• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koçi: Rikthimi i Berishës si lider i PD, karagjozllëk! Presidenca e Metës më e shëmtuara, kabineti i ri dhe me disa ministra ‘të vjetër’

by Java News
21/06/2021 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha që do rikthehet si lider i PD, zv.ministri i mbrojtjes, Petro Koçi e cilëson si “karagjozllëk”, e ndërsa tha se shembullin më të mirë ia dha Gramoz Ruçi, që u dorëhoq pas një karriere të gjatë politike. I ftuar në studion e Report Tv, Koçi tha se në ndryshim nga Berisha, Ruçi nuk vuri në qendër interesat personale.

“Vendimi i Rucit, pritej, është një zgjedhje e menduar mirë, nuk ishte një zgjedhje emocionale, është një keqardhje e madhe se do na mungoj një nga kolegët më të mirë. Akt burrërie, nuk zgjodhi interes të ngushtë personal, por beson se ka menduar që të japë një shembull, ku askush nuk jep dorëheqjen nga karriera politike dhe shembulli më kuptim plotë është Sali Berisha, ai jo vetëm që nuk ka dhënë shenjë që do japë dorëheqjen si deputet, por dhe hedh sinjale të rikthimit, karagjozllëk, ideja e rikthimit si lider. Është një përvojë politike e jashtëzakonshme”!

Ai ka dhënë detaje edhe për kabinetin e ri qeveritar, ku zbuloi se një pjesë e ministrave do të rikonfirmohen.

“Do kemi një qeveri të re, por që do të ruaj në disa dikastere të rëndësishme ato ministra apo ministre që në këto 4 vite kanë qenë në lartësinë e duhur. Megjithatë, mund të ketë ministra që kanë pasur një performancë të kënaqshme, por që nuk mund të jenë, për një strukturë të re, disa nga ministrat aktual do jenë sërish, por në fund e thotë fjalën e fundit Edi Rama”, tha Koçi.

Si deputet i qarkut Fier, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Koçi ka komentuar edhe vendimin e Monika Kryemadhit për të marrë mandatin në Fier, për të ‘djegur’ Kejdi Mehmetajn dhe duke futur në Kuvend, Petrit Vasilin. Për Koçin, kjo zgjedhje ishte e detyruar.

“Ka qenë e detyruar të zgjidhte mes 2 kandidatë ve për deputet që ishin pas saj në lista ,ka zgjedhur që në Kuvend të jetë Petrit Vasili. Pritej që të ishte kjo zgjedhja e Kryemadhi”, tha Koçi.

Në fund, pyetur se nëse ka një emër për presidentin e ri, ai tha “jo”, megjithatë e përkufizoi presidencën në drejtimin e Ilir Metës, si më të shëmtuarin.

“Për mua duhet të ishte një profil euro-atlantik, duhet të jenë një emër që prej vitesh ka dëshmuar që për këtë çështje është i palëkundur, nuk mund të pranojmë një figurë që për një krizë personel të vërë në krizë marrëdhëniet me SHBA dhe NATO dhe të jetë garant i unitetit të Kombit. Presidenca Meta më e shëmtuar se presidenca Berisha”, përfundoi Koçi./m.j

Next Post
Shkresa e Bardhit për ‘provat e 21 prillit’, rikthehet telenovela e 2017-s në panelet televizive

Shkresa e Bardhit për 'provat e 21 prillit', rikthehet telenovela e 2017-s në panelet televizive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In