Të gjithë sportëdashësit që do të jenë të pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk duhet që të marrin me vete disa:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloi)
c) fishekzjarrë
d) monedha apo metale (të çfarëdolloi)
Në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportëdashësit nga masa të rreta sigurie.
Të gjitha lokalet që ndodhen në Bulevardin “Aqif Pasha”, nga Stadiumi deri tek shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.
Në të gjitha ballkonet, ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë pjesëtarë të familjes.