• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmet izraelite mbi Iranin, Trump për CNN: Njerëzit me të cilët po negocioja vdiqën!

by A R
13/06/2025 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë për CNN se Shtetet e Bashkuara mbështesin Izraelin dhe e quajti sulmin ndaj Iranit shumë të suksesshëm. “Sigurisht që ne mbështesim Izraelin dhe e kemi mbështetur si askush më parë”, tha Trump në një telefonatë të shkurtër. “Irani duhet të më kishte dëgjuar kur thashë… nuk e di a e dini, por ju dhashë një paralajmërim 60-ditor dhe sot është dita e 61-të”, shtoi presidenti.

“Tani ata duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë një marrëveshje para se të jetë shumë vonë. Do të jetë shumë vonë për ta. Njerëzit me të cilët po negocioja kanë vdekur, ata të vijës së ashpër”, tha presidenti, pa specifikuar se për kë bëhej fjalë.

I pyetur nëse kanë vdekur për shkak të sulmit të Izraelit, Trump u përgjigj me sarkazëm: “Nuk vdiqën nga gripi, nuk vdiqën nga Covid-i”.

Sipas informacioneve të derianishmë, katër figurat kryesore iraniane të vrara nga sulmi i Izraelit janë: Gjeneral Major Hossein Salami – Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Gjeneral Major Mohammad Bagheri – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Ali Shamkhani – Ish-Këshilltar i Lartë për Sigurinë Kombëtare dhe Amir Ali Hajizadeh – Komandant i Forcave Ajrore të IRGC-së.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi pas sulmit se SHBA nuk kishte luajtur asnjë rol, por gjithashtu shprehu mbështetje për Izraelin, që, sipas tij, veproi për vetëmbrojtje.

Next Post
Votimi elektronik, zbulohen 43 raste me ID të njëjtë, 1.798 raste me shenja gishtash të përsëritura

Votimi elektronik, zbulohen 43 raste me ID të njëjtë, 1.798 raste me shenja gishtash të përsëritura

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Ti bashke me vrasesin gjakater,netanjahun i vrate,ata te iranit,e popullin e pa fajshem te Gazes.Do merrni dekurata,nga njerzimi i civilizuar,si vrases,i pleqve,nenave e femijve te pa mbrojtur te Gazes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

October 21, 2026
“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In