• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ja arsyet e ‘bezdisjes’ së Ramës nga protesta jonë“, Lapaj: Po kthehemi në një vatër rezistence

by E S
07/01/2026 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe protestën disa javore përpara Kryeministrisë, gjatë një interviste në emisionin “Oponencë” në News24.

Ai akuzoi institucionet për dhunë ndaj protestuesve dhe shkelje të ligjit, ndërsa theksoi se qëndresa qytetare po rritet.

Lapaj deklaroi se protesta ishte e njoftuar zyrtarisht për intervalin orar 12:00–18:00, ndërkohë që ndërhyrja e policisë ka ndodhur në orën 15:30. Sipas tij, edhe vetë gjykata ka konstatuar se ndërhyrja është kryer brenda orarit të lejuar të protestës. “Kanë thyer lejen e protestës. Nëse do të kishin kundërshtime për çadrat, ndërhyrja mund të bëhej pas përfundimit të orarit, jo gjatë saj,” u shpreh ai.

Sipas Lapajt, 13 protestues janë shoqëruar, katër janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar penalisht, mes tyre edhe ai vetë. Ai theksoi se gjykata i ka shpallur arrestimet të paligjshme, një vendim që, sipas tij, është i rrallë.

“Në një shtet ku një numër relativisht i vogël qytetarësh protestojnë, përballë një numri kaq të madh forcash policore, dhe gjykata del kundër veprimeve të policisë, kjo tregon se diçka nuk shkon,” tha Lapaj.

Kreu i “Shqipëria Bëhet” ngriti edhe akuza për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se lëvizjes së tij i janë shpallur të pavlefshme rreth 16 mijë vota. Sipas tij, nëse e njëjta përqindje do të aplikohej për Partinë Socialiste, kjo do të përkthehej në rreth 140 mijë vota të pavlefshme.

“Kryeministri e di të vërtetën e votave. E di çfarë ka ndodhur me votën e diasporës,” tha ai, duke shtuar se ende nuk janë dorëzuar plotësisht tabelat e votimit nga DHL, pasi procesi nuk është kryer sipas ligjit.

Lapaj u shpreh se kryeministri shqetësohet nga protestat e vazhdueshme përpara zyrës së tij dhe nga fakti që qytetarët nuk kanë më frikë të protestojnë. “Atë nuk e shqetësoj unë, por qytetarët që janë gati të qëndrojnë poshtë zyrës së tij dhe t’i thonë ‘hajdut’,” deklaroi ai.

Duke iu referuar protestës së fundit, Lapaj theksoi se mbi 3 mijë qytetarë morën pjesë, përballë 600–700 forcave policore. Sipas tij, kjo është dëshmi se protesta po kthehet në një “vatër të hapur” rezistence qytetare, e cila po rritet gradualisht dhe po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për qeverinë.

Next Post
“Kush është i rregullt do paguajë më pak”, detaje nga sistemi i ri i sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor

“Kush është i rregullt do paguajë më pak”, detaje nga sistemi i ri i sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In