• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja cilat janë ushqimet e shëndetshme për sytë, zemrën dhe veshkat

by Java News
20/01/2018 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto janë disa nga ushqimet më të pasura me vitaminë A.

Specat e kuq
Vitamina A është emri që përdoret për një grup substancash të quajtura retinoide. Shumë njerëz e marrin atë nga ushqimet, megjithatë gratë shtatzëna duhet të marrin më shumë nga kjo vitaminë sepse ndihmon në zhvillimin e fetusit. Specat e kuq janë një burim i mirë i kësaj vitamine: Një gjysmë kupë me speca të kuq siguron thuajse gjysmën e dozës së kësaj vitamine që ju nevojitet në një ditë.

Spinaq
Ka 2 lloje të vitaminës A: njëri lloj (i marrë nga mishi, peshku, shpendët dhe produktet e bulmetit) është gati për t’u përdorur kur arrin në trup, ndërsa lloji i dytë (i siguruar nga një sërë frutash dhe perimesh, si spinaqi për shembull), duhet të përpunohet fillimisht në trup që të përdoret, shkruan Gazeta Shendeti.

Mëlçia e viçit
Mund të mos jetë ushqimi juaj i preferuar, megjithatë është plot me vitaminë A, duke forcuar kështu sistemin imunitar – ajo mbron qelizat nga infeksionet. Vitamina A mbron gjithashtu antitrupat që luftojnë çdo rrezik.

Patate të ëmbla
Një arsye përse duhet ta mbushni pjatën me këtë perime: Patatet e ëmbla janë një burim i mirë i vitaminës A. Një patate e pjekur ju siguron më shumë se 500% të sasisë që ju nevojitet çdo ditë.

Tortë me kungull
Vitamina A ndihmon në funksionimin e zemrës, mushkërive dhe veshkave. Prandaj, nëse po kërkoni për një ëmbëlsirë, torta me kungull është e duhura. Kungulli është i pasur në beta-karotene, një antioksidues që trupi e kthen në vitaminë A.

Karrota
Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën e portokallit mbrojnë shikimin. Beta karotene, një lloj i vitaminës A që u jep këtyre ushqimeve pigmentin portokall, ndihmojnë retinën dhe pjesët e tjera të syve të funksionojnë siç duhet, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Hysaj është lojtari i gjashtë me klauzolën më të lartë në Serie A

Hysaj është lojtari i gjashtë me klauzolën më të lartë në Serie A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In