Prej Steve Jobs e deri tek Bill Gates: Zakonet e mëngjesit të 5 prej njerëzve më të suksesshëm në botë mund t’i lexoni më poshtë. A jeni një njeri i hershëm apo i vonshëm? Hulumtimet tregojnë se disa njerëz punojnë më mirë nëse zgjohen herët në mëngjes, ndërsa disa të tjerë e bëjnë më të mirën e tyre duke menduar deri natën vonë.
Qoftë nëse zgjoheni herët apo vonë, ju sigurisht se keni ritualet tuaja të vogla. Disa njerëz kanë nevojë për kafe në mëngjes, disa të tjerë preferojnë të shkojnë në ushtrime para se të hanë mëngjesin.
Por, çfarë nëse nuk jeni duke i bërë mëngjeset siç duhet? Webfaqja sleepypeople.com ka mbledhur informacione prej njerëzve më të suksesshëm në botë, për të zbuluar nëse ka ndonjë sekret për të arritur sukses duke u bazuar në gjërat që ata i kanë bërë sapo janë zgjuar.
1. Steve Jobs
Bashkë-themelues i Apple
Vlera neto: $11 miliardë deri pas vdekjes më 2011
Momente të rëndësishme: lançimi i iPod dhe iTunes dhe revolucionalizimi i industrisë së muzikës
Rutina e mëngjesit: Çdo mëngjes, Jobs do shikohej në pasqyrë dhe do e pyeste veten, “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të isha i lumtur me atë që do ta bëj sot?”. Nëse ai përgjigjej “jo” disa herë për disa ditë rresht, atëherë ai e dinte se diçka duhet të ndryshonte.
2. Mark Zuckerberg
Bashkë-themelues i Facebook
Vlera neto: $35.7 miliardë në vitin 2015
Momente të rëndësishme: Arriti ta bëj Facebookun rrjetin më të popullarizuar social në botë
Rutina e mëngjesit: Zuckerberg njihet mjaft mirë për veshjen e njëjtë çdo ditë, pasi ai njëherë kishte thënë se kjo i jep atij mundësi për të marrë një vendim më pak. Ai e fillon ditën me pak gjumë, shpesh duke qëndruar deri në 6 të mëngjesit duke folur me programuesit në internet.
3. Winston Churchill
Ish-kryeministër britanik
Vlera neto: e panjohur
Momente të rëndësishme: Bëri që Britania të fitojë kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore
Rutina e mëngjesit: Churchill zgjohej në ora 7:30 të mëngjesit por qëndronte në shtrat deri në ora 11 duke ngrënë mëngjes, duke lexuar gazetën dhe duke diskutuar me sekretarët e tij.
4. Barack Obama
President i SHBA-ve
Vlera neto: $6.9 milionë në vitin 2015
Momente të rëndësishme: Fitoi 69.5 milionë vota më 2008 në zgjedhjet presidenciale, që është shuma më e madhe që një kandidat ka fituar ndonjëherë.
Rutina e mëngjesit: Obama mban një rutinë strikte të stërvitjeve në mëngjes në ora 6:45, para se të hajë mëngjesin me familjen e tij dhe të ndihmojë bijat e tij për t’u bërë gati për shkollë.
5. Bill Gates
Bashkë-themelues i Microsoft
Vlera neto: $79.2 miliardë në vitin 2015
Momente të rëndësishme: Luajti një rol të rëndësishëm në lansimin e PC-ve në mbarë botën me sistemin operativ Ëindoës të Microsoft, dhe bëri që kompania e tij të jetë një nga kompanitë kryesore në botë.
Rutina e mëngjesit: Gates është i njohur si një ‘avokat’ i shëndetit të mirë dhe kalon një orë duke vrapuar në pajisjen për vrapim dhe duke shikuar kurse nga ‘Teaching Company’ në ndërkohë.