• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja çfarë rrezikoni nëse nuk deklaroni adresën e saktë të banimit

by A R
16/03/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në çdo shtëpi janë duke trokitur grupe të rinjsh të cilët intervistojnë familjarët dhe në bazë të disa dokumentave bëjnë regjistrimin dhe i njohin ata me adresat e reja.

Ka nga ato familje të cilat kanë plotësuar formularët e shpërndarë më parë dhe nuk humbin kohë me grupet e intervistimit, thjesht e dorëzojnë atë.

Shpesh ka raste ku qytetarët refuzojnë të plotësojnë formularët apo të intervistohen, apo të tjerë të cilët nuk gjen në shtepi edhe pasi grupet e intervistimit kanë shkuar tre herë në kohë të ndryshme.

“Nëse pas herës së tretë, dera vazhdon të qëndrojë mbyllur dhe të mos përgjigjet njeri, apo edhe në rast refuzimi, grupet e intervistimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të kontaktojnë strukturat e policimit në komunitet për të bërë të mundur identifikimin e dyerve që nuk hapen, ashtu sikundër për të zbatuar ligjin dhe për të detyruar personat që refuzojnë, pasi është detyrim ligjor deklarimi i adresës”, thotë drejtori i Gjendjec Civile në Ministrinë e Brendshme, Bledar Doracaj.

Por pasi qytetarët kanë mësuar adresën e re duhet të shkojnë ta deklarojnë atë pranë zyrave të gjendjes civile në njësinë administrative ku banojnë.

“Familjarë, apo jofamiljarë, studentë apo jostudentë, qiramarrës apo pronarë të një banesë në Tiranë, apo në rrethe të tjera, brenda datës 28 korrik janë të lutur t’u drejtohen zyrave të gjendjes civile, me një dokument, certifikatë pronësie të banesës, kontratë qiraje, dokument apo vërtetim që është në proces legalizimi nga ALUIZNI, apo një kontratë sipërmarrje për të bërë transferimin në gjendjen civile nga adresat virtuale që kanë në adresën reale që banojnë”, thotë Doracaj.

Në rast të kundërt, pas datës 28 korrik ata të cilët nuk kanë deklaruar adresën e re ndëshkohen me gjobë deri në 10 mijë lekë. Sipas Doracajt, ndryshimi i adresës nuk shkakton probleme në hipotekë pasi të dhënat azhornohen ndërmjet institucioneve./Panorama/a.m.

Next Post
Të ashtuquajturat ‘makinat vrasëse’, njësia elitare që mbron Kim-Jongun

Të ashtuquajturat 'makinat vrasëse', njësia elitare që mbron Kim-Jongun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In