• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izraeli sulmon kampin në Gaza, dhjetëra fëmijë të vrarë, trondisin dëshmitarët: Flakët përpinin…

by S T
14/10/2024 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli ka bombarduar një qendër për shpërndarjen e ndihmave humanitare në kampin e refugjatëve në Jabalia, në veri të Gazës. Raportohet për të paktën 10 persona të vrarë dhe mbi 30 të tjerë të plagosur, mes të cilëve fëmijë dhe gra. Kjo erdhi pasi ushtria izraelit sulmoi dhe një lokacion pranë spitalit të Deir al-Balah.

Shpërthimi bëri që tendat e mbushura me palestinezë të plagosur të përfshiheshin nga flakës dhe për pasojë 20 persona humbën jetën, mes tyre 15 fëmijë. Të afërmit e një vogëlushi që u vra përqafuar me nënën e tij, rrëfejnë pikëllimin e raketës që u mori gjithçka.

“Raketa ra mbi foshnjen. Ranë dëshmorë ai dhe mamaja e tij. Çfarë faji kishte ky fëmijë. Ishte vetëm 1 vjeç. Çfarë bëri ai? Mos vallë kishte armë? Fëmijëria e këtyre fëmijëve ka shkuar dëm, ëndrrat u janë shkatërruar. Ai lindi në shkollë dhe aty ra dëshmor. Të Zotit jemi dhe aty do të kthehemi. Ai nuk pa asgjë në këtë jetë. Duhet të luteshim për pak rroba, që ta vishnim atë. Nuk dimë çfarë të bëjmë me jetën tonë. Ku do t’i fshehim fëmijët?”, tha Umm Al-Zaanin, e afërme.

“Çfarë faji kanë fëmijët? Gaza ka marrë fund. Nuk ka mbetur më asgjë në Gaza. Ku janë arabët? Ku? Fëmijët po vdesin, gratë po vriten. Askush nuk kujdeset për ne”, tha Abu Al-Zaanin, i afërm.

Sulmet në Gaza erdhën pasi militantët e Hezbollahut në Liban vranë 4 ushtarë izraelit në një bazë ushtarake në jug të Haifës si dhe plagosën dhjetëra të tjerë. Ky ishte një nga bombardimet më vdekjeprurëse në dëm të shtetit hebre, në mbi 1 vit luftime. Libani njofton se mbi 50 persona janë vrarë në orët e fundit nga bombardimet izraelite, shkruan A2.

Kombet e Bashkuara dënojnë ashpër Izraelin për sulmet kundër misionit paqeruajtës të organizatës në Liban dhe theksohet se mund të jenë krime lufte. Pavarësisht se u raportua që presidenti amerikan, Joe Biden, t’i ketë dhënë një ultimatum shteti hebre për të ndaluar sulmet në Liban, administrata e tij po vazhdon ndihmat.

Madje CNN raporton se SHBA-të po dërgojnë një sistem të avancuar anti-raketor në Izrael dhe bashkë me të edhe ushtarë amerikanë.

Next Post
Fiton mandatin e dytë\ Rizgjidhet në krye të PE, Ursula von der Leyen

"Procesi i Berlinit, rol kyç për rrugëtimin në BE"/ Von der Leyen jep lajmin e mirë: 6 mld euro për Ballkanin Perëndimor

Comments 2

  1. Lili says:
    1 year ago

    Dhe ju faqezinj të qeverisë shqiptare mbroni Izraelin dhe bashkë me të dhe gjenocidin në Gaza, Liban dhe Siri Turp t’ju vijë…Ku e keni ndjenjën humane për fëmijët palestinezë dhe libaneze?! Po si mund të mbroni një shtet sionist si Izraeli?!…O Zot!

    Reply
  2. Lili says:
    1 year ago

    Dhe ju faqezinj të qeverisë shqiptare mbroni Izraelin dhe bashkë me të dhe genocidin në Gaza, Liban dhe Siri Turp t’ju vijë…Ku e keni ndjenjën humane për fëmijët palestinezë dhe libaneze?! Po si mund të mbroni një shtet sionist si Izraeli?!…O Zot!

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In