• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja cilat janë valutat e preferuara të trafikantëve/ Flet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë

by Java News
21/06/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë , Gent Sejko ishte sot i ftuar në “Top Talk”, ku foli për prerjen e re të kartëmonedhës 10 mijë lekëshe dhe 1 mijë lekëshe, të cilat dalin në qarkullim në fund të muajit qershor.

Sejko thotë se vendimi për një prerje të madhe të kartëmonedhës (10.000 lekë) është marrë para 6 vitesh dhe tani është koha që të dalë në qarkullim.

“Në fakt, është vendosur nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, që në vitin 2014. Është marrë vendimi për herë të parë si pasojë e analizave të bëra nga Departamenti i Misionit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës mori vendimin se kartmonedha 10 mijë lekëshe do të duhej të hidhej në qarkullim”.

Por a e ndihmon një kartëmonedhë më e madhe paranë e pisët dhe rastet e paligjshmërisë?
“Për parandalimin e pastrimit të parasë apo trafiqet ilegale, ka një set masash dhe një numër institucionesh ligjzbatuese, ku bëjmë pjesë dhe në si Bankë Shqipërie.
Nuk munden bankat qendrore, që për hir të këtij risku, të mos prodhojë prerjet që ka nevojë tregu dhe sistemi i pagesave. Por, nga krahu tjetër duhet të marrin të gjithë masat e nevojshme për të parandaluar trafiqet dhe për të normalizuar ekonominë.
Karmonedha shërben si element pagese, për të lehtësuar pagesat.
Masat kundër informalitetit janë një set tjetër masash, të cilat janë pjesë e reformave strukturore, që duhet të ndërmeren nga qeveria shqiptare, Banka e Shqipërisë dhe të gjithë aktorët e tjerë ligjzbatues”.

Guvernatori sqaron se trafiqet ndërkombëtare, kryesisht kryhen nëpërmjet paundit dhe euros, si monedha më të forta.
“Tashmë jemi të qartë që trafiqet ndërkombëtare kryhen në një monedhë më të fortë, që është euro dhe paundi, kryesisht. Sasitë e parave, të kapura nga aktivitetet ilegale nuk janë në lekë. Leku është për qarkullimin e brendshëm. Nuk është problemi te leku, në rastet e trafiqeve. Por, sigurisht që ka shumë masa, që dhe po të ishte leku nuk është arsye që të mos nxjerrim kartëmonedha të reja”.

Sipas Sejkos, prerjet e reja që do të mund t’i përdorim që nga muaji korrik kanë elementë të shtuar të sigurisë dhe standarde më të lartë të kartëmonedhës./m.j

Next Post
Nuk kanë hallin e dinjitetit, por të pasurive jashtë vendit! Urdhri i Biden i rrezikon…

Koçi: Rikthimi i Berishës si lider i PD, karagjozllëk! Presidenca e Metës më e shëmtuara, kabineti i ri dhe me disa ministra 'të vjetër'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

August 28, 2026
Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

August 28, 2026
Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

August 28, 2026
Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

August 28, 2026

“Ndikimi sllav gati i frikshëm në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

August 28, 2026
I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

August 28, 2026
“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

August 28, 2026
Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

August 28, 2026
Beogradi nderon ‘Kasapin e Bosnjës’: Do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

Beogradi nderon ‘Kasapin e Bosnjës’: Do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com