• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja 28 veset e shqiptarëve sipas blogeres së njohur britanike

by A R
28/03/2018 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bloggere e njohur angleze, e quajtur Alice Ophelia Taylor i ka dedikuar një hapësirë interesante vendit tonë, ku edhe prej disa kohësh jeton.

Në artikujt e saj, ndër të tjera ajo ndalet në promovimin e turizmit, vlerave, apo kulturës sonë, por me mjaft mjeshtëri edhe ironizon disa fenomene tipike shqiptare.

Duke e nuhatur disi temperamentin e shqiptarit, por edhe si për të na thënë që të mos e marrrim shumë seriozisht çka radhit më poshtë, në hyrje të artikullit, gazetarja sqaron: “E kuptoj se, si një e huaj gjendem në një pozicion “të rrezikshëm” kur postoj të tilla shaka.

Por ju lutem, mos harroni që unë e dua këtë vend dhe shqiptarët dhe të gjitha këto janë vetëm për argëtim”.

Sipas bloggeres, nëse të huajt do të vizitojnë Shqipërinë, do të njihen me këto “vese” tek shqiptarët:

  1. E para, do të shihni sesi dekorimet e Krishtlindjeve vazhdojnë të jenë dhe që në toplistat e bareve dëgjohen këngët e vjetra të Krishtlindjeve. Kjo të paktën deri në muajin mars.
  2. Dikujt që nget një makinë Smart, i nevojiten dy hapësira për të parkuar.
  3. Uniforma jo zyrtare e dimrit është xhup me kapuç leshi. Kjo si për meshkujt, ashtu edhe femrat?
  4. Është shoqërisht e pranueshme të pini 15 kafe para mesditës.
  5. Pihet raki përpara mesditës?
  6. Konsiderohet lëvizje e gabuar, nëse rrini dhe shikoni dikë pa e njohur për më shumë se 1 sekond?
  7. Është gjë e mirë të jesh patrioti më i madh në botë, por njëkohësisht i dëgjon duke planifikuar largimin nga vendi drejt Britanisë, Kanadasë, Amerikës, Gjermanisë.
  8. Autobusët lëvizin vetëm kur ua ndjen atyre.
  9. Është e zakonshme t’i shihni burrat të ecin krah për krahu?
  10. Teksa jeni ulur në urban, dikush pranë jush vjen duke mbajtur në dorë 5 pula të lidhura e të gjalla.
  11. Është normale që nëpër dyqane, kancelari, madje edhe tek kasapi të gjeni të tregtuara çanta Louis Vuitton (stock, ose të fundit).
  12. Ngjyrat e semaforit ndryshojnë në varësi të opinionit të gjithsecilit?
  13. Shenjat rrugore janë opsionale?
  14. Është normale që të panjohurit t’ju qerasin me raki (apo kafe) kur jeni i huaj dhe më pas t’u mbetet qejfi, nëse nuk pranoni?
  15. Do të përfundoni duke bërë shokë nga shtete që as e dinit se ekzistonin.
  16. Karkalecat krudo janë pjesë e një diete të përgjithshme.
  17. Është normale që teminat, zinxhirët floriri, gëzofët rozë, lëkura, të vishen gjatë ditës, madje edhe në zyrë.
  18. Duhanpirja është ves më shumë i pranueshëm, sesa i papranueshëm.
  19. Shprehja “avash-avash” do të bëhet “matra” (shprehî) juaj.
  20. Do të shihni super makina gjatë një dite të zakonshme në Shqipëri, sesa gjatë një viti në Londër.
  21. Do të tërhiqeshit në mësimdhënien e gjuhës angleze nëse jeni një folës amtar anglez. Pavarësisht nëse doni apo jo, kjo do të ndodhë… kështu që është më mirë ta pranoni atë dhe ta merrni përsipër.
  22. Mbani gjithmonë ushqim me vete për qentë endacakë, në mënyrë që t’i ushqeni kudo që t’i hasni?
  23. Nëpër lokale, bare, klube vendoset muzikë që nga Pitbull, Jon Bon Jovi, Noizy, Leonard Cohen e deri tek muzika popullore shqiptare.Pa organizim.
  24. Do të përndiqeni nga fëmijë që lypin, që mbajnë fëmijë më të vegjël në krahë (në rastin konkret kukull) e që do t’ju ndjekin duke ju kapur pas krahu vetëm pse i the jo.
  25. Nuk duhet të bëni plane konkrete, nëse do ju duhet të përdorni transportin publik, sepse nuk ka orar as të nisjes, as të mbërritjes, kështu që planifikimi 12 orë përpara për kudo që do ju duhet të udhëtoni (jashtë kryeqytetit) nuk është ide e keqe.
  26. Dëgjoni një zhurmë në mbrëmje dhe nuk jeni i sigurtë nëse ishte e shtënë arme, thjesht një fishekzjarr, apo vinte nga makina.
  27. I gjithë biznesi dhe jeta sociale, si dhe porositja e picave, rezervimi i një taksie, ankesat për shërbimin e internetit, apo blerja e një laptopi të ri, drejtohet nëpërmjet WhatsApp-it.
  28. Është “normale” të keni 1, apo 5 armë.(VOX ALBANIAE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In