• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE-ja i cakton Serbisë 2019 si afat për normalizimin me Kosovën

by Java News
26/01/2018 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beograd, 26 janar – Normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve midis Serbisë e Kosovës, në formë të një marrëveshjeje detyruese, për Bashkimin Europian përbën çështje urgjente. Kështu, sipas medieve serbe, shkruan në variantin punues të Strategjisë së BE-së për zgjerim, transmeton Koha.net. Sipas gazetës “Veçernje Novosti”, që pohon se e ka pasur në dorë këtë dokument, i cili edhe zyrtarisht do të duhej të prezantohet në shkurt, marrëveshja midis Beogradit e Prishtinës ka rëndësi thelbësore për perspektivën europiane si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë dhe rajonin më gjerë. Theksohet se përfaqësuesja e lartë e BE-së do të intensifikojë angazhimin e saj në lehtësimin e negociatave midis Prishtinës e Beogradit me qëllim të arritjes së normalizimit të marrëdhënieve në formën e marrëveshjes juridikisht detyruese. Sipas Strategjisë, më së largu deri më 2019, ndër të tjera, Beogradi duhet të përmbushë kriteret kalimtare në kuadër të Kreut 35, që kanë të bëjnë me Kosovën. Në dokument figuron edhe ky formulim: “Serbia dhe Kosova duhet, më së largu deri në këtë fazë të realizojnë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, që do të duhej të hapte rrugë për përparimin thelbësor të Kosovës në rrugën e integrimit europian”, transmeton Koha.net.

E gjithë kjo do të thotë se brenda më pak se dy vjetësh Beogradi e Prishtina do të duhej të mbyllnin të gjitha temat kontestuese, që tingëllon shumë ambicioze, duke pasur parasysh ritmin e ecjes me shpejtësi breshke të dialogut të deritashëm. “Novosti” citon bashkëbiseduesit rreth kësaj çështjeje, sipas të cilëve nuk është e pamundur që të arrihet marrëveshja midis Beogradit e Prishtinës deri në fund të vitit të ardhshëm, por me “asistimin” e shteteve me ndikim.

“Ngritja e negociatave në nivel presidentësh bën të mundur që çdo gjë të përfundojë brenda një viti, porse kusht mbi kushtet do të jetë që Prishtina të përmbushë të gjitha ato për të cilat është obliguar, ndërsa në plan të parë është të themelojë Bashkësinë e Komunave Serbe.

Amerika do të citojë në dinamikën e bisedimeve, por nuk pres që të përfshihet drejtpërdrejt në dialog, ashtu si edhe Rusia, ndërsa pres që dialogu do të përshpejtohet pas formimit të Qeverisë së Gjermanisë”, ka thënë profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Dragan Gjukanoviq, e sipas të cilit normalizimi mund të arrihet deri në fund të këtij viti ose më së largu në fillim të vitit 2019.

Ambasadori i dikurshëm serb, Millovan Bozhinoviq shfaq përshtypjen se pushteti po e përgatit opinionin psiqikisht për vendime të mëdha. “Ato askush nuk dëshiron t’i marrë brenda mandatit të vet, por kjo njëherë duhet të ndodhë.

Ende jemi larg nga një fund i qartë, por a do të jenë të mjaftueshme dy vjet nuk do të varet aq nga pala serbe e shqiptare, por nga fuqitë e mëdha. Nëse Prishtina “stimulohet” për të përmbushur detyrimet deri në fund të vitit 2019 do të mund të arrihet një marrëveshje”, konsideron Bozhinoviq.

Kriteret kalimtare që duhet t’i përmbushë Serbia në lidhje me Kosovën janë pasqyruar në pozicionin e përbashkët të BE për kapitullin 35 nga nëntori i vitit 2015. Aty thuhet se ato janë zbatimi i marrëveshjes së parë nga prilli i vitit 2013, që vetëkupton BKS-në (Asociacionin e Komunave Serbe – sqarim ynë), marrëveshjet për policinë, gjyqësorin, si dhe marrëveshjet që lidhen me doganën, lirinë e lëvizjes, urën në Mitrovicë, njohjen e diplomave dhe pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale. Theksohet, po ashtu, se ky grup i parë i kritereve kalimtare “do të azhurnohen sipas nevojës”, transmeton Koha.net. (b.an)

Next Post
Protesta e opozitës, Basha: Nuk do ketë luftë, do dal bashkë me familjen time

Protesta e opozitës, Basha: Nuk do ketë luftë, do dal bashkë me familjen time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

October 24, 2026
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

October 24, 2026
Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

October 24, 2026
“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

October 24, 2026
Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

October 24, 2026
Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

October 24, 2026
Protestat në Francë këtë herë pa dhunë, eksperti: Reflektim i së majtës ekstreme

Protestat në Francë këtë herë pa dhunë, eksperti: Reflektim i së majtës ekstreme

October 24, 2026
Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

October 24, 2026
Policia ndërhyn edhe në sheshin “Skënderbej”, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Policia ndërhyn edhe në sheshin “Skënderbej”, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 24, 2026
Protestat dhe bllokimet e rrugëve rëndojnë transportin urban e interurban, operatorët raportojnë humbje ekonomike nga ndërprerja e linjave

Protestat dhe bllokimet e rrugëve rëndojnë transportin urban e interurban, operatorët raportojnë humbje ekonomike nga ndërprerja e linjave

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In