• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

by E S
01/03/2026 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur flasim për shëndetin e lëkurës dhe kujdesin ndaj saj, priremi që ta shohim si diçka sipërfaqësore. Si dukje, si diçka që duhet mbrojtur, korrigjuar apo fshehur. Por, biologjikisht lëkura është shumë tepër se sa thjesht një ndërfaqe estetike. Ajo është organi më i madh dhe ndoshta një nga më inteligjentët e trupit njerëzor.

Mjekja dermatologe Monika Fida zbërthen për Apostrof Podcast atë që shumë nga ne i referohemi si kujdes ndaj lëkurës, duke u kthyer tek fiziologjia. Lëkura dhe truri, shpjegon ajo, ndajnë të njëjtën origjinë embriologjike. Ato lindin nga e njëjta shtresë. Kjo “lidhje tru-lëkurë” na ndihmon të kuptojmë se përse stresi psikologjik përkthehet në inflamacion, përse kortizoli degradon kolagjenin dhe elastinën dhe përse aknet përkeqësohen në periudha kur përjetojmë stress të shtuar.

Por stresi është vetëm njëri nga boshtet e bisedës.

Drita e diellit – thelbësore për jetën, vitaminën D dhe rregullimin e ritmit circadian – është njëkohësisht edhe një nga faktorët e jashtëm më të fuqishëm që ndikon në plakjen e lëkurës. Rrezatimi ultraviolet, i rrezikshëm edhe kur nuk jemi në kontakt direkt me diellin, e dëmton lëkurnë jo vetëm në aspektin kozmetik, por edhe në nivel qelizoj. Nga hiperpigmentimi tek humbja e elasticitetit dhe në raste më serioze, prania e qelizave kanceroze, janë të gjitha pjesë e së njëtit kontinuum. Në këtë kontekst, kremi me faktorë mbrojtës nga dielli (SPF) bëhet i domosdoshëm për të manaxhuar këtë rrezik.

Gjumi është një faktor tjetër i rëndësishëm për mirëqenien e lëkurës. Shpesh ideja e “gjumit të bukurisë” etiketohet si diçka klishe, por Dr. Fida shpjegon se pikërisht gjatë natës, lëkura kryen edhe disa vetëriparime. Gjatë kësaj kohe, ritmi i qarkullimit të gjakut ndryshon, ndërsa rigjenerimi i lëkurës intensifikohet. Për rrjedhojë, nëse trupi privohet nga një gjumë i mirë për një kohë të gjatë, efektet do të jenë të dukshme: dehidratim, humbje e shkëlqimit dhe dëmtim i funksionit mbrojtës që lëkura ka ndaj organeve të tjera në trupin tonë.

Por, ndoshta pyetja më thelbësore e të gjithë bashkëbisedimit lidhet me plakjen. Dikur, sipas librave mjekësorë, faktorët gjenetikë shiheshin si më të rëndësishmit në plakjen e lëkurës. Megjithatë, mënyra e jetesës – ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj diellit, stresi kronik, gjumi dhe toksinat ambientale – e kanë rifomërsuar këtë ekuacion. Plakja nuk është më vetëm çështje fate dhe as plotësisht e parandalueshme. Por, ajo po bëhet gjithnjë e më shumë e manaxhueshme.

Të flasësh për lëkurën, pra, do të thotë të flasim për mënyrën se si jetojmë. Ndaj çfarë faktorësh e ekspozojmë veten dhe gjithë ndërmjetësimet e padukshme që ndodhin çdo ditë mes biologjisë dhe mjedisit.

Lëkura nuk është vetëm ajo çfarë i tregojmë botës, por një dëshmi e gjithë mënyrave se si bota na prek dhe ndikon ne.

Next Post
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In