• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja çfarë droge merrte Hitleri

by Java News
16/10/2015 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një libër të botuar së fundmi janë zbuluar gjithë llojet e drogërave që përdornin udhëheqësist e Rajhut, që nga Fyhreri e deri te ushtarët e thjeshtë. Kështu, droga më e përhapur nëdër ushtarët gjermanë ishte metamfetamina Pervititn, një drogë tërësisht e ligjshme që të mundësonte luftimin ditë e natë.

“Kujtohuni të më dërgoni shumë Pervitin radhën tjetër, bën mrekullira”. Kjo ishte letra e dërguar nga fronti i luftës nga një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të asaj kohe Hajnrih Bel.

Ai i përgjërohet familjes së tij t’i dërgojë Pervitin me shumicë.
Asgjë skandaloze deri këtu. Pervitin ishte një drogë mëse e zakonshme në Gjermaninë e asaj kohe. Përdorimi i asaj në transhetë e luftës ishte tepër i madh. Pervitin u zhvillua nga mjeku Fritz Hauschil i cili u frymëzua nga efekti që kishte benzedrina te atletët amerikanë që shkuan në Berlin në 1936.

Një drogë që konsiderohej edhe si ilaç, por kishte efektin e pabesueshëm për të mbajtur zgjuar dhe euforikë për orë me radhë.

Pas provës së parë, Pervitin u shpërnda me shpejtësi marramendëse në gjithë perandorinë e “të pathyeshmëve”. Madje Pervitin u përdor edhe te çokollatat që konsumonin shtëpiaket.
Euforia e Madhe

Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, droga pati një përhapje të madhe në krahinën e Vehrmahtit. Madje një autor jo vetëm që besonte se Pervitin pati një ndikim të madh në Blitzkrieg, aksionin për të pushtuar Francën, por ai theksonte se ndikoi shumë edhe në sjelljen e Hitlerit. “Mjekët dhe drogërat shpjegojnë fare mirë sjelljen dhe strukturën e brendshme të nazizmit”, shkruante Norman Ohler, autori i librit “Der Totale Rausch”, ose ndryshe Euforia e Madhe.

Sipas shefit të mjekëve nazistë, Otto Ranke, Pervitin ishte “medikamenti i çmuar për ushtarakët”. Kur Gjermania pushtoi Francën Ranke bindi gjithë gjeneralët që të furnizonin në masë ushtarët me Pervitin. Në majin e 1940 ushtarët gjermanë pushtuan edhe fortesën e fundit franceze në Avesnes.

Ushtarët francezë u habitën nga gjendja e ekzaltuar e gjermanëve. Janë të pandalshëm. Një blitzkrieg metamfetanimik!

Por në 1941 sipas Ohler edhe Fyhreri filloi të sillej në një mënyrë që as mjekët nuk arrinin ta shpjegonin.

Sipas Ohler sjellja e Hitlerit ndryshoi për shkak të përdorimit në masë të madhe të drogërave. “Megjithatë kjo nuk shfajëson aspak sjelljen e Hitlerit”, thekson ai duke folur për krimet e Fyhrerit. Metamfetaminë, steroide dhe shumë substanca të tjera i janë injektuar Hitlerit 800 herë në 1349 ditë. Veç tyre Hitleri mori më shumë se 1100 pilula.

Kjo bëri që mjeku personal I Hitlerit ,Theo Morell të quhej ironikisht edhe “mjeshtri i injektimeve”. Por efekti i drogërave nuk vonon për Hitlerin dhe përveç sjelljes dhe aftësisë mendore ndikon edhe në fizik.

Në 1945, nisin t’i bien dhëmbët, pak para kapitullimit në 17 prill kërcënon mjekun me vdekje dhe ha sheqer pa masë për të shmangur krizat e ankthit.

Por ka edhe një episod që lidhet me Italië dhe Duçen.

Në verën 1943, Benito Mussolini donte të ndahej me aleatin e tij nazist. Hitler udhëton për në Itali. Për shkak të udhëtimit Hitleri shkon në një gjendje të keqe dhe i trazuar. Mjeku i tij i injekton një lloj opiumi shumë të fortë, Eukodal.

Hitleri e merr veten sakaq, bëhet eufotik dhe e bind Duçen me një zjarr të madh që të mos largohet nga aleanca. Morell thotë në librin e tij se Hitleri i pati thënë që ishte meritë e mjekut që Mussolini qendroi në aleancë. Pjesa tjetër është histori…

Next Post

Ngjarjet në Kuvend, katër deputetë po hetohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë një objekt në Durrës, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e qëllimshme

Flakët përfshijnë një objekt në Durrës, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e qëllimshme

July 10, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

“Lufta hibride po dëmton turizmin”, Operatorët turistikë: Po ulin rezervimet në pikun e sezonit

July 10, 2026
Izraeli njofton eliminimin e dy komandantëve të Hamasit, IDF: U goditën në bastisje të ndara në Gaza

Izraeli njofton eliminimin e dy komandantëve të Hamasit, IDF: U goditën në bastisje të ndara në Gaza

July 10, 2026
U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del fotoja e viktimës së krimit në Shkodër

U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del fotoja e viktimës së krimit në Shkodër

July 10, 2026
Alarm në Durrës, zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

Alarm në Durrës, zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

July 10, 2026
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço: Depërton jelekun antiplumb! Ka 10 të tilla në vendin tonë

Karamuço ngre alarmin për sulmet online ndaj bizneseve: Ka 4 vite që kanë nisur, në kufijtë e terrorizmit kibernetik

July 10, 2026
Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

July 10, 2026
32-vjeçarja u plagos nga ish-burri, fqinja rrëfen momentet e tmerrit: Thërriste për ndihmë e mbuluar në gjak

32-vjeçarja u plagos nga ish-burri, fqinja rrëfen momentet e tmerrit: Thërriste për ndihmë e mbuluar në gjak

July 10, 2026
Përplasja SHBA-Iran trondit tregun e karburanteve, benzina në Amerikë rritet me 9 cent në vetëm dy ditë

Përplasja SHBA-Iran trondit tregun e karburanteve, benzina në Amerikë rritet me 9 cent në vetëm dy ditë

July 10, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In