• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Protestuesit përzënë nga shtëpia liderin e vendit, mësyjnë në rezidencën presidenciale, zhyten në pishinë

by Java News
09/07/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Sri Lankës , Gotabaya Rajapaksa u largua nga rezidenca e tij zyrtare në Colombo sot disa minuta përpara se mijëra protestues të sulmonin atë, në një nga protestat më të mëdha antiqeveritare të vendit në muajt e fundit.

Disa protestues, duke mbajtur flamuj të Sri Lankës dhe të veshur me helmeta, sulmuan rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa , sipas imazheve të transmetuara nga stacioni televiziv lokal NewsFirst.

Siç raporton rrjeti televiziv privat Sirasa TV, një turmë protestuesish ka sulmuar pallatin presidencial , i cili deri më tani ruhej rreptësisht, raporton abcnews.al.

Një burim i Mbrojtjes tha se Rajapaksa mbetet presidenti i Sri Lankës dhe se është zhvendosur në një vend të sigurt, ku ai mbrohet nga ushtria.

Më herët, mijëra njerëz ishin dyndur në lagjen Colombo ku ndodhen ndërtesat qeveritare, duke brohoritur parulla kundër presidentit dhe duke thyer disa barrikada policie derisa arritën në rezidencën e tij.

Policia qëlloi në ajër, por nuk ishte në gjendje të ndalonte turmën, e cila rrethoi pallatin presidencial, tha një dëshmitar okular.

Sri Lanka po vuan nga kriza më e keqe ekonomike në historinë e saj.

Vendi është përballur me një mungesë të madhe valutore, e cila nuk e lejon të importojë sasi të mjaftueshme ushqimore, karburante, ilaçe dhe mallra të tjera të nevojshme.

Ishulli prej 22 milionë banorësh, pranë Indisë, jeton prej muajsh me ritmet e ndërprerjeve ditore të energjisë, radhëve të pafundme në pikat e karburanteve, racionimit të ushqimeve, inflacionit rekord që ka arritur në 70%.

Protestat paqësore prej disa javësh kanë pasur në qendër dorëheqjen e presidentit Gotabaya Rajapaksa , të cilin shumë qytetarë, edhe si ish-mbështetës të tij, e akuzojnë për keqmenaxhim.

Pas shpërthimit të protestave, të gjithë anëtarët e familjes Rajapaksa që morën pjesë në qeveri dhanë dorëheqjen, me përjashtim të presidentit të vendit./abcnews

Next Post
FOTO/ Modelja e njohur shqiptare: Njerëz vulgarë që merreni me mua, thjesht tregoni inteligjencën tuaj

FOTO/ Modelja e njohur shqiptare: Njerëz vulgarë që merreni me mua, thjesht tregoni inteligjencën tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In