe konkret?
20. Mund të realizohej vetvrasja nga përmasat viktimës me hapësirën e banesës nga ku u hodh?
21. Ka kontaminim të banesës nga persona që hynë menjëherë në banesë për të kontaktuar me nënën e viktimës dhe janë rregjistruar gjurmët e tyre ?
Nëse autoritetet ju japin përgjigje të shpejtë pyetjeve të mësipërme, mendojmë se jemi në rrugë të mbarë për të zbardhur këtë ngjarje në mënyrë përfundimtare dhe shteruese./ Javanews.al
Next Post
VIDEO/ Protestuesit përzënë nga shtëpia liderin e vendit, mësyjnë në rezidencën presidenciale, zhyten në pishinë

VIDEO/ Protestuesit përzënë nga shtëpia liderin e vendit, mësyjnë në rezidencën presidenciale, zhyten në pishinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In