• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja cilat ishin 10 njësitë sekrete të CIA-s për të rrëzuar qeveritë

by Java News
07/09/2015 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2000px-CIAJa cilat ishin 10 njësitë sekrete të CIA-s për të rrëzuar qeveritë

SHBA ka një histori të mirënjohur të ofrimit të ndihmës ushtarake për vendet në nevojë. Por, herw pas here, qeveria amerikanë ka furnizuar edhe me forca sekrete, ose me armë për forca sekrete. Disa prej ushtrive të krijuara nga CIA nëpër botë kanë pasur sukses në qëllimin e tyre e të tjera edhe kanë dështuar.

1- Partizanët ukrahinas: Nga viti 1945-1952 CIA trajnonte dhe furnizonte nga ajri njësitë “ partizane ” ukrainase, të cilat ishin organizuar fillimisht nga gjermanët për të luftuar sovjetikët gjatë Luftës II Botërore. Për shtatë vjet, “ partizanët ” që vepronin në Karpate, bënin sulme sporadike. Më në fund, në vitin 1952, një forcë ushtarake sovjetike i fshiu ata nga faqja e dheut.

2- Brigada kineze në Birmani: Pas fitores komuniste në Kinë, ushtarët nacionalistë kinezë u arratisën në Birmani. Gjatë fillimit viteve ’50, CIA i përdori këta ushtarë për të krijuar një brigadë prej 12 mijë vetësh, të cilët kryenin sulme të here pas hershme në Kinën e kuqe. Gjithsesi, ushtarët nacionalistë e panë më të arsyeshme të monopolizojnë tregtinë lokale të opiumit.

3- Ushtria rebele guatemalase: Pasi presidenti i Guatemalës, Jacobo Arbenz, legalizoi partinë komuniste të vendit dhe nxori jashtë ligjit 400 mijë akra plantacione bananesh të “ United Fruit ”, CIA vendosi të përmbyste qeverinë e tij. Rebelët guatemalas u stërvitën në Honduras dhe u mbështetën nga një kontingjent bombarduesish ajrorë të CIA-s. Kjo ushtri pushtoi Guatemalën në vitin 1954, duke rrëzuar regjimin e Arbenz.

4- Rebelët sumatranë: Në një përpjekje për të rrëzuar presidentin indonezian, Sukarno, në vitin 1958, CIA dërgoi ekspertët paraushtarakë dhe operatorët e radios në një ishull të Sumatras, për të organizuar një revoltë. Me mbështjetje ajrore nga CIA, ushtria e rebelëve u hodh në sulm por u mund shumë shpejt.

5- Kalorësit kamba: Pas pushtimit kinez të Tibetit, në vitin 1950, CIA nisi të rekrutonte kalorës kamba – ushtarë të forte, që mbështesnin liderin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama – teksa ata u arratisën në Indi në vitin 1959. Këta kalorës u stërvitën në “ Camp Hale ” në Kolorado e më pas u transportuan sërish në Tibet nga CIA, për të organizuar një ushtri prej 14 mijë vetësh. Në mes të viteve ’60 ata ishin braktisur nga CIA, por vazhduan të luftojnë vetë, deri në vitet ’70.

6- Forcat e pushtimit të Gjirit të Derrave: Në vitin 1960, operative e CIA-s rekrutuan 1500 refugjatë kubanë që jetonin në Majemi dhe orkestruan një sulm surprizë në Kubën e Fidel Castro-s. Këta rebelë u stërvitën në një bazë në Guatemala dhe zbarkuan në Gjirin e Derrave, më 19 prill 1961. Operacioni i planifikuar keq përfundoi në katastrofë dhe 1500 njerëzit u vranë ose u kapën brenda tre ditësh.

7- Ushtria klandestine: Në vitin 1962, agjentët e CIA-s rekrutuan anëtarët e fisit Meo, që jetonin në malet e Laos –it, për të luftuar si guerrilas kundër forcave komuniste në Laos. E quajtur Ushtria Klandestine, kjo njësi paguhej, stërvitej dhe furnizohej nga CIA dhe arriti në 30 mijë forca. Në vitin 1975, kjo ushtri, që kishte arritur thuajse çerek milioni, ishte reduktuar në 10 mijë refugjatë, që ikën në Tajlandë.

8- Mercenarët nungë: Nungët, kinezë që jetonin në Vietnam, u rekrutuan dhe u organizuan nga CIA si forcë mercenare gjatë luftës së Vietnamit. Luftëtarë të frikshëm e brutalë, ata u punësuan përgjatë gjithë Vietnamit. Por ata rezultuan të ishin një barrë jo e vogël për CIA-n, duke qenë se ishin shumë të kushtueshëm, duke qenë se nuk pranonin të luftonin nëse nuk furnizoheshin rregullisht me birrë dhe prostituta.

9- Regjimenti peruan: Në pamundësi për të shtypur forcat guerile në provincat lindore të Amazonës, Peruja i bëri thirrje Amerikës për ndihmë, në mes të viteve ’60. CIA reagoi duke krijuar një kamp të fortifikuar e duke rekrutuar peruanët lokalë, të cilët u trajnuan nga personeli i beretave të gjelbra. Pas shtypjes së guerilëve, njësia elitë u shpërnda nga frika se mund orkestronte një grusht shteti kundër qeverisë.

10- Forcat mercenare të Kongos: Në vitin 1964, gjatë luftës civile kongoleze, CIA krijoi një ushtri në Kongo, për të mbështetur liderët pro-perëndimorë, Cyril Adoula dhe Joseph Mobutu. CIA importoi mercenarë evropian dhe pilotë kubanë – azilantë politikë kubanë – për të pilotuar forcën ajrore të saj, të përbërë nga avionë transporti dhe bombardues.

Next Post

Tirana kryeqyteti i botës besimtare, Papa: Nga Shqipëria mund të lindë një profeci paqeje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

October 21, 2026
“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

October 21, 2026
Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In